25 September, 2013

FORTY THIEVES ORKESTAR [LAST BAND STANDING, 2011] - TINGUJT E BALLKANIT QE KALOJNE KUFINJTE...

Banda e fundit qe mbeti ne kembe.
Bukureshti therret, Londra pergjigjet.
Balkan beats kalon kufijte. E kontinentit me te vjeter...






















Pregatituni mire per prezantimin!
Tashme eshte nderkontinentale. Ansambli kerkon me shume. Kenaq ritmet e prejardhjen e tij ballkanike, por kjo nuk eshte me e mjaftueshme. Aspak!
Harqe, disco music, balkan beats, d'n'b, elektroswing, reggae; vazhdimesi e zbulimeve zanore.
Klarineta klezmer, ritme ska, violina rumune, ankime gypsy, flaute te sterzgjatur, kercime dervishesh, vals i gadishullit mistik, zera vashezash, jazz fizarmonik prej-Bosfori ('Bosphorus Blues'), britma neper lugina te lugeta, melodi nga Lindja; ftese me dimensione te ekzagjeruara per ne martesen e Mbretit te Leckave (dhe jo vetem)!
Shtoj ketu kinematika hip-hop nga Londra, peisazhe filmash abstrakt bardhe-e-zi, bellydance etj etj... sherbejne si hyrje nga nje Porte e Madhe.
Konglomerat nga Britania e Madhe, Forty Thieves Orkestar marrin nga e gjithe kjo 'corbe demokratike' e regjistrojne material te cmuar per veshet tone.
Perkujtimore e ish-bandave (si Taraf de Haidouks) te medhaja qe udhetuan gjate (gjeografikisht) per te kaluar kufijte e per te shperndare keshtu te bukuren e muzikes tzigane, pa paragjykime e perkatesi etnike.
Forty Thieves Orkestar nuk ndalen ketu. Zeri i Angela Ward (monumentale 'Dervish Tanz'), klarinetot e Idris Rahman e Arun Ghosh shoqerojne ne nje bote ku kuvertat e kuqe shpalosen per te ajrosur rrugicat e shtruara me florinj e ku tingujt ballkanike dehin zemrat akoma te pastra...
Miresevini ne dasmen e Orkestres se Dyzet Hajduteve!




4 comments:

  1. Pasi me ka pushtuar me kohe zemren e mendjen ky projekt, po e ndaj edhe kete gjurme me mjaft vlere: 'Beirut Express'
    http://www.youtube.com/watch?v=u8MVaxglxpI

    ReplyDelete
  2. nje grup qe kam kohe qe e adhuroj.te falenderoj qe permende dhe Taraf de Haidouks :)
    ke bere nje pershkrim shume te mire dhe plot pasion si grupi vete.

    ReplyDelete
  3. kenga me e pelqyer e imja e ketij grupi eshte :
    http://www.youtube.com/watch?v=nIkQ2MdyLJw&feature=share&list=PLA501CFF61A3A6555

    ReplyDelete
  4. po, edhe kjo meriton shume ('only for kings')!
    sec ka nje intro tradicionalisht shqiptare, popullore te vjeter...
    balkan beat meets london beat!!!

    ReplyDelete