20 September, 2011

EINSTURZENDE NEUBAUTEN - INSTALLATION NO. 1

Ndertesa te reja qe shemben:
Formacioni avangarde gjerman themelues i levizjes Geniale Dilettanten gjate viteve '80. Do te perfaqesoje grupin me novator dhe sugjestional per me shume se dy dekada, me nje karriere brilante derime ne ditet tona. Derivuar nga karikimi tipik provokues dhe shkaterrues i post-punk-ut, do te formohen fale "nihilizmit pozitiv" te liderit Blixa Bargeld do te luajne nje "terapi te zhurmshme" (noise-therapy). Ky i fundit do te mbroje idene e ekstraktimit elementar te zhurmes/noise ne muziken rock/industrial dhe i gjithe projekti do te vazhdoje ne vijen e nje minimalizmi qe do te ekzekutohej nga artiste jo-muzikante.





















Blixa (do te thote "te holla" duke iu referuar parave, ne fakt ketu flitet per emra fallso sepse jane qe te gjithe pjelle e mendjeve "te semura" te artisteve) shkruan tekste kryesisht ne nje tapet ekzistencialist dhe kampjonon zerin e tij me modele kafsherore dhe te fantastikuara (ndersa mezi pickon kitaren). N.U Unruh (emri ne gjendjen civile Andrew Cludy) nderhyn ne formacion me happening (forme teatri bazuar ne ngjarje dhe jo protagoniste) zhurmash dhuke u mbeshtetur ne ritmet tribale te Mufti F.M Einheit dhe nga basisti Marc Chung.

Instrumentet jane plotesisht free, dmth ato ne dispozicion te grupit, ("demokratike" me kuptimin te mases) pothuajse te gjithe primitive: hekurishte, llamarina, xhama, uje, gjilpera e cdo mbetje industriale qe riprodhon zhurme te vecante, por te vertete. Ne thelb zgjidheshin posacerisht si instrumente tipik te degradimit urban te shoqerise. Nje lloj primitivizmi muzikor ose me mire zhurmues. E gjithe idea perforcohej nga format e teatrit (Blixa do te mbetet gjithmone i pasionuar), happenings dhe shfaqje turbulluese dhe mjaft te veshtira per tu regjistruar ne nje shirit studioje. Ingredientet kryesore ishin vegla pune te industrise metalmekanike, mjaft zhurmuese dhe ciklike ne ekzekutim. Debutimi do te ndodhe ne show-n e (1980), nje vend i braktisur, shnderruar ne qendren e eksperimetimeve avangarde te kohes ne Berlinin Perendimor. Neubauten njihnin mire manifestin e futuristit Luigi Russoli, me titullin "Untergang Show", "L'arte dei rumori", 1913, njohuri qe e shfrytezojne ne manipulimin e zhurmes ne studio.

Shkak i fshehur i zhanrit te vecante qe formacioni do te perpunonte ishte shperthimi elektro-pop ne mesvitet '70 ne Gjermani te asaj rryme qe njihet me emrin Neue Deutsche Welle (edhe pse mund te perjashtojme shembullin e mire te DAF). Deklarata e pare "zyrtare" e ritualeve anti-pop do te jete albumi i debut Kollaps (1981). Gjithsesi do te kishin me shume se nje vit pothuajse qe kishin materiale origjinale. Pasi reputacioni ekzagjerues dhe unik ketyre shfaqjeje perhapet ne artikujt e revistave te artit ne Gjermanine Perendimore, grupi regjistron edhe gjurmet e para me Mongam Records per te kaluar me pas ne etiketen big te Zick Zack, etiketa me e forte ne skenen indipendent gjermane. Do te jene kjo periudhe qe do te pararendi albumin Kollaps (1981), manifestim i ideve origjinale te grupit ("Tanz Debil" do te misheroje frymezimet industriale). Do te shfrytezohen parimisht cdo burim zhurme i jetes industriale te perditshme: nga rrjedhja e ujit ("Negativ Nein"), tek zhurmat e makinerive automatike, tek carjet e asfaltit ("Steh Auh Berlin").
Nga nje pikeveshtrim artistik, Neubauten perfshijne cdo teme qe perbente rrymen industrial, te ekzekutuar nga nje formacion i ri. Ndikimet kalonin nga minimalizmi elektronik, progressive, tek free-jazz e deri tek krautrock. Fale performencave shkaterruese dhe katastrofike te Blixa-s & shoke, fama e Neubauten kalon kufijte e Gjermanise (gjate nje shfaqjeje ne Kaliforni do t'i jape flake tastierave).















