Grup multimedial i shkelqyer: perziejne muzike, teater, mimike, kinema, kercim dhe projektime vizuale. Tuxedomoon New Music Ensemble (ky do te jete emri fillestar!) do te jetojne nje evolucion kultural qe nisi ne San Fransisko, por qe i con drej kontinentit evropian duke zbuluar rrenjet artsitike te secilit anetar. Do te prekin zhanre te ndryshem me nje diskografi te pafundme. Tashme grup kulti per ndjekesit e muzikes se rafinuar dhe te nje niveli eksperimental, shfaqjet e tyre shnderrohen ne ngjarje me nivel te larte konceptual.
STUDENTET E MUZIKES ELEKTRONIKE DHE TEATRIT
Steven A. Brown (i klases 1952, Sh.B.A) dhe Blaine Leslie Reininger (1953, Sh.B.A) njihen gjate nje kursi mbi muziken elektronike ne 1977 ne City College (San Fransisko). Brown (saksofonist, pianist dhe vokalist), lindur ne Cikago, interesohet mbi kinematografine dhe frekuenton grupin teatral te Angles Of Light, ndersa Reininger, violinist, i diplomuar ne Kolorado, ka milituar ne mjaft garage-bands dhe tashme ka ndermend te formoje nje kompleks qe te luaje shume zhanre.
Lind keshtu Tuxedomoon New Music Ensemble, se cilit i bashkohet shpejt kengetarja Victoria Lowe dhe performer-i/autor teatral Winston Tong (i klases 1951, me origjine kineze). Gjate muajve te pare ne formacion hyjne dhe dalin mjaft emra te njohur me grupe te tjera roick-u, por vetem me ndihmen e Tom Tadlock (ekspert i elektronikes dhe zoterues i nje Polymoog) regjistrojne gjurmet 'Pinheads On The Move', 'Joeboy The Electronic Ghost' (1978) dhe me pas 'The Stranger' dhe 'Love' dhe 'No Hope' (te tre gjurmet te publikuara ne 1979).
KUNDER SPONTANITETIT ROCK
Ne San Fransisko po behej gjithnje e me shpeshte te vizitoje lokale 'cabaret' ku ne vend te koncerteve jepeshin shfaqje audio-vizive. Krijoheshin posacerisht koreografi me veshje, menyra dhe instrumente te paramenduar. Nje forme e improvizuar teatri, le te themi, ku e gjithe bashkesia e elementeve nuk mjaftohej me artin, por e kapercente kete te fundit. Keshtu Tuxedomoon, edhe pse e thithi energjine e punk-ut nje viti me pare, nuk u shkri me te. Mendonin se u kthye ne nje ngjarje shfryrese me disa kitare, nje bateri dhe kengetari qe uleret me sa ka fuqi. Arsye perse neper mbremje visheshin me smoking (madje edhe ne lokalet tipik punk te qytetit) ishte pikerisht se nuk ishin dakord me te tjeret. "Cdo gje qe benin te tjeret, behej tabu per ne... Na interesonte te realizonim muzike nen sfond per njerez ne krize ekzistenciale ne periudhen new wave".
Albumi EP (extended) mban te njejtin emer: Tuxedomoon (1978) dhe shpreh ambicjet e grupit: muzike obsesionuese, e erret, ritmike me copeza melodike, por me nje atmosfere mjaft terheqese ku thithet nje fryme e semure dhe dekadente.
Ne vitin 1979 Tuxedomoon hyn ne kontakt me 'te cmendurit' e etiketes Ralph (produkti famemadh i The Residents) dhe kjo e fundit bindet t'i financoje per albumin debut me titullin "ulerit me nje pamje" Scream With A View (1979). Me kete hap ansambli multimedial mbyll nje kapitull: ate te muzikes post-punk/new-wave (edhe pse te vageta ndikimet) dhe tendon drejt sugjestionueses, krijesave se nates (kujtojme regjistrimin e 1978 te 'No Tears'), ku dominojne lirizmat e ftohte dhe dhuna e perllogaritur. Te ndihmuar vazhdimisht nga Tadlock (i cili si mjeshter njohes i instrumenteve elektronike, shpikte efekte violinash dhe bazash si "glaxobass" e modifikonte tastierat ekzistuese). Duhej me te vertete kurajo te luaje perpara nje publiku me nje kompleks ku mungonte bateristi! Si perfundim, tingujt e ketij albumi ngjasojne teper 'evropiane' dhe per kete arsye nuk pati mjaft sukse ne kontinentin amerikan (pervec se ne Nju Jork, duke qene e perzire nga te gjithe racat dhe gustot artistike ishin sigurisht me te gjera).
