12 August, 2025

JU LUTEM, NJE TAKSI PER NE NJU JORK [KINEMTOGRAF, 2023]

...
It is what it is at this point.
I mean, cabs, yellow cabs are like fuckin’ Blockbuster.
You know?
Ten years’ time, there ain’t gonna be no yellow cab no more.
And all the other guys, the ones with the apps, the ones that are, you know, taking over, they’re gonna be nothing but a blip on the screen in a fuckin’ blink of an eye, all said and done.

Yeah, you’ll order up a car on your phone just like before.
But when you hop in, it ain’t gonna be no human behind the wheel, I can tell you that.
You’ll order up a car, and that fuckin’ car will drive itself to wherever the fuck you want to go.
It won’t speed, it won’t stink, it won’t make you sick.
Won’t ever get lost.
Might even ask you how your day was.

Fuckin’ apps.
Fuckin’ apps, man.
Want some radio?
Not really.
Yeah.
Okay.
It’s nice you’re not on your phone.
You don’t have to keep talking to me or nothing but…
Just nice, you know?
To see a human not plugged in.

What’s your name?

Why?
I just like to know people’s names.

Fuck, you really are human.
That’s sweet.
Clark.
Clark.
You thought I’d say Vinny or some shit.
...




"A REAL PAIN" - KUR DHIMBJA E VERTETE TE BEN TE NDJEHESH ME MIRE [KINEMATOGRAF, 2024]

Nuk e kam per zakon te pershkruaj filma aktuale, qe sapo jepen neper kinemate e qytetit, po ky ma nxorri si me cengel!

Mbase jo shume njerez e kane degjuar, por po ju them qe e ka bere Jesse Eisenberg-u! Po, dhe nuk eshte me ai çuni i "Social Network" me sy te medhenj dhe cuditerisht po i ndrojtur... Tani eshte regjizor. Dhe ka drejtuar nje film qe te shkund perbrenda, flas per shpirtin, memorien, por ne menyre pozitive, te mire, sikur te vdese qeni qe ti aq shume e doje, ok (nuk e di nese eshte krahasimi me i mire)? Ja pra, i atille eshte filmi "A Real Pain".

Nese kerkoni nje film qe thjesht t'ju shpetoje nga realiteti, harrojeni. Ky film eshte pikerisht per t'u perballur me realitetin. Dy kusherinj, Davidi (Eisenberg) dhe Benji (Kieran Culkin, po ai i "Succession"-it), bejne nje udhetim te tmerrshem, te rende dhe grotesk ne Poloni. Pse? Sepse gjyshja e tyre, nje e mbijetuar e Holokaustit, ka vdekur. Dhe ata duhet te bejne kete udhetim si lloj memoriali per te.

Ju imagjinoni qe do te shihni nje film serioz, te mbushur me lot e histori dhimbshme, apo jo? Jo, jo, jo. Te dy aktoret jane si dy binjake polare. Eisenberg eshte ai personi qe shkon ne varreza dhe numeron guret, kurse Culkin eshte ai personi qe mund te pije nje birre mbi varre. Alkimia mes tyre eshte nje nga ato gjera qe perhere e me rralle i shikon ne kinema. Te bejne per te qeshur me lot dhe pastaj, pa kuptuar, te fusin nje shuplake te forte ne fytyre, pikerisht kur mendon se je ne rregull, i qetesuar.

"A Real Pain" nuk eshte film per Holokaustin. Eshte film per ne, per brezin e ri qe ka trasheguar dhimbjen e stergjysherve dhe nuk di çfare te beje me te (mendoni per ate cfare kane vuajtur te perndjekurit gjate Komunizmit tek ne ne Shqiperi!). Trajton marredhenien tone me historine, me vendin nga vijme dhe me njerezit qe nuk i kemi njohur kurre. 

Eshte nje film qe te thote: "Shihni, dhimbja eshte e trashegueshme, si ngjyra e syve. Dhe duhet te perballeni me te, sado e veshtire te jete."

Per te gjithe ju qe doni nje film qe te ben te mendosh, te ndjesh, dhe te duash te vdesesh pakez, por jo me te vertete, ky eshte filmi juaj i momentit. Eshte nje eksperience, nje ritual, nje funeral i gjalle per dhimbjen e trasheguar!