Gjate turnese se pare londineze, mblidhet material per albumin fortesisht noise-industrial te Zeichnungen Des Patienten O.T. (1983) me gjurmet polemike, gati filmike te "Armeni" ndersa punohet njekohesisht edhe per 80-83 Strategien Gegen & Architekturen, antologji e veprave te para (permban "Kalte Sterne", "Schwarz"). Ne Zeichnungen Das Patienten O.T. vihet re teknikat e forta kitareske te Alexander Hacke (shpesh firmos edhe nen emrin Von Borsig). Vepra nuk mjaftohet vetem nga eksperimentet origjinale sonore te grupit ne ato vite, por do te jete edhe nje concept industrial me permbajtje dramatike dhe fije psikologjike. Duke u nisur qe nga titulli (vizatimet e pacientit O.T'), i cili i referohet Oswald Tschirtner, nje artisti skicofrenik austriak. Fragmentet zhurmues ilustrohen nga uleritje vuajtese (kryevepra "Armenia", "Abfackeln!"), gervishje mendore, djegie te mishit te njeriu, rrahje metalike periodike e shperthime zerash histerike. E para do te risjelle me mjeshteri tingujt tradicionale te Kaukazit brenda nje laboratori me inxhiniere terroriste qe cirren ndersa "permendin" torturat e nje genocidi te harruar nga shoqerite e huaja. Realizohet mrekullisht nga Neubauten duke u konsideruar si nje nga denoncimet me rrenqethese e te dhimbshme. Imagjinohen lehtesisht kufomat armene te hedhura ne varre te perbashketa poshte mbetjeve industriale te shkaterrimeve. "Styropor" ndjell shpirtra tribale me muziken gati ekzotike (flaut e perkusione) dhe te kenduarit ritual.
Blixa perzien keshtu artet vizive (mjaft provokuese imagjinata qe buron nga tingujt qe degjohen), muziken dhe hetimet psiqike ne nje album qe tingellon akoma aktual.

Projektet e fundit do te vazhdojne (sic pranojne edhe vete Neubauten nga website i tyre zyrtar) te analizojne marredheniet mes zhurmesh dhe qetesise ne muzike. Blixa do te vazhdoje te jete nje artist krijues, vegjetarian, te punoje ne projekte ambicioze e "te cuditshme" (si psh te beje nje album me fotot e te gjitha tualeteve te hoteleve ku ka fjetur vitet e fundit) e te shkruaje libra. Ndikimet e tij muzikore shkojne nga Can, Neu, Kraftwerk dhe Velvet Underground.

I pyetur se perse Einstürzende Neubauten nuk perdorin me cekice pneumatike ne skene, Blixa pergjigjet:
"Epo mire, ka qene gjithnje e kote te prisje nga ne dicka te tille.Kur me pyesin se perse tani nuk me pelqen te shkaterroj gjerat materiale, u them se ne ne fakt nuk kemi shkaterruar kurre asgje. Ajo qe ne shkaterronim ishin pre-konceptet e publikut, ne menyre qe te mos vinte ne koncert me paramendime. Nuk e kam menduar se ne jete do te shkaterroja skena, besoj qe keto ngjarje kane qene me teper raste/koincidence sesa veprime provokuese... si nje shenje qe ishim te gjalle".














Ka akoma shume per te shkruar/diskutuar mbi kete formacion modern dhe eksperimental.
Tekstet ekspresioniste te Blixa jane pothuajse te gjithe ne gjuhen gjermane, me pak perjashtime. Eshte nje kusht per te krijuar poezi origjinale, te cilat shpesh perkthehen me kujdes ne anglisht, por jane te pamundura t'i adaptosh ne te kenduar. Vemendje te vecante meriton logo simbolizuese e kulturave pre-kolumbiane/azteke, me nje skice njeriu me dy krahe e dy kembe (njera gjymtyre me e shkurter se tjetra). Ose derivimi i emrit si denoncues i ndertesave moderne te themeluara ne Berlinin e pas-Luftes se Dyte Boterore (nga 1945 e me pas).

Formacioni do te jete ne krye te listes se emrave me iniciatore ne skenen industrial/indie duke eksperimentuar formulen e tyre origjinale qe konsiston ne perdorimit e (jo)instrumentave per te qendruar ne mes te tingullit dhe zhurmes.

2 comments:

  1. Duke mos pasur asnjehere eksperiences e degjimit te nje grupi industrial/electronic kam mbetur e hipnotizuar me zerin dhe gervishjet musikore te Blixa Bargeld ne koncertin e tyre live ne Milano!!!
    eshte muzika frymezuese e imja per momentin!!!
    Frymarrje e lire

    ReplyDelete
  2. me behet qejfi qe e paske vleresuar artikullin!
    une gjithashtu.
    ne fakt jane te medhenj: e kupton sapo i degjon qe per here te pare...
    lexohemi per postime te tjera te ngjashme mollekuqe!

    subKult

    ReplyDelete