'(Special Treatment For The) Family Man' do te perbeje berthamen e dickaje qe nuk ishte degjuar kurre me pare. Nje grumbull zerash te kampjonuara e te amplifikuara me efektet shtremberuese te tastierave moog dhe nje saks elegant i trishtueshem degjohen ne sfondin e valeve me frekuenca jo te zakonta te sintetizatorit. Behet fjale per Dan White, vrasesi i gay-t liberal Harvey Milk (ngjarja provokoi mjaft polemika dhe levizje ne skenat e San Fransiskos).
Kjo zgjedhje e vecante pasqyrohet mjaft mire ne albumin 'gjysme memec' Half Mute (1980), regjistruar ne dhjetor te 1979 nga Brown, kitaristi Reininger dhe basisti Peter Principle. Me nje kopertine te strabukur nga Patrick Roques (vizatimet abstrakte jane metafore e vetmise dhe huajezimit te individit), disku perben nje gur themelor per muziken dark te viteve '80. Albumi permban disa nga gjurmet me te bukura qe jane degjuar ndonjehere ne sfondin e muzikes post-punk ('59 To 1', 'Filth Column', 'What Use?', 'Volo Vivace') dhe do te sjelle shitje te papritshme duke paraqitur nje muzike aspak te lehte per masen.
MODERNISTET POST-PUNK / CABARET NOIR
'Nazca' eshte intro ideal per nje bande si Tuxedomoon qe fluturon mbi tingujt new-wave origjinale, sic kishin bere Residents, Pere Ubu.
'Tritone (Musica Diablo)' eshte ndoshta me e famshmja. Sulm me violine, tastiera te shtremberuara, te djallezuara, zhgarravina neper tastet e tastierave. Nuk ka nevoje per fjale per te shtuar poetiken e kesaj kryevepre sonore. 'Loneliness' kendohet ne menyre te deshperuar me nje ze qe te kujton Ian Curtis e me nje rrahje periodike deri ne nervozitet e destabilitet. Nje tjeter copez e djallezuar. Vizatim i thjeshte deshperimi e vetmie. Nese grupi do ta kishte fillesen ne Britani, ndoshta rryma dark nuk do te ishte e njellojte me ate qe njohim sot! Sikur ngacmimet e basit ne 'James Whale' te shkeputin vemendjen ne nje konfuzitet mendor, qe paralajmeron nen lekundjen e nje kembane. Spektakolar vizioni absurd qe trasmeton. James Whale ishte ne fakt nje personazh i diskutueshem: nje regjizor famemadh (nder te paktit qe deklaroi homoseksualitetin) i njohur vecanerisht per xhirimin e filmave mbi Frankestein dhe mjaft te tjere te llojit horror. 'Volo Vivace' eshte titull ne italisht dhe ndertohet mbi te njejten formule: kitare bas dhe violine, po aq te djallezuar sa vete synimet e Tuxedomoon me kete album avangarde.
Gjurmet flasin per re qe po i mbjellin cdo dite, per endrra qe perseriten cdo nate, per ekrane televizoresh qe shfaqen cdo nate neper keto endrra... Vetmi moderne dhe ankthe qe gervishin ndergjegjen tone te "shendetshme".
Te dy albumet e mesiperme do te ripublikohen ne 1997 ne nje edicion unik.
Desire (Ralph, 1981) gezon rikthimin e Winston Tong i cili modifikon me zerin e tij strukturen gjeometrike duke i shtuar epiken e recitimeve. Ne pranvere te 1981 Brown dhe shoket trasferohen ne Evrope, ne Roterdam e me vone ne Bruksel. Ketu njihen me Maurice Bejart ku regjistrojne dhe perpunojne muzikat per baletin Divine, frymezuar nga jeta e Greta Garbo-s. Per ta permbledhur, tekstet flasin per modernitetin ne menyre ironike, per paranojen, ankthin e te jetuarit ne nje "shtepi endrrash" (gjurma 'Holiday For Plywood').
