25 September, 2013

DEATH CAB FOR CUTIE - 'SOUL MEETS BODY' [PLANS, 2005] // SHPIRTI I PERJETSHEM PREJ ADOLESHENTI

I want to live where soul meets body
And let the sun wrap its arms around me
And bathe my skin in water cool and cleansing
And feel, feel what its like to be new


















Nuk po shkruaj aspak per karrieren e nje nga grupeve (Death Cab For Cutie) me te mire te viteve Dymije, as per albume kryeveper, si Transatlanticism ne 2003; dua vetem te kujtoj nje moment (Kodak moment?).
Nje kodrine te ulet te nje parku qe sherbente si strehe e pavarur anti-qytet e disa djemve e vajzave te reja, te cilet ushtroheshin cdo pasdite ne pishinen e braktisur ne skateboard.
Asgje te vecante, madje pak talent ne dukje, por ngrohtesia e rrezeve te diellit te tetorit i jepte ngjyra te tjera fytyrave tyre... Djersa i ndriconte ballin dhe ata me cdo force perpiqeshin te benin trajektore sa me te veshtira. Lodheshin ('where soul meets body'), viheshin ne pamje, luanin me floket, qeshnin. Benin zhurme...
Ne tentative per te qene gjithnje nen lekure te re?
"Ba da ba da ba ba...".

No comments:

Post a Comment