11 August, 2025

"PERSONI ME I KEQ NE BOTE" - NJE PORTRET I NDERSHEM DHE I ÇILTER I RRUGETIMIT PERSONAL [KINEMATOGRAF, 2021]

“Personi me i keq ne bote” (titulli origjinal "Verdens verste menneske") i regjisorit Joachim Trier eshte nje drame romantike norvegjeze qe del jashte kornizave klasike te zhanrit. 

Filmi ndjek jeten e Julie-s, nje vajze ne te tridhjetat, e cila endet mes vendimeve te medha per karrieren, dashurine dhe kuptimin e jetes. Me nje strukture te ndare ne kapituj, filmi i jep hapesire çdo momenti per te marre fryme, duke na lejuar te ndjejme dilemat dhe emocionet e saj.

Renate Reinsve, ne rolin e Julie-s, sjell nje interpretim te gjalle dhe te nuancuar, qe i dha edhe Çmimin e Aktores me te Mire ne Festivalin e Kanes. Trier, me mjeshteri vizuale dhe ritem te kujdesshem, perzien realizmin me sekuenca magjike dhe poetike, duke krijuar nje gjuhe filmike te veçante. Dialoget jane te mprehte, por edhe te brishte, duke prekur tema si prania sociale, frika nga angazhimi dhe vetereflektimi.

Ky nuk eshte nje film qe ofron pergjigje te thjeshta; eshte me shume nje pasqyre e bukur dhe e hidhur e rritjes emocionale, e paperkufizueshme dhe e pasigurt. Per ata qe kerkojne nje histori te ndjere, te sinqerte dhe vizualisht te kujdesshme, “Personi me i keq ne bote” eshte nje pervoje me se e domosdoshme!






No comments:

Post a Comment