09 January, 2012

YEAH YEAH YEAHS : ARTY-YET-SEXY-GARAGE-PUNK

Nuk e mbaj mend se ku e kam lexuar, por eshte e vertete! Eshte e vertete qe keto pese fjale mund te pershkruajne karrieren (derime tani) te njerave prej bandave me premtuese ne skenen e re te new wave ose indie (quajeni si te doni!). Do te merrnin vrullin e pervetesuar te grupeve si Strokes apo White Stripes dhe shfrytezuan popullaritetin e ketyre te fundeve, por i shtuan ate glam artistik qe vetem pak grupe ia arrijne me sukses, pa rene ne monotonine e rrymes apo thjesht te imitimit te 'te pareve'.
Karen O eshte koreano-jugore dhe udheheq me zerine e saj art-punk grupin me emrin me punk qe degjohet ne kohet e fundit!















A DATE WITH THE NIGHT (gjurma e dyte e albumit debutues te YYYs)
Grupi art-punk i Yeah Yeah Yeahs perbehet nga treshja Karen O (vokaliste, 'O' eshte mbiemri!), Nicolas Zinner (kitare e pare) dhe Brian Chase (bateri). O takon Chase ne kolegjin universitar te Ohajo-s dhe bashke nkohin Zinner nepermjet miqve. ne kete menyre vendosin te trasferohen ne Nju Jork. Gjate provave te ara moren kurajon dhe shkruajten disa gjurme e tekste pa muzike, por ne pak kohe e gjeten veten te mbeshteteshin mbas shpine grupet The Strokes dhe White Stripes (megjithese nuk luajne muzike aspak si njeri apo tjetri!). Do te perftojne njefare popullariteti ne saje te prekjes artistike dhe seksi te gjurmeve garage, vendosjes neper skena dhe look-ut glam, por gjithnje trendy dhe origjinal.
Flitet shpesh per kete rryme te re te new wave ne ditet tona, po a pafalshme qe shume te rinj qe degjojne indie nuk i kane degjuar ndonjehere emra si Television apo Pixies. Puna debutuese EP do te jete me te njejti titull dhe e regjistrojne ne etiketen Shifty (fundi i 2001). Fama do te kaloje kufjte ndersa shoqerohen nga Jon Spencer Blues Explosion dhe Girls Agains Boys dhe keshtu me pas ndermarrin nje tour ekskluzivisht te tyrin neper Britani. Albumi i mirefillte Fever To Tell (2003) duhej te leshohej ne vjeshten e 2002, por data e sakte do te binte ne vitin 2003 duke acaruar fans-at me pritjen e tepert te pajustifikuar. Eshte nje album i mire, po te kemi parasysh qe nuk ishte e lkehte te risillje dicka te re ndersa shoqewrohej me 'tashme divat' e White Stripes, megjithesi tingulli i YYYs i shpeton asaj thatesire primitive qe karakterizon grupin e 'vijave te bardha'.
Gjurmet dallohen per nga zhurma dhe uleritje, tekste mbi seksin, urgjencen nevojtare, nervozitetin etj. Te gjitha keto te kenduara nga zeri i Karen O, muza e re e punk-ut chick bashkekohor. Kujtimet shkojne tek ajo djallezorja Ivy Poison e Cramps-ave, sa per te kujtuar se ethet e rock'n rollit nuk mposhten kurre dhe ndoshta Karen O eshte e reja me floket e shkurtra qe digjet nga kjo deshire dhe vrull. Mirepo nuk mbaroi ketu. Ne fakt e reja qendron ne perzierjen e rock-ut me elektroniken dhe, kush eshte akoma me i zoti, me zhurmen (noise). Ndoshta eshte per kete arsye qe ne Nju Jorkun e viteve te fundit rockabilly perzire me new wave po gjeneron nje vale te re mes te rinjve per te shperthyer ne dhjetra grupe reja premtuese. YYYs jane nder keta te fundit me plot talent.

















Reflektimet vijne me gjurmen kyce te albumit: 'A Date With A Night', ku ritmi i baterise sherben si mbajtes i flamurit per te ndjekur riff-et e kitareve dhe kaosin zhurmues qe krijon Karen O dy here pergjate ekzekutimit te gjurmes. Ndoshta funksionon mire per ata qe kane vesh per muziken punk ai ritmi i kercyeshem dhe seksi ne te njejten kohe ('I got a date with the night / Puttin' out my finger / Gonna catch the kids dry / Gonna walk on water'):

(...) I got a date with the night
Puttin' out my finger
Gonna catch the kids dry
Gonna walk on water
Buying out the fight
We're sweatin' in the winter (...)

'Maps' propozon nje kendim me te qete dhe gati melankolik. Historisa e dashurise qe mbaron e merr rruge te tjera eshte ne mes te romanticitetit te gjurmes ('Wait, they don't love you like I love you...'). 

















It's Blitz (2009). Ishte e veshtire te rishikoja pershtypjet e mia misterioze mbi kete regjistrim. Eshte nje pune mjaft e arritur, e bukur dhe ndoshta me afer nje kryevepre. Eshte pesonifikim i diversitetit brenda nje albumi te viteve te fundit, me nje numer gjurmesh delikate po aq sa gjurmet me ritem pershpejtues. Grupi perfaqeson ne njefare menyre ate rilindje te muzikes indie, duke marre borxh nga new-wave dhe punk-u elemnetet me tipik. Padyshim qe albumi hyn tek me te miret per kete vit. Look-u  glamrock, balada 'Kiss Kiss', perdorimi i synths ne disa melodi ndihmojne ne formimin e nje delikatese (mjaft merite ka edhe zeri i Karen O) lehtesisht te degjueshem.
Gjurma hapese e albumit: 'Zero' do te jete hit-i i merituar fale nje muzike bazuar ne post-punk-un me rrahjet me tipike, por edhe fale sensualitetit te zerit te Karen O. Te njejten rruge ndjekin edhe beat-et dhe perseritjet mekanike te 'Heads Will Roll'. 'Skeletons' eshte dashuri e paster, lirizem qe varet pezull nen nje muzike pershkruese te natyres se qete, e virtytshme si bateria zbritese (merita kane edhe tastierat me tingull verior, gati thirres qe te kujtojne Sigur Ros). 'Dragon Queen' sajon nje ritem te pamundur dhe te cuditshem, si vete teksti surreal dhe shume oriental.
'Shame and Fortune'
shtrihet mbi nje mur sonor elektro (per ta degjuar me volumin lart ne qiell!) me nje tekst mjaft interesant:

















Shame is soft and safe / Lose when I play your game
Come if you call my name / Lose when I play your game
You, got an attitude / You, got a way
All fortune on the floor

[ Foto te shkrepura nga Wildman dhe Belisle. Marre nga faqja: http://www.yeahyeahyeahs.com/photos/ ]

E rendesishme per artistin eshte aftesia per ta evoluar veten me mirenjohje ndersa mban ende nje apel drejtuar publikut padurues. Albumi eshte nje veper e mire, nje gure percjelles ne ate cfare pritet te bejne akoma. Ne te mire apo ne te keqe, YYYs duhet te perballen me argumentet e perseritjes ne art, monotonise dhe ideve origjinale (sic bene me albumin debut edhe grupi tjeter me sukses The Kills). Le t'i japim me shume se nje shans! Ne fund te fundit kjo eshte muzika indie (YYYs i kane bere nje cover edhe gjurmes monumentale te Pixes: 'Where Is My Mind'), rishpikje e vazhdueshme per te mos rene ne vetpermbushje.

No comments:

Post a Comment