Muzika me madheshtore qe kam degjuar vitin qe kaloi.
Ne vend qe te renditja nje liste me emra te vecuar, zgjodha vetem nje, vetem nje album, vetem nje gjurme. Quhen Lüüp (me pikat mbi 'u'!). Vijne nga vende te ndryshme; nga Suedia, Anglia, Qipro, Greqia etj etj... Muzike evropiane dmth, nen traditen e folkut me prestigjoz, progresiv folk (prog-folk).
E te mendosh qe kaluan me shume se dy ore qe rrija ulur jashte ne ballkon, naten, duke pare henen dhe qiellin, kaq paster me ne fund...
Yjet: heshtje madheshtore, fluks konstant, ekuiliber trupor/fizik, struktura pezull, zgjatje dhe perkulje e Universit siper e poshte nesh! Melodi te perkohshme, kapje mat e shpirtrit, dashuri e plote si rrethi figure, magji e natyres, vogelsi e jona...
Lüüp e permbushen deshiren time kete fillimviti: te hutohesha me koken lart ne qiell e me shpirtin ulur mbi toke!
No comments:
Post a Comment