Nuk e kam per zakon te pershkruaj filma aktuale, qe sapo jepen neper kinemate e qytetit, po ky ma nxorri si me cengel!
Mbase jo shume njerez e kane degjuar, por po ju them qe e ka bere Jesse Eisenberg-u! Po, dhe nuk eshte me ai çuni i "Social Network" me sy te medhenj dhe cuditerisht po i ndrojtur... Tani eshte regjizor. Dhe ka drejtuar nje film qe te shkund perbrenda, flas per shpirtin, memorien, por ne menyre pozitive, te mire, sikur te vdese qeni qe ti aq shume e doje, ok (nuk e di nese eshte krahasimi me i mire)? Ja pra, i atille eshte filmi "A Real Pain".
Nese kerkoni nje
film qe thjesht t'ju shpetoje nga realiteti, harrojeni. Ky film eshte pikerisht
per t'u perballur me realitetin. Dy kusherinj, Davidi (Eisenberg) dhe Benji
(Kieran Culkin, po ai i "Succession"-it), bejne nje udhetim te
tmerrshem, te rende dhe grotesk ne Poloni. Pse? Sepse gjyshja e tyre, nje
e mbijetuar e Holokaustit, ka vdekur. Dhe ata duhet te bejne kete udhetim si lloj memoriali per te.
Ju imagjinoni qe do te shihni nje film serioz, te mbushur me
lot e histori dhimbshme, apo jo? Jo, jo, jo. Te dy aktoret jane si dy binjake polare. Eisenberg eshte ai personi qe shkon ne
varreza dhe numeron guret, kurse Culkin eshte ai personi qe mund te pije nje birre mbi
varre. Alkimia mes tyre eshte nje nga ato gjera qe perhere e me rralle i shikon ne kinema. Te bejne
per te qeshur me lot dhe pastaj, pa kuptuar, te fusin nje shuplake te forte ne
fytyre, pikerisht kur mendon se je ne rregull, i qetesuar.
"A Real Pain" nuk eshte film per Holokaustin. Eshte film per ne, per brezin e ri qe ka trasheguar dhimbjen e stergjysherve dhe nuk di çfare te beje me te (mendoni per ate cfare kane vuajtur te perndjekurit gjate Komunizmit tek ne ne Shqiperi!). Trajton marredhenien tone me historine, me vendin nga vijme dhe me njerezit qe nuk i kemi njohur kurre.
Eshte nje film qe te thote: "Shihni, dhimbja eshte e
trashegueshme, si ngjyra e syve. Dhe duhet te perballeni me te, sado e veshtire
te jete."
Per te gjithe ju qe doni nje film qe te ben te mendosh, te ndjesh, dhe te duash te vdesesh pakez, por jo me te vertete, ky eshte filmi juaj i momentit. Eshte nje eksperience, nje ritual, nje funeral i gjalle per dhimbjen e trasheguar!
No comments:
Post a Comment