19 January, 2012

INDIAN JEWELRY - BIZHUTERITE INDIANE DHE VIZIONET ACIDE




















Ne zyren anagrafe: INDIAN JEWELRY
Erika Thrasher dhe Tex Kerschen vijne nga Texas-i (Hjuston) dhe ne vend qe te luajne psikedeli te stranjohur tashme, perdorin synthe dhe muzike dixhitale per te krijuar ate ambient endrrimtar, per te nisur udhetime te shkurtra (si kohezgjatja e gjurmeve!), per te perziere psikedeli, punk, noise, shoegaze (ndikime nga Spacemen 3?), drone, hard-core e ku di une...
Tribale e 'te eger', na paraqiten si nje bande leckamanesh ngjyra-mgjyra qe bredhin neper brigjet e kontinentit amerikan me rraqe, fije e tela qe lidhin tastiera, kompjutera e instrumente te sajuar. E gjithe kjo shperthen ne performanca live nga me te cuditshmet, non-sense, misterioze, gati-gati praktika rituale sekrete...
Obsesioni eshte i menjehershem me gjurme si 'Temporary Famine Ship' (albumi Free Gold), 'Cutthroat' (albumi We Are The Wild Beast), 'Excessive Moonlight' (albumi Totaled), 'Free Like An Axe In A Tree' (albumi Fake and Cheap), ku efektet sonore te perpunuara me software e filtra dixhitale, ia arrijne persosshmerisht qellimeve te semura te dyshes: kokekrisje, perhumbje artificiale, leshim i plote i muskujve, vizione astro-metafizike, Beat/bad-trip!
Manikine elektronike, shamane qe jane te fiksuar me zhurmat, efektet e zerit, shocking-art, ikona mistike dhe performance live, si te ishin te zotuar nga Dicka-e-Erret-dhe-e‑Rrezikshme!
Mjaft! Pershkrimi mbaroi. Kurajo tani dhe thithni!


No comments:

Post a Comment