SARAH BAHBAH - KAP NE MENYRE TE GJALLE PEISAZHET EMOCIONALE TE MARREDHENIEVE MODERNE, IDENTITETIT DHE INTIMITETIT [FOTOGRAF]

Sarah Bahbah eshte nje artiste dhe regjizore palestinezo-jordaneze, e lindur dhe rritur ne Australi. E rritur nga prinder emigrante, edukimi i saj me ndikim kulturor konservator çoi ne nje rebelim te madh artistik. 
Gjate dekades se fundit, Bahbah eshte bere e njohur per stilin e saj karakteristik, duke krijuar histori vizualisht mahnitese dhe qe ndryshojne kulturen, ku psikika e saj me intime shfaqet si nenshkrime ('quotes' - fraza, shprehje) te vendosura mbi imazhe kinematografike.

Arti i Bahbah eksploron fuqine e dobesise duke i dhene ze spektrit te gjere te kaosit dhe deshires ne marredhenie te papersosura. Ajo beson ne perqafimin e dobesise emocionale per te thyer tabu-t dhe per te festuar çlirimin nga faji dhe turpi.













11 August, 2025

“AFTERSUN” – KUJTESA E BUTE E NJE VERE TE HUMBUR [KINEMATOGRAF, 2022]

Epo, filma te tille te bejne me te vertete te shijosh dhe te kujtosh qe ndoshta vetem kinemaja te jep disa sensacione unike aty midis nostalgjise dhe nje rigjetjeje intime mes dy personash, qofte keta at e bije.

“Aftersun” (2022), debutimi i regjisores Charlotte Wells, eshte nje drame intime dhe sentimentale qe eksploron marredhenien midis nje babai te ri, Calum (Paul Mescal), dhe vajzes se tij 11-vjeçare, Sophie (Frankie Corio). 

Historia zhvillohet gjate pushimeve te tyre ne nje resort turistik ne Turqi ne fund te viteve ’90, por rrefehet permes kujtimeve te Sophies se rritur, qe perpiqet te kuptoje nentekstet dhe boshlleqet emocionale te atyre diteve.

Filmi eshte i mbushur me momente te qeta, detaje te imeta dhe nje atmosfere melankolike qe ngadale zbulojne nje ndjenje te thelle humbjeje dhe nostalgjie. Paul Mescal ofron nje interpretim te permbajtur, por te fuqishem, qe e beri te nominohet per Oscar, ndersa Frankie Corio shkelqen me natyrshmerine dhe sinqeritetin e saj.

Charlotte Wells perdor nje regji delikate dhe nje ritem meditativ, duke nderthurur kujtimet e pastra te femijerise me sinjalet e heshtura te trishtimit dhe depresionit. 

“Aftersun” eshte nje portret poetik i lidhjes prind–femije, i fragmenteve te kujtimeve dhe i menyres se si ato formesojne te kuptuarit tone per njerezit qe duam.









“TREKENDESHI I TRISHTIMIT” – SATIRE THERESE MBI KLASAT SOCIALE DHE KOTESINE [KINEMATOGRAF, 2022]

“Triangle of Sadness” i Ruben Östlund, fitues i Palme d’Or ne Festivalin e Kanes, eshte nje komedi e zeze e ndare ne tre akte, ku moda, pasuria dhe pushteti shfaqen ne formen e tyre me absurde. Personalisht, u ndjeva sikur regjizori me theri me ngadale copeza mishi te vogla cdo sekuence ku filmi "merrte" kthese. 

Filmi nis me nje çift modelesh, Carl dhe Yaya, te ftuar ne nje udhetim luksoz me jaht, ku pasagjeret jane miliardere te llastuar dhe ekuipazhi i perulur permbush çdo kerkese.

Kur nje seri ngjarjesh katastrofike trondit udhetimin, hierarkia permbyset dhe instinktet baze marrin kontrollin. Östlund perdor humor te hidhur, dialoge te mprehte dhe skena te pakendshme por te paharrueshme (mbani mend lumin me te vjella mbi jaht e veshur veshur kreko!), per te ekspozuar hipokrizine e elites dhe dobesine njerezore perballe krizes.

