26 September, 2015

PYE CORNER AUDIO TRANSCRIPTION SERVICES WITH "ELECTRONIC RHYTHM NUMBER..." - GRAVITETI OPSIONAL

Ka edhe keshtu. Per kater vjet, nga viti 2010, mbyllet pashpjegueshmerisht e regjistron kaseta (po po, kaseta me shirit) dhe me pas publikon gjithcka ne vinil Black Mill Tapes Volume 1-4 (2014).


 











Profil ky rrethuar me pak mister e pak fjale (meqe dihet fuqia e ketyre te fundit kur abuzohet), luan muzike retro-futuriste, me nje nur vintage e tastiera te markave te panjohura. Elektronike me caqe post-punk-u, qetesi e spraj me ngjyra valesh oqeani ne kohe me ere. Maniak i tingullit dhe e merr seriozisht punen e terminologjise (saqe e konsideron veten si nje Kryetekniku - Head Technician).



















Abstraksioni ze vend ne rresht te pare ne paraden e ndikimeve dhe perceptimeve te PCA: aroma nostalgjike, klasicizem, sygjerime atmosferash nga Vangelis, kolona zanore gjoja-Blade Runner (per tu degjuar "Sleep Games"), sikur i feshkellejne Boards of Canada dhe Giorgio Moroder (ne fillimet e tij ky) etj etj. 
"Electronic Rhythm Number..." dhe nje numer te plote ne fund; keshtu titullohen shumica e ketyre audio-koncepteve.
Bote e qete dhe  dashuri e ngadalshme. Per tu shtangur perballe nje monitori jo-HD perpara se te ri-realizoheshin efektet slow-motion!



 



Impulse sporadike per te kercyer perhumbur duke u shprehur ne nje body language individual.
E megjithate mbetet i spikatur "udhetimi", sikur ne mungese te gravitetit nuk ka destinacion, por shperndahet si grimca pluhuri ne erresire.

No comments:

Post a Comment