Psikedeli evropiane. Ndoshta kesaj rradhe (pas shume vitesh te kaluar te florinjte) jemi gati!
Se per kete behet fjale ketu: eshte e zonja t'i beje balle psikedelise amerikane neper-vende-tendence-hipsterash-fale-blogjeve/fotove-e-pak-informacionit dhe ende jo komerciale te atij kontinentit, apo jo? I keni parasysh Ariel Pink, Brian Jonestown Massacre, Indian Jewelry, Animal Collective apo zhanret me keto etiketa: neo-psikedelia, psike-surf, dream-pop, retro-funk? Loje fjalesh, po amerikanet dominojne skenat, te pakten per tani! Ketu ne Milano degjoj njerez qe paguajne extra per nje live te Devendra Banhart!
Tani, edhe mua me joshin me te vertete shume emrat e mesiperm (duket sheshit nga postimet qe i kam dedikuar ca vite me pare!), por gezoj pamase kur nje grup evropian del ne pah dhe kapercen perpara ne cilesi e origjinalitet! Nje nga keto "entitete" jana padyshim portugezet Gala Drop.
Ceshtja eshte se te bluan trurin (do pak kujdes!) kjo muzike. Pa e ekzagjeruar e buzegaz eshte fakt ky. Nje udhezues ne ate trip funky-te-ngjashme "plot sheqer kaotik e aq sa duhet acid"; dhe zakonisht nuk eshte muzike prej muzikantesh te mirefilte. Por me teper kemi te bejme me artiste, eksperimentues te tingullit (me hamendje them se xhirojne filma te vjeter evropiane, mesojne gjuhe te huaja me rregulla krejt te shpikura e personale, harxhojne kohe per veprime te thjeshta e ne dukje te kota, ushqejne fantazine me perzierje artesh), ne kohen e lire parapelqejne te jene udhetues te lire ne natyre, dashurues te nje te kaluare te cilen, ne pamundesi per ta jetuar ne vete te pare, e shnderrojne ne nje retrofuturizem helmues e ne menyre konstante terheqese.
Ne kete kontekst, muzika e tyre mund te duket e njetrajtshme, gati monotone, por variancat sa vijne e behen me te gjera ne rivizitim, cdo album vishet me nje pelerine ndryshe, nderron ngjyre ne kohe, prek cdo frekuence e leshohet ne hulumtime multi-dimensionale...
Fusha vizuale nuk e le mangut; apsekti grafik i klipeve, kopertinat me tema ambjenesh planete-ende-te-pazbuluar, njerez ne habitate me kontakt te forte me te gjelberen (ju pelqen termi "tropikalizem"?) ne Toke, perqendrime videosh ne dallge me minuta te tera etj etj... korniza te cilat nuk mund te mos ftojne per ngrohtesi e paqe me tiparet tona me ne fillese te jetes, te se gjalles ne harmoni me natyren.
Dhe cunat ne fjale nga Lisbona jane maestro ne kete arritje; here-here te c'orientojne, mbeshteten ne nje funky psikedelik, me tipizem portugez (shpesh me ndikime samba e afro) ku tastierat e bass-i krijojne nje tingull si proces tribalo-urban.
Ndeshemi me nje grup novator, bindes per muziken qe luajne e qe kane vite qe hapin rrugen per nje psikedeli te fresket (jo te orientuar nga elektronika), plotesisht evropiane, me shume nyje lidhese me kulturen e vete kontinentit. Dhe ndoshta eshte kjo cfare ndjej se mungon sot ne skenat e qyteteve me dhe pa emer! Lisbona (nga albumi fundit marre "Big City") me Gala Drop e cmuar nga kjo pikepamje. Le te sherbeje si frymezim!
No comments:
Post a Comment