Harris Dickinson, Charlbi Dean dhe Woody Harrelson ofrojne interpretime qe luhaten mes absurditetit dhe tragjikes. Filmi eshte vizualisht i paster, por emocionalisht kaotik – nje kombinim qe e ben provokues dhe te paharrueshem.

“Triangle of Sadness” nuk eshte thjesht satire sociale, por nje pasqyre e hidhur e botes sone, ku statusi dhe morali bien ne uje sapo fillon stuhia.







"PERSONI ME I KEQ NE BOTE" - NJE PORTRET I NDERSHEM DHE I ÇILTER I RRUGETIMIT PERSONAL [KINEMATOGRAF, 2021]

“Personi me i keq ne bote” (titulli origjinal "Verdens verste menneske") i regjisorit Joachim Trier eshte nje drame romantike norvegjeze qe del jashte kornizave klasike te zhanrit. 

Filmi ndjek jeten e Julie-s, nje vajze ne te tridhjetat, e cila endet mes vendimeve te medha per karrieren, dashurine dhe kuptimin e jetes. Me nje strukture te ndare ne kapituj, filmi i jep hapesire çdo momenti per te marre fryme, duke na lejuar te ndjejme dilemat dhe emocionet e saj.

Renate Reinsve, ne rolin e Julie-s, sjell nje interpretim te gjalle dhe te nuancuar, qe i dha edhe Çmimin e Aktores me te Mire ne Festivalin e Kanes. Trier, me mjeshteri vizuale dhe ritem te kujdesshem, perzien realizmin me sekuenca magjike dhe poetike, duke krijuar nje gjuhe filmike te veçante. Dialoget jane te mprehte, por edhe te brishte, duke prekur tema si prania sociale, frika nga angazhimi dhe vetereflektimi.

Ky nuk eshte nje film qe ofron pergjigje te thjeshta; eshte me shume nje pasqyre e bukur dhe e hidhur e rritjes emocionale, e paperkufizueshme dhe e pasigurt. Per ata qe kerkojne nje histori te ndjere, te sinqerte dhe vizualisht te kujdesshme, “Personi me i keq ne bote” eshte nje pervoje me se e domosdoshme!






“LIGHT” E LYNETTE WILLIAMS: E BUKURA E DRITES QE LIND NJEKOHESISHT NGA ERRESIRA DHE GEZIMI

Lynette Williams, nga Harlem, eshte nje ze i rralle qe arrin te permbledhe ne muziken e saj gjithe kompleksitetin e emocioneve njerezore. 

Gjurma “Light” eshte nje udhetim qe njekohesisht eshte i thjeshte dhe i nderlikuar, i erret dhe plot gezim, abstrakt dhe i prekshem — ndonjehere te gjitha keto ndjenja ne nje varg te vetem.



Muzika e Lynette-s eshte si nje reflektim i jetes: me momente tragjike, por edhe plot shprese; te heshtura dhe te fuqishme; te rezervuara dhe te lirshme. Ne “Light” ajo nderthur me mjeshteri keto kontraste, duke krijuar nje atmosfere qe te fton te ndjesh thelle, te mendohesh dhe te ndriçohesh nga brenda.

Ne boten e sotme, ku shpesh kerkojme thjeshtesi ne art, Lynette Williams na tregon se bukuria qendron ne kompleksitetin e ndjenjave tona, dhe se drita shpesh lind pikerisht aty ku erresira dhe gezimi bashkohen.

 

10 August, 2025

MANU CHAO ME "DENIA" KENDON DHIMBJEN DHE SHPRESEN MES ZJARRIT TE KONFLIKTIT

"Denia" nga Manu Chao eshte nje kenge e thelle dhe emocionuese qe flet per vuajtjet e popullit algjerian gjate Luftes Civile te Algjerise, e njohur si Dekada e Zeze. Si te mos tingulloje kaq aktuale si teme, duke konsideruar cfare ndodh ne Gaza, Palestine... 

