Zeri magnetik i Nick Urata-s do te vendosej ne skenen indie rock si nje nga fenomenet e kohes.
Bashke me tre individe te tjere do te krijonte Devotchka (vijne nga Denver dhe formohen aty nga viti 1997): nje kompleks multi-instrumental ku perzihen sidomos ritmet ballkanike, por edhe ato orientale, bouzouki, mariachi me rrenjet e folk-ut meksikan. Valse te dehur, kenge bohemiane, ndjeshmeri alla-Lindore e vere ballkanike do te perbejne kornizen e ketij kompleksi me potencialitet te adhurueshem. Nje kenaqesi e vazhdueshme per veshet e kedo!
Mirepo e gjithe kjo vihej re vetem pasi nje film kryeveper me titullin Little Miss Sunshine (2006) ben buje per origjialitetin, realitetin theres qe paraqet, historine on-the-road, personazhet fantastike qe njohim minute pas minuti.
Nen kete realitet artistik DeVotchKa-t, emri i se cilit shkruhet me shkronjat e mesit te medhaja, (marre nga libri A Clockwork Orange te Anthony Burgess, botuar ne 1962, ndersa ne rusisht do te thote 'vajze e re') nuk perserisin asgje, por rinovojne me nje pasion te ri duke u bere keshtu pioniere te denje te nje muzike shumeshekullore.
Do te jene grupi me pak i shfaqur e i reklamuar nga kritika dhe do t'i duhen plot kater vjet lodhje dhe po kaq albume qe nga debuti i tyre me SuperMelodrama (Dago Records, 2000) per tu bere i njohur nga publiku i gjere. Formohen ne Denver (Kolorado) nga lideri Nick Urata, i cili eshte vokalisti me zerin magnetik (luan gjithashtu kitare, trombe, piano dhe te vecantin theremin).
Fillimisht do te jene mbeshtetes muzikore te shfaqjeve burlesque te modeles/pin-up Dita Von Teese, ku vete menyra e ketyre shfaqjeje i ben qe te luajne nje shumice ritmesh. Do te hapin koncerte per Belle & Sebastian, Gogol Bordello dhe madje per Marilyn Manson! Me vone do te xhirojne shpesh per tu afruar me publikun e per te rigjetur lidhjet e vjetra frymezuese. Ne thelb perpunojne folkun ballkanik me ate
meksikan, duke futur rregullime me violina dhe kitare qe te bejne te mendosh per realitete melankolike, te zgjeruara ne hapesire e qe i referohen nje kohe te kaluar, por te mrekullueshme per nga ritmet e muzikes.

Zhvillimi dhe kthesa do te ndodhin ne 2006 me prezantimin e drames road-movie Little Miss Sunshine ku drejtuesit Jonathan Dayton me Valerie Faris zgjedhin si kolone zanore gjurmet e albumit How It Ends, tashme i leshuar qe ne 2004.
"Ishim ne turne diku midis Wyoming dhe Idahos kur nje mik me telefonon dhe me thote qe ne kemi qene nominuar nga Grammy Awards... Mbeta i tronditur!!!"
nga nje interviste e Nick Urata, 2007
Ndersa mikrobuzi i vogel Wolkswagen T2 shpejton ne rruget e Amerikes me kete familje 'normale' brenda, gjurma title-track 'How It Ends' ben si kornize ideale e pershkruan personazhin fantastik qe fshihet brenda secilit prej nesh, nuk eshte nje trasformim, por nje drame qe arrin kulmin ne fund, ku e verteta eshte e kaq e brishte saqe eshte mekat ta besh te njohur, por kurajo dhe forca qe buron nga shfryerjet jane nje shuplake botes hipokrite qe na rrethon. E tille eshte 'How It Ends' (si mbaron), fillon me shkeputje te rregullta te tastieres, pastaj vijne shkeputjet e fizarmonikes, me vone pianoja dhe e kenduara e Urata-s e shnderrojne ne nje balade rrenqethese, gati perlotese qe fsheh forcen tipike qe udheton bashke me dy violinat. Eshte nje pyetje retorike. Nuk ka sesi te mbaroje pervecse keshtu; si nje udhetim i sinqerte, i vetedijshem.
How It Ends numeron gjurme te nje bukurie te rralle. 'You Love me' tregon per nje histori dashurie te paperfunduar e te trishtuar, por gjithnje reale (Now there is an ocean of time / Between your life and mine / You look happy / And you're married I bet).
Lirikat e Urata-s vazhdojne me 'The Enemy Guns', ku dashuria e te riut qe kthehet nga lufta zbulon qe e ish e dashura ka martuar nje te pasur (si ne nje film Western):
We have given our bodies / trupat tane ia kemi dhene
To the Mexican army / ushtrise meksikane,
But my heart and soul / por zemra dhe shpirti im
Belong to you my love / te perkasin ty e dashur
Polka e 'Charlotte Mittnacht (TheFabulous Destiny Of...)' eshte nje dedikim instrumental i filmit Le fabuleux destin d'Amelie Poulain ku pergjohet muzikalisht mjeshtri francez Yann Tiersen (autor i kolones zanore se filmit). Gjurma nuk do te jete e vetmja me sfond francez pasi edhe 'Viens Avec Moi' kendohet gjithshtu ne frengjisht. Ndersa 'Dearly Departed' i kendon nje lamtumire, 'Such a Lovely Thing' eshte nje tjeter arritje artistike. I ngjan nje feste tipike cigane plot ekzagjerim. Zerit terheqes dhe mjaft pasional te Urata-s nuk mund t'i qendrohet indiferent. Kryevepra instrumentale mbetet 'Lunnaya Pogonka', si nje karvan cigan ne levizje te humbur me kulmim e violinave te Tom Hagerman dhe perkursionesh tribale te Shawn King qe perseriten ne cikel dehes. Albumi mbyllet me 'Reprise' nje rikthim me tone te qeta i temes se 'How it Ends'.
Duke theksuar edhe njehere potencialitetin artistik (ku jep e merr persa i perket ndikimit muzikor me te medhenjte Calexico, Giant Sand apo edhe me Black Heart Procession), tingujt e kesaj orkestre (qe e nisi, si te them, nga poshte) me ndotje ballkanike, do te qendrojne per nje kohe te gjate ne mendje e sidomos ne zemer...
me vjen te qaj se kam humbur rastin te njihem me ta dhe madje dhe ti fotografoj kur kane ardhur ne Stamboll pasi une sapo qeshe kthyer.miku im Gary Isaacs qe i ka fotografuar prej vitesh me tha se mund te me njihte me ta, po c`ti besh se isha larg:(
ReplyDelete