Thirrja eshte po e njejte - Te gjithe ne pisten e kercimit. Pa perjashtim!
E te mendosh qe kurre nuk do mendoja (gabimisht!) qe skena amerikano-jugore mund te ishte e vecante, speciale, ritmike ne kuptimin e muzikes origjinale, mjeshtra ne elektroniken bashkekohore. Dhe sidomos kur ky i fundit eshte rritur ne Berlin; kryeqyetetin e arteve te pavarura ne Evrope.
Nje udhetim i gjate (Buenos Aires, Mexico City, Rionegro); rizbulime etnografike, tekno tribale e leshuar tashme e lire nga improvizimet dhe house tribale perbejne elementet fitues te albumin The Visitor, 2013.
Relatat trup-pluhur forcohen, psikedelia tribale thur argumente me pistat e kercimit urban, terrirore latino qe kane sherbyer si nxites per ambjente klubesh, alegri tipike qe ushtron presion mbi mendje akoma te paravendosura, levizje qe marrin inisiativa provokuese e personalisht te kenaqshme!
Matias Aguayo riviziton elektroniken me veshje te re; kercimi ishte vetem objektivi kryesor, rituali i gezueshem, misherimi i shenjave dalluese te primitivizmit.
Na takon ne te thithim energjine. Para se te fiken dritat largpamese!
No comments:
Post a Comment