Ne kete gjurme, Manu Chao perdor nje miks te gjuheve dhe ritmeve per te shprehur solidaritetin e tij me popujt arabe dhe per te reflektuar mbi dhimbjen dhe pasigurine qe ndajne shume nga keto vende arabe ne periudha konflikti. 



"Denia" eshte nje shembull i shkelqyer i stilit te Manu Chao-s, i cili shpesh perfshin elemente te muzikes latine, reggae, ska dhe ndikime nga muzikat tradicionale te vendeve te ndryshme.

Me shume se gjurme muzikore, rezulton si nje thirrje per paqe mu ne zemer te Gazes sot! 

ΣTELLA - KUR MUZIKA TE MBAN PENG (ME "DETOX")

Stella Chronopoulou – ose Σtella, siç e njeh skena – eshte nje nga ato artiste greke qe e ndjen menjehere kur vjen nga Mesdheu: ka driten, nostalgjine dhe pak melankoline qe vetem nje qytet si Athina mund ta jape. 

Muzika e saj eshte nje perzierje e embel mes pop-it elektronik te viteve ’80, tingujve funky dhe nje vokali qe nuk ka frike te tregoje histori te ndjera.

Kenga “Detox”, pervecse me kapi menjehere, eshte si nje gote koktej e pire ngadale ne nje plazh te zbrazet – e ngrohte, por me nje shije te hidhur ne fund. Me beat-in e saj te bute dhe sintetizatoret e lehte, ajo te fut ne nje gjendje gjysme endrre, ku teksti flet per lidhje qe te mbajne peng, dashuri te embla por toksike, nga ato qe nuk ikin lehte. 

Kur degjon vargun “Locked in a box, stuck in detox, forever”, ndien ate tension mes deshires per t’u çliruar dhe frikes per te humbur.



Per ata qe e njohin mire muziken ballkanike dhe indie-pop-in, Σtella eshte si nje ure: nga njera ane, tingujt tane te perditshem – buzeqeshja, dielli, pak pluhur rruge – dhe nga ana tjeter, nje prodhim modern qe mund te tingelloje lehtesisht ne çdo playlist nderkombetar. “Detox” nuk eshte vetem nje kenge, eshte nje gjendje shpirterore ku zhytesh dhe nuk do te dalesh menjehere.




Mos doni shembull tjeter? Nje tjeter gjurme, "Up and Away", eshte si nje fryme ajri e paster ne mes te nje dite zhurmshme, me synth-pop shperthyese dhe nje vokal te qete qe te ngre lehte, duke te demtuar emocionet dhe frymen me nje ndjesi lirie absolute.

Σtella eshte ai ze unik mes drites dhe hijes se Mesdheut, qe me çdo note te saj te ngre shpirtin dhe te fton te ndjesh thelle. 

Nje artiste qe nuk eshte thjesht muzike, por nje udhetim i ndjere ne emocionet tona me te sinqerta. E te merr peng, me gjithe qejf!

02 August, 2025

MES TRADITES DHE MODERNITETIT: UDHETIMI MUZIKOR I AHILEA-S

Ne nje skene muzikore ku tradita dhe moderniteti shpesh sfidohen, Ahilea dallon si nje ure e fuqishme qe lidh thellesite e muzikes ballkanike me energjine e sotme globale. Grupi grek, i njohur per stilin e tyre unik, sjell ne jete tinguj qe jane nje perziere e gjalle e folklorit, ritmeve pulsues dhe ndjeshmerise moderne. Nje nga veprat me te vecanta te tyre eshte kenga “Monopolis”, "Music, Please", qe ne vete perfaqeson thelbin e asaj cfare grupi deshiron te sjelle: nje ftese per te udhetuar mes qytetit dhe tradites, mes zhurmes dhe qetesise, ku muzika behet ura e komunikimit universal.

