“Triangle of Sadness” i Ruben Östlund, fitues i Palme d’Or ne Festivalin e Kanes, eshte nje komedi e zeze e ndare ne tre akte, ku moda, pasuria dhe pushteti shfaqen ne formen e tyre me absurde. Personalisht, u ndjeva sikur regjizori me theri me ngadale copeza mishi te vogla cdo sekuence ku filmi "merrte" kthese.
Filmi nis me nje çift modelesh, Carl dhe Yaya, te ftuar ne nje udhetim luksoz me jaht, ku pasagjeret jane miliardere te llastuar dhe ekuipazhi i perulur permbush çdo kerkese.
Kur nje seri ngjarjesh katastrofike trondit udhetimin, hierarkia permbyset dhe instinktet baze marrin kontrollin. Östlund perdor humor te hidhur, dialoge te mprehte dhe skena te pakendshme por te paharrueshme (mbani mend lumin me te vjella mbi jaht e veshur veshur kreko!), per te ekspozuar hipokrizine e elites dhe dobesine njerezore perballe krizes.
Harris Dickinson, Charlbi Dean dhe Woody Harrelson ofrojne interpretime qe luhaten mes absurditetit dhe tragjikes. Filmi eshte vizualisht i paster, por emocionalisht kaotik – nje kombinim qe e ben provokues dhe te paharrueshem.
“Triangle of Sadness” nuk eshte thjesht satire sociale, por nje pasqyre e hidhur e botes sone, ku statusi dhe morali bien ne uje sapo fillon stuhia.
No comments:
Post a Comment