Fillimisht, sa per te terhequr vemendjen: ka marre Cmimin e Jurise ne Kane ne 2009.
Drame sociale qe konsumohet ne periferine e Londres, ku ne qender eshte lidhja eme-e-bije. Evidente zgjedhja e regjizorit per te xhiruar me kamera ne dore dhe vendosje naturalistike e gjithe filmit.
Adoleshence e veshtire ajo e Mia-s, me nje karakter te forte, perplases, antikonformiste, e cila jeton ne nje ambjent te zhurmshem (me festat e se emes nate-per-nate ne shtepi!), e qe nuk hapet me askend per arsye injorimi. Loach, e ema (aktorja Kierston Wareing), e kalon jeten e saj te shoqeruar me burra te rastit ne shtepi, mes dyzina shishesh me alkol dhe pa asnje shoqe te vertete. Ekonomia e varfer qe karakterizon zonen (Essex) ben qe te mos kete shume gjera per te kaluar pasditen per Mia-n. Kjo e fundit, detyrohet nga mosdegjimi te shfryhet ne veprime te dhunshme (goditje me koke shoqes duke i thyer hunden!) e te akumuloje inat e urrejtje kundrejt te gjitheve atyre qe e rrethojne, perfshire te emen.
Ndodh qe njihet me nje burre (Connor), te cilin e ema e pranon ne shtepi dhe fale ndjeshmerise se ketij konsolidohet njefare konfidence, duke i rrefyer keshtu edhe pasionin e saj me te fshehte: kercimin (ah, kolona sonore shpalos nga rock'n roll i James Brown e deri tek rap-i i Eric B & Rakim). Te bashkejetosh perdite brenda kater mureve ben qe mes Mia-s dhe Loach te ndizet xhelozia tipike qe shperthen me nje konsumim raporti seksual midis Connor dhe Mias. Arritja personale e Mia-s, te beje per vete Connor, ka me shume rendesi se cdo gje tjeter. Eshte zevendesimi i figures patriarke, bindja se nena eshte e papjekur dhe e pazonja te jape nje edukim te mirefillte.
Mes shqetesimit psikologjik dhe turpit, Mia deshiron te zbuloje se kush eshte ne te vertete ‘ky’ Connor dhe fshehtazi meson se eshte i martuar e me femije.
Hakmarrja eshte automatike (marrja peng e vogelushes se Connor-it) dhe ndoshta ne kesisoj situatash eshte me mire sepse te con drejt e tek zgjidhja: nje rifillim te ri dhe hapje horizontesh, aq shume te domosdoshem per adoleshenten Mia. Deshira e Mia-s per tu aratisur me nje kale te lduhur me zinxhire personalizon nje mikrokomos te ikjes nga realiteti i perditshem (uji), i cili nuk ofron shume per kete ‘peshk’.
Regjizorja Andrea Arnold ka preferuar te luaje rolin aktorja debutante (Mia eshte e adhurueshmja Katie Jarvis ne filmin e saj te pare!) dhe nuk bie asnjehere ne narracione makininesh, ruan progresin dramaturgjik, megjithese humb pak nga liria dhe estetika ne minutat e para te filmit, por le te flase vete telekameren (kemi pershtypjen se telekamera i ndjek hap pas hapi aktoret), pershkruan e njeh mjaft mire personazhet, vendet dhe na fal momente mrekullisht te bukura kur ngadaleson skenat (kercimin e Mia-s me ‘California Dreaming‘ perpara Connor-it, psh). Filmi nuk i frikesohet thjeshtezimeve dhe trasmeton gjithmone cdo detaj ne marredheniet e tre protagonisteve. Per ata qe do ta shohin ne gjuhen origjinale (nje british te forte!) do te verejne sesa shume zhargone perdoren, pikerisht per te dhene impaktin e vertete e jetes ne ato lagje.
Dinamikat e ketij akuariumi (fish tank) jane unike dhe perfaqesojne proven sesi mund te behet nje film me nje teme kaq te veshtire e me aktore jo-profesionale (pa llogaritur Michael Fassbender qe luan Connor).
Fish Tank eshte nje denoncim social dhe lutet per nje vezhgim me te perpikte realiteteve urbane.
film i pavarur, mjaft i bukur dhe real.
ReplyDeleteme ka bere te dridhem ne ca skena...