AROUND HERE THE RULE IS GOOD FAITH,
YOU CHOOSE YOUR FRIENDS CAREFULLY AND YOU'RE SAFE
Grupi udheheqes i rrymes te ashtuquajtur "Paisley Underground".
Do te kishte per qellim rikthimin e muzikes rock ne formen e vet kanonike te meparshme, te reduktuar ne kenge-refren kitaresh dhe bateri.
Ndersa vitet '80 lulezonin nga zhvillimi teknologjik ku aparatura te sofistikuara incizonin gjurme elektronike, Dream Syndicate risollen ate fije tradite tingujsh qe shkonin nga VU e deri tek Stooges. Grupi do te rrotullohet vazhdimisht rreth vokalistit dhe kitaristit Steve Wynn (i dyti nga e djathta ne foto).
Karriera e studentit Steve Wynn (1960, Sh.B.A) ka fillim ne qytetin-student verilindor te Davis, ne San Fransiskos.
Nje histori e ca "cunave te mire", le te themi. Nis keshtu...
Ne 1978, akoma adoleshent, njihet me Kendra Smith, Steve Suchil, Ross Tolman dhe Gavin Blair. Formon nje bande me emrin Suspects duke shenuar vetem nje regjistrim "It's Up To You / Talking Loud". Pasi Tolman dhe Blair largohen per te formuar True West. Suspects ndahen.
Wynn do te shkoje ne Los Anxheles. Ishte viti 1981 ndersa themelon nje etikete te tijen me emrin Down There. Per kete etikete do te publikoje nen emrin artistik 15 Minutes "That's You Always Say" dhe "Last Chance For You", ku jane te ndjeshme nuancat e Velvet Underground apo Television ne stilin udhetim-shkuar/ardhje-kitaresk (feedback).
Do te nderroje shpesh banda (Goat Diety, Long Ryders...) derisa te njohe nje kitarist solitar me emrin Carl Precoda. Te tre (bashke me basisten Kendra Smith) kenaqen ne improvizime te gjata nga idhujt folk/psikedelik/country Grateful Dead, CCR, Lynyrd Skynyrd dhe Quicksilver.
Shkurt ishin te apasionuar nga psikedelia west coast amerikane. Per Wynn dhe shoke do te jene kohe te veshtira derisa te vije bateristi profesional Dennis Duck (i klases 1953) i cili kishte eksperiencen e Human Hands, nje formacion underground njujorkez. Katershja do te perbeje keshtu line-up-in e pare dhe ate zyrtar te te sapolindurve Dream Syndicate.
Shkurt ishin te apasionuar nga psikedelia west coast amerikane. Per Wynn dhe shoke do te jene kohe te veshtira derisa te vije bateristi profesional Dennis Duck (i klases 1953) i cili kishte eksperiencen e Human Hands, nje formacion underground njujorkez. Katershja do te perbeje keshtu line-up-in e pare dhe ate zyrtar te te sapolindurve Dream Syndicate.
Ne janar te 1982 do te regjistrojne Dream Syndicate, nje EP publikuar fillimisht nga etiketa e shtepise Down There e me pas nga Ruby ne shtator nen titullin The Days Of Wine And Roses (1982). Titullin e albumit debut e marrin nga poema Vitae Summa Brevis nga shkrimtari dekadent anglez Ernest Dowson. Muzikalisht nuk do te ishin grupi i vetem i asaj levizje te re qe po lindte ne Kaliforni, Paisley Underground. Do te formoheshin shpejt grupe qe duronin nje stine (po dhe me vone edhe Opal nga Kendra Smith).
Kritika i mirepriti dhe u shnderruan ne forcen e re te rock-ut amerikan ne vitet '80 (pa lene mbrapa ketu pionieret e zhanrit: The Feelies, po per ata do shkruaj here tjeter!).
