01 September, 2011

I LOVE LOMO - MOS MENDO, SHKREP!

Ka nje 'mode' kohet e fundit qe po luan mendsh te apasionuarit dhe nostalgjiket (perfshire mua!) e filmave te vjeter ne boten e fotografise: quhet Lomografia.


Stili nenkupton foto te shkrepura ne menyre te menjehershme, jo te persosura, ndoshta te djegura, me hije e drita te mbiekspozuara. Jo me kot i binden urdherit 'shkrep dhe mos mendo!'. Ne kete menyre perjetesojme ato momente intime, spontane dhe personale qe aq shume i kerkojme ne fotografine dixhitale.
Protagoniste e kesaj levizje, nisur ne fillim te viteve '90 e qe vazhdon te perhapet edhe sot, eshte nje aparat fotografik me film 35mm te quajtuar LOMO (LC-A).
Karakteristika me e vecante e saj eshte trupi plotesisht plastik ('plastic power'), nje fokale prej 32mm dhe me shndritshmeri relativisht te vogel. Projektuar nga nje inxhinier sovjetik (ja pse edhe kosto e arsyeshme!) paraqet perreth fotos nje 'efekt tuneli', dallues per kedo qe i njeh.
Nuk eshte e vetmja lomo (Diana F+, Holga 35mm, Sprocket etj etj...).

Moda e vonshme eshte kthyer ne nje lloj feticizmi super cool, fale dy studenteve austriake nga Viena te cilet i dhane emrin ketij fenomeni: Lomografia.
 
Te shkrepesh spontanisht, te improvizosh ne cdo moment, ne cdo pjese te dites, nga afer dhe me autoshkrepje manuale, dy-a-me-shume-mbivendosje, me efektin fisheye, pa pare fare ne objektiv. Pa u shqetesuar per kurrfare rregulli qe permendet neper manualet e fotografise se sotme. Underground dhe unike!
Rezultati i ketij pasioni jane grupet e shumte ne rrjetin flickr, facebook, web-magazine, global community, aplikacione simuluese per smartphone, te cilet ndajne imazhe dhe ballafaqohen mbi design, stile dhe nenkulturen analoge.




















Toy camera sepse ngjasojne me nje aparat kalamajsh, ngjyra-mgjyra dhe funksonojne me filmat tradicionale. Retro-chic perfaqesojne nje shije jo-komerciale te te berit foto!
Ajo qe duhet ne kohen ku cmimet e larta percaktojne (gabimisht) cilesine ne modernizem.
Ne padyshim, jemi te dashuruar qe me shikimin e pare! Cilin e ka marre malli te shkoje e te laje filmin tek fotografi?














E detyrueshme (dhe kenaqesi!) t'i hedhesh nje sy faqes zyrtare, nga ku kemi marre hua edhe imazhet ilustruese: http://www.lomography.com/

3 comments:

  1. lomo forever. ka vetem nje problem lomografia...aparati nuk kushton, ama te zhvillosh filmin, obobobo.

    blog i lezetshem.

    ReplyDelete
  2. faleminderit per komentin tend!
    ketu ku jam une, te zhvillosh 36 foto 10x15 te kushton 15 euro, po nese krijon nje marredhenie te vazhdueshme me 'tipin' e dyqanit, te merr edhe me pak.
    tashme eshte e rralle te zhvillosh fotografi te shkrepura me nje lomo, por te qenurit 'kunder rrymes' terheq dhe perderisa te pelqen, s'ka asgje te keqe.
    me pak fjale: ia vlen mundimi!!!
    ps: keshilla ime? mbaje aparatin po me vehte!

    ReplyDelete
  3. s`ka rruge tjeter vecse ta lash filmin vete:)

    ReplyDelete