23 September, 2011

DISCO INFERNO - SUMMER'S LAST SOUND

23-shtator-2011: ka me shume se nje dite e gjysem qe vera na la, ne kuptimin fizik flas.
Cili e mban mend tingullin e fundit te stines qe sapo iku? Zerat, muzika, miqte, e dashura, familja: ku ishin? Ti ku ishe?
Nuk ka rendesi, s'ka gje nese nuk mban mend. Eshte ironike ceshtja, si emri i ketij grupi: Disco Inferno. Nuk bejne as muzike per disko e as muzike pop (fale Zotit). Perdorin melodi te kendshme, natyrale (zogj, zhurmen e ujit), te zgjatura e me tekste serioze (do te thoja!). Shtrihuni mbrapsht, hapni krahet dhe perqafoni tingujt e fundit... E ndjeni te ngrohtin? Dhe e gjithe kjo ne kohen kur te gjithe degjonin grunge e grupe 'rock-u' te rizbuluara bajate me vone (nuk eshte ne stilin tim te pergojoj grupe te tjera).
Benin muzike post-rock (mbani mend mire kete term te zbuluar nga Reynolds ne revisten Wire ne 1994!) dhe ne i jemi mirenjohes per kete EP te tyrin ne 1992. 
















And any fool would know
That smashing people's hearts
Can be so much more fun
Than breaking people's bones...  

/ne shqip

se cdo i marre duhet ta di
se t'i thyesh zemren njerezve
eshte me gallate
sesa t'i thyesh kockat...

No comments:

Post a Comment