02 September, 2011

HIPNAGOGJIK - NEON INDIAN ME DEADBEAT SUMMER

Iluzioni hipnagogjik i ka rrenjet heret ne vitet '80, fale agjerimeve te gjata dhe ushqimit me kokrra halucinagjene. Artiste te shumte i kane dedikuar karrieren dhe krijimtarine (artificiale?). Mund ta pershkruajme si esenca e tepert e frymezimit. Rrok larg, atje ku fantazia merr nuanca te huaja, te alienizuara dhe realiteti jo vetem humb, por nuk merret parasysh as si mundesi.















 
Gjendja hipnagogjike njihet nga mjeket dhe eshte hapi i ndermjetshem/tranzicion mes gjumit dhe te qenit zgjuar. Eksperience e trupit dhe e mendjes. Merr nga endrrat dhe i shton ketyre ndjesite paralizuese te shqisave: te parit, te degjuarit dhe prekjen, por ne mungese te ndonje stimulit real. Per tu provuar!

Duke e perkthyer ne tinguj: nje seri muzikantesh amerikane, te dashuruar me teknikat analoge te viteve '80, italo-disko (e mbani mend Moroder?), kitsch, synth-pop, videogame dhe muzika nga videokasetat e blockbuster-ave (filmi Be Kind Rewind me Jack Black!). Tradita do qe cilesia te jete ajo lo-fi.
Nje nga emrat e shumte qe kemi me perzemer, brenda kesaj kusie qe zien akoma, jane Neon Indian: endrra me sy hapur! Perfytyroni adoleshentin qe e ze gjumi para tv (natyrisht plot ngjyra te forta!) me joystick-un ne dore dhe polaroid te varur ne mure...

Titujt ne albumin Psychic Chasms (2009) te japin shpejt idene e nje udhetimi ngarkuar me kokrra me ngjyra ('Should Have Taken Acid With You '), shirita kasetash te ngjitura me ngjitese te tejdukshme, diell te forte veror ('Deadbeat Summer') siper terracave dhe neonet qe ndricojne naten jashte lokaleve. Mendja fluturon, pulsacionet udheheqin, danca hipnotike fton, elektronika/power-pop luhet kthyer mbrapsht ne stereo ('6669 (I Don't Know If You Know)'), melodi te buta qe mposhtin makthe nokturne.

Ka per te gjithe me keto perbindesha te rinj. Gati per te luajtur?

No comments:

Post a Comment