Albumi bazohet kryesisht ne talentin pozitiv te Wynn dhe asoleve acide te kitares se Precoda. Do te permbaje edhe disa nga gjurmet klasike te repertorit te grupit: "That's What You Always Say", "When You Smile" (te dyja qe ne EP e Dream Syndicate), "Tell Me When It's Over" dhe e pista "The Days Of Wine And Roses". Kjo e fundit nje orgazem ne llojin e vet; tren i gjate ngarkuar me lojera kitaresh (me shume se 7min udhetim me ritem frenetik e tension!), nxitime e vizione psikedelike per nder te me te mireve "baballare" gjigante (Lou aprovon nga pertej!).
E ne fakt shpesh do te karakterizohen nga ngjashmeria dhe ndikimet e VU, si per nga vokaliteti i Wynn ashtu edhe per tingujt wild side te athet/rrjedhshem dhe te piset kitaresk (zhurma "si e ndryshkur" e kitareve eshte e njejte me ate te Lou Reed te VU).
Muajt qe pasojne mbushen me koncerte dhe shfaqje live, ku Wynn e te tjere luajne pjese te famshme ne menyre te zjarrte (dilanianja "Highway 61 Revisited", "Season Of The Witch" te Donovan-it, "Mr. Soul" te Neil Young) dhe bashkepunojne me grupe te tjere te rrymes Paisley (Wynn luan ne cover-in e Pink Floyd "Lucifer Sam" e prodhon gjithashtu True West).
Jane nente gjithsej ne versionin origjinal LP. Te gjitha te shkruara nga Wynn pervec "Halloween", autor i se ciles eshte Precoda. Do te jete edhe nje nga gjurmet me te bukura te DS, e rregullt ne strukture e me nje tekst plot mllef e realizem rinor:
(nuk duhet t'i besosh gjerave qe lexon ne leter / nuk do te realizohen kurre, une nuk i besoj gjerave qe shoh ne tv / kurre nuk do te ndodhin):
you know you got a lot to live for
and you're gonna be mine
You shouldn't believe the things you reed in papers
they can't come true
I don't believe the things that you see on TV
they'll never happen to you
Ne fillesat e karrieres shpesh iu referohej si te ishin nje bande cover e VU, por gabimisht nuk i eshte dhene vemendja qe meritonin. Eshte e vertete se zeri dhe tekstet e Wynn jane ne te njejten linje me ato te VU, por Dream Syndicate nuk perdornin heroine (sic ndodhte me velvetianet). Ishin thjesht studente qe nuk ishin dakord me moden e sintetizatoreve e drum machine gjate perudhes new-wave apo post-punk.
Nente perlat naive ekzekutohen nga Wynn ne mikrofon pervec "Too little, too late", e cila kendohet nga Kendra Smith me kete zerin e embel qe te kujton Nico-n e albumit me kopertinen e bananes te VU!
"When You Smile" nis me shurdhime tingujsh kitareje, per tu fundosur ne nje lirike alla-Lou Reed. "Then She Remembers" eshte nje rock i shpejte, e stilit Wire qe luhet mire nga Precoda dhe kitaret e tij te lira (ne fakt kurre nuk bleu nje te kushtueshme sepse te gjitha i shkaterronte ne skena gjate riff-eve te gjata).
"Until Lately" do te jete edhe kulmi poetik i Wynn. Nje atmosfere e qete shoqeron kendimin e frikshem ne tekst (ishte nje djale i mbare...):
In my area there is a chain of being
and the most of the attentions is paid to lower things
Around here the rule is good faith
you choose your friends carefully and you're safe.
Well it's just goes to show
how wrong you can be
They say he was in a good position
a man of pride and ambition.
In this world there is one equation
the harder you work, the better is your station
Well tonight on the news I heard them say:
the man in the plaza had a resume
"The Days of Wine and Roses" mbyll LP origjinal. Dashuri e mbyllur e kujtimi dhe absurditeti i asaj qe do te vije:
Everybody says I don't care
but I'm just trying to remember
the days of wine and roses)
Everybody says I don't care
but I'm just trying to remember
the days of wine and roses)
Ashtu si i gjithe albumi, temat qe perplasen jane dashuria, alkoli, humbja, braktisja e idealeve, leshimi ne absurditet nga realiteti zhgenjyes e kotesia e plogesht. Te gjithe do te mbeshtillen nga nje surrealizem te muget. Do te jene plotesisht paralelisht me ansamblin eksperimental njujorkez te The Theatre of Eternal Music, nga i cili Dream Syndicate marrin emrin.
