18 September, 2011

ART OF NOISE - ARTI I ZHURMES

Arti i Zhurmes:
Ndonjehere artisti ka nevoje per ate te shkrete "fame" te perkohshme apo sukses te menjehershem, te pakten per te vetmin motivacion te vlefshem: leshimin e asaj muzike te brendshme, unike si menyre shprehjeje. E njejta gje do te ndodhte me Trevor Horn, liderin-ideator te mevonshem ne formacionin elektro-ambient te 'Artit te Zhurmes'.
















Novacione me sfond ambjenti elektronik, pioniere te break-dance, pop-it eksperimental e ndikime nga Claude Debussy dhe rrenjet e futurizmit. Ja tek eshte prezantimi/historia i/e grupit eksperimental Art Of Noise dhe albumeve te tyre me kopertina vizatimesh teatrale:

"This limited circle of pure sounds must be broken, and the infinite variety of “noise-sound” conquered".
(rrethi i kufizuar i tingujve te mirefillte duhet te thyhet, keshtuqe varieteti i pafundme i "tingujve-zhurme" te mund te mposhtet)
... nga futuristi Luigi Russolo

Projekti Art Of Noise merr forme ne Londer, ne rrethin e artisteve si Trevor Horn (pasi kishte shperthyer me suksesin e 'Video Killed The Radio Star' te Buggles e njekohesisht vokalisti i Yes) dhe ideve te reja qe perpunoheshin akoma ne mendjen 'elektronike'. Eshte fillimi i viteve '80 dhe tekniket e zerit ishin personazhet me te kerkuar nga grupet qe guxonin dhe qe tentonin te publikonin albume novatore. Te kshilluar nga gazetari muzikor, nje lloj anetari jo-muzikant i te rinjve Art Of Nose, Paul Morley, emrat e Anne Dudley, J.J Jeczalik dhe Gary Langan do te ndihmonin Horn te hidhte ne nota e eksperimente sonore idete 'e cuditshme' qe kishte per qellim. Nga ky sfond paraprak formohen Art Of Noise, ne vitin 1983 ne Londer. Fillimisht mbrohen nga etiketa e re e te njejtit Horn me emrin ZZT (Zang Tuum Tumb), e cila perurohet me extendet playing Into Battle With The Art Of Nosie. Fale ritmeve sintetike elektronike te 'Beat Box', e cila te ben per vehte me nxitje te parezistueshme kercimi ne drejtime dada. Gjurma, ose me mire suita me fantastike qe nuk kishte kurrsesi rivale ne ate periudhe, do te ishte 'Moments Of Love', xhiro ciklike melodike dhe te riiteruara mrekullisht nga tastiera prezantuese. Do te shnderrohet ne nje 'torture' instrumentale, e destinuar per te duruar ne kohe dhe per tu degjuar ne momente delikate te interaksionit human.

Momente dashurie:
Art Of Noise (emrin nga futuristi italian Luigi Russolo dhe manifesto i tij) do te perfaqesojne projektin me origjinal, fantsatik qe qarkullonte ne rrymen ambient dhe ne kohen kur te gjithe dukeshin se mund te riprodhonin muzike me baze synth-i, edhe pa asnje ide ne koke. Gjurma 'Momente Dashurie' eshte impresionuese, e mprehte dhe delikate si nje veper surrealizmi, frymezuese per imagjinate romantike apo episode flirtues. Suksesi i "turpshem" kalon me publikimin e albumit e shkelqyer debut Whos' Afraid Of The Art Of Noise? (ZZT, 1984), ne te cilin propozohen gjurme te njejta dhe kompozime te reja (kush ka frike nga arti i zhurmes?). Nje nga keto gjurme me fat eshte dhe 'Close (To The Edit)'. 'Beat Box (Diversion One)' do te ishte gjurma qe do te vihej me shume nga dj neper diskoteka. Eshte triumfi i tingullit artificial, atij krijuar me kompjuter, ku elektronika minimaliste dhe dukshem e thjeshte nuk ishte bajate, mbarte koncepte dhe kalime muzikore interesante. Tingujt ishin vetem ne aparence te ftohte sepse elementi kryesor ishte komplikimi spiral i zhanreve, cikli gjithnje i ndryshem. Ne fakt Horn ishte shume perpara me perzierjen e vecante te funk-ut, pop-it, jazz-it dhe dance music. Ishte paraardhesi i pop-it eksperimental. Gjurma eshte melodike, delikate si asgje tjeter dhe intime ne te njejten kohe (do te pefshihet ne mjaft compilation chill out).
Ne fakt marifeti i pothuajse te gjithe diskografise se grupit ishte te kombinonte te gjithe pikat e manifesto-s te futurizmit dhe te kishe fantazi kampjonimi te rralle (kjo e fundit nuk i mungonte aspak katershes se Art Of Noise!). Asnje nuk do besonte se synth-pop-i mund te ishte kaq i "cuditshem" dhe me nivel sonor kaq abstrakt. Albumi ne fjale eshte padyshim nje pjese e rendesishme e historise se muzikes.

1 comment:

  1. po e degjoj tani 'moments in love'.
    faleminderit per post-in.
    blog i madh!!!

    ReplyDelete