18 July, 2015

    "CALVARY" (KINEMATOGRAF, 2014) - FILM I KOHEVE TONA ME KARAKTER KRYESOR NJE PRIFT

    Keshtu behet nje film me karakter kryesor nje prift. Po. Dhe i vertete me sa s'ka!
    Filmi i ri irlandez, "Calvary" (2014) eshte nje ekspedite e ashper e cila na paraqet pasojat e klimen e nje Irlande pas-klerit-skandaleve-seksuale.
    Nje histori e forte, pa iu dredhur qerpiku, sigurisht fiktive, por qe terheq si automjet i prirur drejt pyetjes "Perse? Si ndodhi qe ne u katandisem kaq tmerresisht keq?"




















    Perse te vrasesh nje prift plak, pedofil, abuzues dhe katil. Tashme do jete i vdekur!
    Perkundrazi, duke vrare nje prift te mire, te perditesuar ne figuren e nje burri (aktori irlandez Brendan Gleeson), shtylle e mirekuptimit, dashamiresise dhe i vetedijshem rreshqitjeve dhe dobesive te jetes, shkakton reflektim, ngjall tronditje... Shpresohet nje reagim i ngjashem!
    Dhe ti merr hak per te keqijat ne femijeri qe ke dashur te vuash pikerisht nga Kisha, nga nje tjeter prift...
    At shembullor ne prag te diteve te fundit (shtate dite derisa vrasesi i deklaruar te kryeje krimin!) ku merr akoma fryme sa per te vertetuar edhe nje here (pa)besimtaret.
    Ati yne eshte nje njeri i hapur, ndryshe nga figurat e vjetra te kultit fe apo si institucion lavires kundrejt fuqive dhe parase. Dhe zor se gjen antiteze mbi kete ceshtje... E fshehura nuk ben pjese e Atin tone, me mendje e kembe ne toke. Nuk u trembet dhimbjeve me te thella te shpirtit te njeriut te thjeshte. Nodhta sepse ai nuk eshte i thjeshte, nuk eshte i zakonshem. Te pakten nuk mund te jete i tille ne ditet e sotme, ku hipokrizia e perhumbja e zemrave ben kerdine neper qytete e fshatra "te modernizuara". 





















    Gjithkush e quan Atin "At."
    Edhe ne qofte se ata e bejne kete ne nje menyre te hidhur, ajo gjithmone duket te jete nje njohje e identitetit te tij te vertete. Ajo e verteta qe sa vjen e u duket kaq larg syve tane te mjegulluar sot...
    Filmi mbyllet me kolone zanore po kaq prekese sa deklarata e mesiperme...

    09 July, 2015

    FOSH NJE

    Momenti
    tu shprehur per tani.

    Ngjitur, perbrenda levozhges rri.
    Pret meson jo fshehurazi.

    Hapur si gjymtyret qe i gati,
    tashme duken. Njembedhjete!

    Mendja fluturon. Jave.
    Zbret po.

    Kap e arrin mos,
    cipa te urta. Mendjet?

    Njohuri jetese me
    rregullisht mbush.

    Jane ne dy qe heshtin,
    paralelisht. Qetesi!

    Cdo nderpritet aktivitet,
    kohesisht per.

    Tjeter fillim.
    I e stermadh. Gji.

    Deshire, perlejim i bute.
    Kushtim per! E re fryme.

    NORTHERN SOUL [KINEMATOGRAF, 2014]





















    MARC AND THE MAMBAS SING "BLACK HEART"... AND I TEND TO HAVE THEATRICAL INCLINATIONS

    Playing
    With little pictures that my mind sends
    Counting the moments 'til my world ends
    All I remembered are the bad times
    And its chewing away at my insides



    23 May, 2015

    XIU XIU - BEAT BEAT ME TO DEATH I SAID IT, SAD PONY GUERILLA GIRL...

    "I like my neighborhood I like my gun..."


     


     
    Behet fjale per nje periudhe konfuzioni, me te vertete intensive ne lidhje me piken e ekzistences sime, nga nje kendveshtrim pragmatik, te tipit: cfare dreqin jam duke bere une?
    Sa stresuese eshte te qenit autoshkaterrues dhe duke e ngaterruar kete me nje ndjenje intesive. Gabimisht!
    Madje me shume ngjan me nje brejtje. Ose me nje vdekje nderkohe qe ylberi vizatohet siper ne qiell.
    ...

    Pershtypje shoqerojne muziken jo te thjeshte te Jamie Stewart (Xiu Xiu).
     


     

    21 April, 2015

    ANA TIJOUX - '1977' // TE VJEN TE DALESH NE RRUGE. ME E FORTE SE ZAKONISHT

    3:22. Kaq eshte koha e shpenzuar per kete degjim.
    Nuk po kerkonim per artiste qe kalonin kufijte, thyenin barrierat, preknin ndergjegje me tutje?
    Apo me mire te degjojme muziken e mjaft me kaq?
    Jam dakord.


















    Po gjithsesi, datelindja eshte 1977. Kili.
    Ajo rikthehet vite me pas, sikur ne te lejoheshim te largoheshim lirshem nga Shqiperia ne vitet 1980...

    Nejse, histori tjeter. Apo jo? Eshte me e ngjashme sesa kujtojme...
    Kjo muzike therret per nostalgji, muzike hispanike e cila zbukuron nje periudhe femijerie kurre e perjetuar si duhet. Dhe nuk eshte thjesht nje OST per ndonje serial amerikan te bujshem e te mire (Breaking Bad)...
    Jo, nuk ka justifikime. Tashme dilni ne rruge, ose ngrini volumin ne ballkon, dhome ose oborr: kjo muzike ngjall levizje, per te gjithe nivelet e shtresat!