Ajo qe ndjenim ne ato vite (fillim te '80) ka qene gjithmone: "nese do te ishte dikush tjeter duke luajtur muziken tone, ne nuk do ta kishim formuar nje bande e te luanim ate lloj muzike"...
(Interviste e Steve Wynn dhene MagnaPhone Magazine)
Ne 1983 Kendra Smith del nga grupi dhe formon Clay Allison e me pas te suksesshmit Opal. Nderkohe ne maj te 1984 publikohet i miri Medicine Show (1984) nga etiketa major e A&M. Wyn do te firmose gjurme te shkelqyera me tekst te paperpunuar, por qe te nxitin imazhe sugjestionuese. Producenti Sandy Pearlman (ai i Clash dhe Blue Oyster Cult) i jep perparesi kitares se Precoda-s duke i shtuar vetem nje prekje pianoje te Tommy Zvoncheck. Albumi do te perfshije edhe te gjaten "John Coltrane Stereo Blues", qe ne koncerte jepet hua per te cover-izuar pjese rock nga Doors-at e deri tek Bo Diddley (do te jete edhe mbyllja finale per shume live). Grupi has veshtiresite e para ne drejtimin artistik te metejshem (mosmarreveshje mes Wynn dhe Precoda).
Pasi publikojne This Is Not The New Dream Syndicate Album... Live! (1984) Precoda braktis formacionin per tu marre perkohesisht me kinema dhe skenografi (rikthehet ne vitet '90 me projektin psikedelik-instrumental te The Last Days of May). Albumi shkeput kontraten me A&M dhe praktkisht ne 1985 DS, pa shtepi diskografike dhe kitarist nuk ekzistojne me.
Ne 1985 Wynn therret mikun Dan Stuart dhe publikojne te mirin The Lost Weekend me gjurme te kenduara pjeserisht nga te dy.
Ne mes te viteve '80 Wynn nderkohe shfaqet edhe si solist me Steve Wynn Quartet, ku bashke me Caracas (ne fizarmonike), Robert Lloyd (ne mandoline) dhe dy basista. Kontributi i tij do te jete i cmuar edhe ne fushen e mbikqyrjes ne studio per grupet Green On Red, Romans, Naked Prey etj. Ne 1988 Dream Syndicate ndahen pergjithnje. Live At Raji's leshohet ne 1989 dhe sherben si epitaf i denje i grupit ne ditet e para te karrieres. Po ate vit Wynn pregatit albumin e tij te pare ne studio si solist. Do te publikoje nje dyzine deri ne ditet tona, disa nen etiketen e tij personale Down There.
"Kam mesuar se nuk duhet t'i kesh besim asnjerit me shume sesa vetes. Nese i beson dikujt e ky i fundit te thote se ti je i vlefshem, atehere i duhet t'i besosh edhe atehere kur te te thote se ti nuk vlen. E kush e ka qejf kete gje? Nen kete pikapamje, une kam fans-a besnike te cilet presin vazhdimisht nga mua te ndryshoj nga albumi ne album..."
(nga po e njejta interviste e MagnaPhone Magazine)
T'i rikthehemi albumit The Days Of Wine And Roses: nuk mund te mohojme freskine, frenezine urbane dhe adrenalinen ne disa kalime, besnikerine ndaj zhanrit qe luajne, stilin "e ftohte, po me ndjenja", ideale per ata qe gjemojne te bukuren ne art e muzike. E pse jo, pak filozofi psikedelike ndihmon ne relaksin e duhur per te guxuar.
Nje grup e album te rekomanduar, ne kuptimin me te mire te frazes. Pa rezerva!
ps: dhe tani - mos i thani me floket pas nje dushi, po dilni nen diell te perkedheleni nga era e lehte...
X
Nje grup e album te rekomanduar, ne kuptimin me te mire te frazes. Pa rezerva!
ps: dhe tani - mos i thani me floket pas nje dushi, po dilni nen diell te perkedheleni nga era e lehte...
X
No comments:
Post a Comment