 


Gjurmet e tyre (gati te gjitha!) jane nje kompozim qe eksploron ritmet ballkanike me nje fryme te re. Ato nisin me nje gjalleri qe te kap menjhere — instrumentet tradicionale si çiftelia dhe klarineto nderthuren me elemente moderne elektronike, duke krijuar nje atmosfere te fresket. Vokali i ngrohte dhe shpirteror te percon emocione qe levizin nga gezimi ne nje melankoli te embel, duke i dhene kenges nje dimension personal dhe universal ne te njejten kohe. Ahilea arrin te kape shpirtin e nje rajoni plot histori, duke e shnderruar ate ne nje gjuhe muzikore bashkekohore qe flet drejtpersedrejti ne zemrat e degjuesve; perben nje thirrje per te ndalur, degjuar dhe ndjere — nje pervoje qe te ben te ndiesh se muzika eshte jo vetem art, por edhe nje menyre per t’u lidhur me boten dhe njerezit perreth. Ne permbledhje, Ahilea na fton ne nje udhetim muzikor ku tradita ballkanike takohet me energjine e sotme, duke krijuar nje pervoje unike dhe te paharrueshme.

SIMON COHEN (CHATON) DHE MAGJIA E NJE 'CHANT/SON' DELIKAT DHE PERSONALE

Chaton-i ose Simon Cohen nuk eshte chanson ne kuptimin me klasik; eshte me i bute, me i avullt, si nje chanson (kantautor) qe ka notuar gjate ne Mesdhe dhe ka dale i paqarte ne skaje. 
 Eshte delikat, po, por kurre i holle. Zeri i tij ndjehet si pergamene qe eshte palosur shume here, personal ne nje menyre qe nuk e shpall veten—thjesht qendron ne heshtje, si era e nje pulovre pas largimit te dikujt. 
 Ne ritem ka nje levizje te ngjashme me reggae—kurre te plote, por i perthithur nga dielli, i lireshem, pak i sinkopuar, sikur kenget e Cohen-it kane mesuar te ecin zbathur. Ka hapesire ne tingull, hapesire mes notave, qe e ben te ndihet sikur i jep degjuesit leje per te marre fryme me te, jo vetem per te degjuar.


 


Por fuqia reale eshte personaliteti. Simon Cohen nuk performon kenget; ai i ofron ato, dhe ti (lexues) i merr sic do te merje nje sekret. Eshte nje lloj muzike qe nuk insiston te kuptohet menjehere. Ndonjehere eshte ne frengjisht, ndonjehere pothuajse asgje—vetem tone dhe gjeste—por gjithmone me ndjenjen qe po zbulohet aq sa vetveten qe ti te njohesh nje pjese tende ne kthim... Eshte e brishte, tokesore dhe ne menyre te cuditsheme e perjetsheme—muzike qe qendron diku mes endrres dhe kujteses, ku personale behet universale pa u munduar shume.


 

ATHENS IN A LOOP: LISTENING TO LENA PLATONOS AFTER THE CITY

Having just returned from Athens, listening to "An Unsolved Exercise" feels entirely different — more immediate, more rooted. The city lingers in the track now: the sun-scorched concrete, the static of late-night radio, the quiet tension that lives in its shadows and stairwells. 
Lena Platonos doesn’t just sound like Athens — she is Athens in its most introspective form. Walking those streets, hearing that language in real life, sensing the weight of history layered over daily routine — it all makes her work feel less abstract and more like a mirror. 
"An Unsolved Exercise" no longer plays like an avant-garde artifact; it feels like a private message overheard in a metro station, too personal to repeat, too cryptic to forget.


 


I play "An Unsolved Exercise" and immediately find myself in a suspended state ("si nuk e njihja me perpare kete artiste"), as if stepping into a room where time is paused and language becomes abstract. Lena Platonos delivers each line with clinical precision, her voice detached yet deeply evocative, more declaration than performance. The synthesizers pulse beneath her words with calculated restraint—mechanical, unyielding, yet oddly intimate—creating a sonic landscape that feels both sterile and emotionally charged. 
Nothing in this piece is offered for comfort; there is no resolution, no climax, only a persistent sense of interrogation. The repetition of the phrase “an unsolved exercise” doesn’t seek an answer—it is the answer: a metaphor for incompletion, for thought in motion, for the existential ambiguity that defines much of Platonos’ work. 
This is not a track that resolves or explains; it resists closure, and in doing so, it invites a different kind of engagement—one that requires presence, reflection, and a willingness to sit within uncertainty. It is less a song than a psychological environment, meticulously constructed and intentionally left unfinished.