Showing posts with label deepchord. Show all posts
    Showing posts with label deepchord. Show all posts

    29 January, 2014

    IMINAZOLE - OSAKA AND MANIPULATED LOOPS [DUB TECHNO, 2013]


    Osaka, nje nga qytetet me te bukura ne Japoni, na ka falur artiste te panumert si; Boredoms, Afrirampo, Blood Stain Child etj etj, edhe pse nuk dua te perqendrohem tek ky aspekt tani.
    Iminazole, eshte emer-projekti i brazilianit Cesar 'M1A1' Alexandre i cili, gjate pushimeve te tij ne kete qytet, realizoi nje album mjaft melankolik dhe ambient. Seciles prej dhjete gjurmeve te albumit (Osaka and Manipulated Loops, 2013) i shoqerohet nje fotografi e shkrepur ne pjese te ndryshme te qytetit.





















    Duke marre ne konsiderate kete rendesi vizive qe ky do te na trasmetoje, eshte per tu permenduar edhe kopertina e albumit; nje shtylle dritash rrugore me ngjyra te percaktuara mire (me te kalter dhe te gjelbert), por me fokusin e humbur me dashje, duke lene pas nje hije vetmie (endrrimtare), e megjithate brenda nje qyteti kaq urban!
    Me kete sfond nga Lindja e Larget,  Iminazole na fton te ecim neper rruget e mbuluara me re te zeza (shpesh degjohet kampjone te shiut qe bien, zera te natyres qe perzien mire me perdorimin e reverberation dhe echos). Melodia eshte e zvogeluar ne minimum, me rrahjet e baterise qe ruajne ritmin tipik dub techno, urban, nokturn, ultramodern tashme te kaluar. Merzitja nga loop-et largohet pikerisht nga variacionet e efekteteve te mesiperm.
    Lidhja e forte mes fotografive dhe muzikes na shplodh mendjen per te perfytyruar me lehte ato vizatime urbane te shoqerise se re dhe linjat e forta te nje arkitekture qe interesohet gjithashtu per tinguj te ri dhe eksplorues.
    Zhytuni!




    30 May, 2012

    DEEPCHORD PRESENTS ECHOSPACE - EKSPERIENCE PERMES SHQISAVE. UDHETIME HELMUESE DHE MINIMALIZEM HIPNOTIZUES















    Eshte sikur 'degjon muziken TECHNO-DUB nga perjashte deres kryesore'.
    Sic shkon ne klub, merr per te pire, njihesh me dike (qe me siguri var memoriet RAM te kompjuterit mbi qafe) dhe del jashte. Pret dicka, pret te ndodhe dicka, por qe nuk e di me te vertete se cfare mund te jete. Kohen? Dhe nderKohe muzika brenda humbet frekuencat e larta dhe, pikerisht aty dek hapesira (echoSpace) e vogel perpara daljes, mberrin vetem nje perqindje e vogel e atyre cikleve te pafundem rrahes (beat-et e 'Firefly'). Efekti kap veshin, shqisat e me pas qelizat e mendjes...
    Urdhri eshte te humbesh ne thellesi (deep). Ndadalesisht...



















    Projekti i Deepchord Presents Echospace eshte tmerresisht helmues. Eshte fakt ky. Cilesi e garantuar. Kopertinat dhe fletpalosjet e koncept-albumeve jane gjithnje nje mengjezore me arkitekture bashkekohore, apo nje Tokio naten, pare nga lart. Nje muzike per nje nga ato pjeset e filmave aziatike (Shanghai?) ku ai/ajo lakuriq del ne ballkon ne nje urbanistike te cmendur dhe gjemon me sy dritat e shperndara poshte ('Celestialis', 2007)...






    Fjalet kyce jane dy. E para eshte 'MINIMAL': nje ndotje e tingullit te Detroit-it (cunat e Deepchord jane nga Micigan!) me dj-t e bareve te Berlinit. E dyta eshte 'HIPNOTIZUES': nje rit nokturn qe perseritet derisa ti te lesh peng intelektin ne shinat e trenave elektrike super-te-shpejte.
    Nuk kam shume per te shkruar. Me te vertete! Provoni eksperiencen ('Sunset' nga albumi The Coldest Season), thithni hapesiren qe krijohet perqark jush dhe mbushni mushkerite me zhurmen e organizuar.
    Hapesiren, ne kuptimin e pergjithshem, tashme e kane pushtuar. Valet.

















    (ps: po ju le me nje koment marre nga 'Burnt Stage' ne web:

    A pregnant woman steps onto an underground train. The foyer is crowded. Electronic doors and devices chime gently around her. She takes the stairs to a warm quiet carriage and leans her weary head on the window, gazing out at the dark tunnel before her. The developing child sees nothing, as he has always done. But this is what he hears...)