"I quit" ne anglisht do te thote "Une le, heq dore, ndal se kryeri dicka, nje veprim...". Dhe eshte pikerisht nga ky term ku e nis vitin 2017 me nje artikull ne FV.
Sepse u lodha duke shkruar artikuj qe pak veta, zere se askush, i lexojne. Net me fare pak gjume (kush po pyet per cilesine) ku kerkimet e perzgjedhja dukeshin pafund... Labirinte lidhjesh ne rrjete, faqe pas faqesh, preferenca autoresh, shkarkime dixhitale e blerje albumesh (edhe jo brenda mundesive), me sosen.
Po heq dore te ndaj me tjeret (po keto minoritet leximtaresh!) muzike, fotografi, poezi, filma qe une dua.
Eh po, ne fakt ka nje defekt ne thelb; qe "une" dua. Besimi qe edhe te tjeret mund t'i duan qenka me gjithemend kaq i forte? Fatmiresisht dhe mrekullisht po; njerez qe nuk e njohin dorezimin, qe ruajne fort deshiren per te bere nje hap per me mire, kane kurajon per te kerkuar jete me te mire e per te (ri)(ri)(ri)(ri)tentuar duke rrezikuar gjithcka... epo, kemi plot sot buze brigjeve(varreve?) evropiane. Vijne ngjeshur mbi varka shumengjyreshe, fshehur neper konteiner bosh qe vijne era peshk te qelbur, sulen siper trenave internacionale... Dhe ne, fajtore, harrojme shume shpejt (sapo mediave u teket te spostojne vemendje e keshtu nderrojne teme).
Vision of ordinary thing that are unusual
We remain alone in the city
We all need human heat
We all need human heat
Nuk e di nese ka qene ndonjehere emigrante Mo' Kalamity (meqe ka lindur ne Kepin e Gjelbert dhe jeton ne France), po di qe perfaqeson zerin tipik te nje nga pasurite (po po, pasuri!) qe keto njerez duan te ndajne me ne; muziken e tyre.
Territore te largeta, perzierje racash, menyra shprehie te ndryshme nga e jona, emotivitet te paparashikueshem... E perseri nuk me bind njeri; ne fund te fundit gjithe keto "diferenca", te pershkrueshme keq me fjale, na bejne kaq te ngjashem me njeri-tjetrin, nga cilido cep i botes ta kesh preardhjen!
This world is acting as blind
We are seeing the truth
Everyone traces is own path
Without raising the eyes towards people
Figure e rendesishme e reggae-s klasike dhe soul-it sot, jo vetem ne Paris e perreth, Mo' Kalamity embelton me zerin melodik, jo vetem mendjen, por edhe veshin "me te larget" asaj kulture xhamaikane te arte te viteve '60-'70.
...
Dhe tani pregatituni te kerceni me "Visions"!
Ua kemi borxh atyre "te huajve" ritmin. Na e kane lene, falas.
No comments:
Post a Comment