Ne ripublikime te mevonshme do te gjeje vend edhe nje gjurme mjaft dark dhe e hershme e grupit: 'No Tears' (asnje lot nga krijesat e nates / asnje lot / syte e mi jane thare / mirupafshim / Ndjehem kaq bosh saqe nuk kuptoj / Asgje nuk ndodhi sic e planifikova / koka po me plas / goja me eshte thare / s'mund te bej asgje nese kam harruar te qaj / asnje lot nga krijesat e nates...):
No tears from the creatures of the night
No tears
My eyes are dry
Goodbye
I feel so hollow i just don't understand
Nothings turned out like i planned
My heads exploding
My mouth is dry
I can't help it if i've forgotten how to cry
No tears from the creatures of the night
'In the Name of Talent (Italian Western Two)' perben nje tjeter arritje muzikore. Niset me nje intro western ne stilin duel ne shkretetire per tu amplifikuar nga goditjet/leshimet e ajrit elektronik. Eshte rradha e zig-zag-eve te shtremberimeve harmonike te efekteve te tastierave dhe kendimit. Por pjesa me emocionuese eshte teksti dhe kendimi: njeriu dhe perpjekjet e tij absurde per te mos shpenzuar kohen kot, duke u drejtuar ne njeren ane te jetes dhe ne njeren menyre, por perseri duket e pamjaftueshme. Udhetonte lehtesisht, pa bagazhe, besimi dhe feja e shpetuan, por ka nje cmim per te paguar dhe miqte e dinin kur e pane te veshtronte fiksueshem ate dite...
He went through life
Sometimes crying
Never trying
Sometimes crying
The books that he read and the TV said
Don't waste your time
He began to think his future
Lay in the hands of fate
He'd move this way
He'd move that way
Or just hesitate
It comes out the same
He wondered what was to blame
He travels light
No excess baggage
His religion saved him
But there was a price to pay
His friend could see it
In the way he stared that day
Life on over ride
Life on over ride
Divine (1982) eshte fryt i ketij bashkepunimi. ne vitet ne vazhdim Tuxedomoon ndermarrin nje jete pa frena persa i perket shfaqjeve live, turneve amerikane dhe bashkepunimeve per kolonat sonore te filmave dhe teatrove. Keshtu marrin pjese ne albumet e Anna Domino, Minimal Compact, misteriozit Snakefinger dhe ne Londer krijojne eventin Tuxedomoon Event bashke me Glenn Branca.
Aktivitetet e shumellojshme te ansamblit multimedial perfshijne edhe nje pershtatje nga Ghost Sonata (shkruar 1907) te dramaturgut suedez August Strindberg per festivalin ne In Teatro Polverigi (komune e Ancona-s), e cila perjetesohet ne albumin Ghost Sonata (1991) si dhe video-projektime e muzike live ne Lile te Frances (Revisionnaires).
Ghost Sonata zevendeson nje perle te rafinuar neo-klasike persa i perket muzikes eksperimentale perzire me teatrin.
Albumi perbehet nga tete pjese te ndara konceptualisht nga njera-tjetra. Disa ishin tashme te kompozuara vite me pare (fillim '80) ndersa pjese te tjera elektronike (si 'An Affair at the Soiree' apo 'Les Odalisques') u zhvilluan pergjate studimit te metejshem te alkimise se tingujve dhe zhurmes qe Tuxedomoon deshironte te realizonte.
Mbetet nje detyre e veshtire te percaktosh vlerat e cmuara te kesaj kryevepre (per shume kritike ndoshta me e kompletuara dhe komplekse e grupit), por implikimet veprime/piecè muzikore qe i shoqerojne fantazmat ne teater jane te pershtatura mire: 'Catalyst' shpreh veprimin e dergimit te kartolinave nga qyetet e vdekur, "An Affair at the Soiree" shkon pershtat intrigave dashurore e flirtimeve (perkrahe klarinetes, mrekullisht, degjohen gota qe perplasen e zera ne sfond), ne 'Music Number Two' violinat shoqerojne shetitjen e fantazmave buze bregut te detit.
I vitit 1985 do te jete albumi Holy Wars ku padyshim hiti me me ze do te jete/mbetet 'In A Manner Of Speaking', shkruar dhe kenduar nga Tong (faqja personale: http://winstontong.com/):
Tuxedomoon do te vazhdoje te rimblidhet per projekte te reja, gjithnje ambicjoze edhe pse anetaret e tij do te shkelqejne ne karriera soliste. Muzika e ketij grupi kulti/underground nuk ka reshtur se terhequri fatalisht te apasionuarit e muzikes se re, asaj enderrimtare, concrete, duke perforcuar idene se cdo gje eshte e mundur! Post-punk pa bateri. Nje tjeter fortune e zeze nga qyteti ku rrahin ererat e ftohta te veriut
No comments:
Post a Comment