28 September, 2013

TIM HECKER - 'SKETCH 7' [DROPPED PIANOS, 2011] // SKICA NDERSA HEDHIM PIANON NGA QIELLGERVISHESI





















Ne hyrje te nje librerie. Prezantim i nje libri (me kopertine gri!) mbi muziken elektronike.
"O babi, po cfare muzike eshte kjo?"
(ne mendjen e tij) "Si t'ia shpjegoj me pak fjale... Induksion magnetik, percjelles te besueshem te tingullit, elektromekanike, eksperiment i cuditshem fizike..."
Une do te thoja: shtremberime te pianos klasike, elektronike per veshe tashme te lodhur nga zhurma e paorganizuar e muzikes bashkekohore, shto ketu inatin nga radio qe rrine ne kembe per inertesi, keqardhjen per antena qe nuk perdoren me, moskujdesjen ndaj atyre telave te aluminit qe nuk lemohen me per te thithur perseri vale te rralla audio-je...
Tim Hecker (producent kanadez) me EP Dropped Pianos (tetor, 2011) ka nje pike fikse: pianon, kete instrument madheshtor. Kjo vihet ne dukje ne cdo gjurme/skice; kompozime te perqendruara ne tingull minimalist, melodi serioze per rilindjen e fares (gjeneza e cikleve - genesis), ninulla per te tallur ironikisht gabimet tona ne te kaluaren (mohimin e pianos?)... Ndersa bota zbret nen nje spirale poshte ne ferr!
  


1 comment:

  1. me ben te mendoj per ujin dhe boten nenujore.me jepka nje ndjesi te mire , te vecante.

    ReplyDelete