07 October, 2015

DHE UNE THEM (JOHN GRANT)... KJO NUK ESHTE NJE PROVE E PERGJITHSHME

Shume e thjeshte. Sa mire kur lexon nje paragraf qe fillon me "Shume e thjeshte"; 
eshte sikur te thuash perpara "qetesohu, ketu nuk ka detyra, e as pergjegjesi, je i lire dhe ne jemi ketu per te te bere te ndjehesh vetvetja, deri ne fund"





















Ne forme te persosur per te perballuar ndodhi. Dhe nuk jane aq jo te ngjashme me ndodhite e perrallave e librave te mocem. Ekzagjerime e perulje te menjehershme e ne pak kohe...
Stakon spinen, lodhje mendore, fantazi te shkelqyeshme, fuqi e mangut, parashtrim i vonshem etj... arrin ne nje vend te fsheshur, qoshe e gjysmeerret urbane, me ne sfond drita te prishura e muzike te harruar nga Zoti (madje, degjoj edhe nje flaut - cfare kenge eshte? pa shoqerim socialo-hapesinor! cfare tingulli eshte ky Z. Grant?)... 
Nuk meson asgje ketu, i them vetes. Po aktual aman, mjedisi, perrethi, si makiazhi i tepert i vajzave paemer qe ndalojne perjashte xhamit. Jo, i mungojne kurajo e cmenduria e dozuar per tu zhytur ne pasiguri... Dhe une, pse nuk dua te kthehem shpejt ne shtepi? Apo e di, brenda-brenda, qe do kthehem ne kohe e i plote dhe keshtu gezoj si i mitur kete dhenie ekstra..
Eh, nuk eshte pak! Hapat me te rendesishem me sa di une, hidhen ne menyre krejt te heshtur e vetjake. Ushqehen nga nje nyje e forte e brendshme personale dhe pjeserisht e paravendosur...





















E une, po une ku jam? Une endem i tretur fizikisht ne qendren e nje vendi te panjohur. E qe me terheq, me rehaton me papersosshmerine e vet, me asnje pike arritjeje, pa paramendesi e cilesi te aprovuar nga shumica! 
Po he, sa i tepruar ky kalim; ne fund behet fjale vetem per muzike e fjale, fjale ne mendje, ose me qarte, bindje thelle ne shpirt, me krahet hapur tutje, te nje djaloshi me te forte qe shpejt behet baba... Shume e thjeshte, apo jo?

No comments:

Post a Comment