06 September, 2011

NINA DHE POEMA ELEKTRIKE

Vere spinen
I rrotullohem vrimes (...)
si shamani per shi
qiellit i lutet
Kokrrizat e pluhurit
me corapet e hirta
u puthen
Muzika
vdekjen e veshit
paralajmeroi
Si tanku
kur pas bombardimit
kalon
Shtypen e ringjall
Ecen ne trotuarin me gropa
Duhet ta dish:
'I dashuri yt, vrasesi yt'
E te mendosh
se te njejten gjuhe
keni folur...
Dua fqinjen tim - Dua edhe pushken time
Flokekuqja
ne te djathte ulej
Duarkryq rrinte Nina
Ere lengjesh organike...
Fatale
poeme elektrike!

[ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]

1 comment:

  1. Komplimente nines enderrimtare qe te mbushi jeten me elektricitet...sa zili!!!!

    mollekuqja per ty

    ReplyDelete