24 October, 2015

HOW TO DRESS WELL ME NJE SOUL TE DE-HUMANIZUAR. NJE STEREOTIP I RI EMOCIONAL



















Me nje gllenjke de-humanizuese Tom Krell i How To Dress Well kerkon t'i shpetoje centrifuges normalitet mbizoterues tashme me nje muzike soul pa emocione direkte, po qe rrok larg, ne nje etiken te sinqerte e personale. Ndoshta pa rrembime e perfshirje te plote, por me mjaft atmosfere e thellesi ne interpretim. Kult i zerit me tonalitet te larte prek tema si ankthi ekzistencial, turpi, dashuri ne te gjitha format e saj...
Rafinim i mire i muzikes How To Dress Well percjellin e i bejne homazh vlerave artistike, te harruara sot ndoshta, te instrumentit 'ze'.





















Jeni dakord kur them se boll tmerre degjojme pa deshiren tone? Ia arrin me ane te soul-it ne kufij te nje kenge te mirefillte, pa stermbuluar nje stil intim ne interpretim. Dhe vete Tom Krell shprehet se nuk ndjek nje ide te qarte apo premediton dicka; thjesht autokonsiderohet nje vokalist pa konvencione.
E sigurte eshte se nuk honeps ciniket ne bote nderkohe qe lutet per me shume miresi e shprese. Nje kure muzika e tij per te ndjeshmit e kategorise!
Si te vishesh mire - i ruajme vend te vecante ne panoramen e ketyre viteve te fundit ne emrat soul

No comments:

Post a Comment