Showing posts with label hardcore. Show all posts
Showing posts with label hardcore. Show all posts

29 November, 2011

MIA ZAPATA (THE GITS) - RIOT GIRRRLS PAR EXCELLENCE

Mia Zapata ishte vokalistja me origjine hispaniko-amerikane e grupit rock underground The Gits; nje nga grupet dhe projektet me premtuese ne skenen punk-rock te Seattle-it ne vitet '90. Zapata bente pjese ne levizjen 'Riot Grrrls' dhe me albumin Frenching The Bully (1992) konsiderohet si me te miret ne publikimet hardcore-punk.
Zapata u pa per here te fundit pak minuta pas mesnates se 7 korrikut te 1993, ndersa po dilte nga nje pub dhe shkonte ne apartamentin e nje miku; u gjend e vdekur, pasi e kishin perdhunuar, si pasoje e mbytjes dhe shtrengimit te forte ne oren tre te mengjesit... Mia ishte vetem 27-vjece.
















Pas vdekjes se Mia Zapata-s, Valerie Agney e grupit 7 Year Bitch (grup 'Riot Grrrls' nga i njejti qytet, e cila titullon albumin e dyte Viva Zapata, per nder te mikes) i jep jete 'Home Alive': nje shoqate qe u ofron mbeshtetje psikologjike vajzave/grave dhe organizon kurse per vetmbrojtje.
Autori i vrasjes dhe perdhunimit arrestohet nga policia e Miami-t, 9 vjet me vone...

06 September, 2011

TOO DRUNK TO FUCK

E kush nuk e ka provar te pakten njehere?
Sigurisht qe preferojme versionin origjinal, po vendosem kete te Nouvelle Vague, thjesht (ose gabimisht!) per te afruar me shpejt me muziken punk ato 'kukullat' qe ne dhomen e gjumit vishen gjithnje me muzike ne sfond.
'Mjaft i/e pire per te palluar': nuk ka nevoje per prezantime, jane Dead Kennedys, ndoshta grupi me i madh hardcore-punk ne Sh.B.A.
















Jello Biafra's (ish liderit) do t'i pelqente besoj. Gjurma perfaqeson piken ku bossa-nova takon punk-un, jo keq, eh, si kombinim? Atehere cfare prisni, nxirrni corapet dhe alkolin e fshehur! Sonte do dalim.