Showing posts with label biografi. Show all posts
Showing posts with label biografi. Show all posts

31 October, 2015

SINDIKATAT E ENDRRAVE NE DITET ME VERE DHE TRENDAFILA - DREAM SYNDICATE DHE RRYMA "PAISLEY UNDERGROUND"

AROUND HERE THE RULE IS GOOD FAITH,
YOU CHOOSE YOUR FRIENDS CAREFULLY AND YOU'RE SAFE

Grupi udheheqes i rrymes te ashtuquajtur "Paisley Underground"
Do te kishte per qellim rikthimin e muzikes rock ne formen e vet kanonike te meparshme, te reduktuar ne kenge-refren kitaresh dhe bateri. 
Ndersa vitet '80 lulezonin nga zhvillimi teknologjik ku aparatura te sofistikuara incizonin gjurme elektronike, Dream Syndicate risollen ate fije tradite tingujsh qe shkonin nga VU e deri tek Stooges. Grupi do te rrotullohet vazhdimisht rreth vokalistit dhe kitaristit Steve Wynn (i dyti nga e djathta ne foto).
Karriera e studentit Steve Wynn (1960, Sh.B.A) ka fillim ne qytetin-student verilindor te Davis, ne San Fransiskos.


















Nje histori e ca "cunave te mire", le te themi. Nis keshtu...
Ne 1978, akoma adoleshent, njihet me Kendra Smith, Steve Suchil, Ross Tolman dhe Gavin Blair. Formon nje bande me emrin Suspects duke shenuar vetem nje regjistrim "It's Up To You / Talking Loud". Pasi Tolman dhe Blair largohen per te formuar True West. Suspects ndahen. 
Wynn do te shkoje ne Los Anxheles. Ishte viti 1981 ndersa themelon nje etikete te tijen me emrin Down There. Per kete etikete do te publikoje nen emrin artistik 15 Minutes "That's You Always Say" dhe "Last Chance For You", ku jane te ndjeshme nuancat e Velvet Underground apo Television ne stilin udhetim-shkuar/ardhje-kitaresk (feedback). 
Do te nderroje shpesh banda (Goat Diety, Long Ryders...) derisa te njohe nje kitarist solitar me emrin Carl Precoda. Te tre (bashke me basisten Kendra Smith) kenaqen ne improvizime te gjata nga idhujt folk/psikedelik/country Grateful Dead, CCR, Lynyrd Skynyrd dhe Quicksilver.
Shkurt ishin te apasionuar nga psikedelia west coast amerikane. Per Wynn dhe shoke do te jene kohe te veshtira derisa te vije bateristi profesional Dennis Duck (i klases 1953) i cili kishte eksperiencen e Human Hands, nje formacion underground njujorkez. Katershja do te perbeje keshtu line-up-in e pare dhe ate zyrtar te te sapolindurve Dream Syndicate
Ne janar te 1982 do te regjistrojne Dream Syndicate, nje EP publikuar fillimisht nga etiketa e shtepise Down There e me pas nga Ruby ne shtator nen titullin The Days Of Wine And Roses (1982). Titullin e albumit debut e marrin nga poema Vitae Summa Brevis nga shkrimtari dekadent anglez Ernest Dowson. Muzikalisht nuk do te ishin grupi i vetem i asaj levizje te re qe po lindte ne Kaliforni, Paisley Underground. Do te formoheshin shpejt grupe qe duronin nje stine (po dhe me vone edhe Opal nga Kendra Smith). 
Kritika i mirepriti dhe u shnderruan ne forcen e re te rock-ut amerikan ne vitet '80 (pa lene mbrapa ketu pionieret e zhanrit: The Feelies, po per ata do shkruaj here tjeter!).



















Albumi bazohet kryesisht ne talentin pozitiv te Wynn dhe asoleve acide te kitares se Precoda. Do te permbaje edhe disa nga gjurmet klasike te repertorit te grupit: "That's What You Always Say", "When You Smile" (te dyja qe ne EP e Dream Syndicate), "Tell Me When It's Over" dhe e pista "The Days Of Wine And Roses". Kjo e fundit nje orgazem ne llojin e vet; tren i gjate ngarkuar me lojera kitaresh (me shume se 7min udhetim me ritem frenetik e tension!), nxitime e vizione psikedelike per nder te me te mireve "baballare" gjigante (Lou aprovon nga pertej!).
E ne fakt shpesh do te karakterizohen nga ngjashmeria dhe ndikimet e VU, si per nga vokaliteti i Wynn ashtu edhe per tingujt wild side te athet/rrjedhshem dhe te piset kitaresk (zhurma "si e ndryshkur" e kitareve eshte e njejte me ate te Lou Reed te VU). 
Muajt qe pasojne mbushen me koncerte dhe shfaqje live, ku Wynn e te tjere luajne pjese te famshme ne menyre te zjarrte (dilanianja "Highway 61 Revisited", "Season Of The Witch" te Donovan-it, "Mr. Soul" te Neil Young) dhe bashkepunojne me grupe te tjere te rrymes Paisley (Wynn luan ne cover-in e Pink Floyd "Lucifer Sam" e prodhon gjithashtu True West).
Jane nente gjithsej ne versionin origjinal LP. Te gjitha te shkruara nga Wynn pervec "Halloween", autor i se ciles eshte Precoda. Do te jete edhe nje nga gjurmet me te bukura te DS, e rregullt ne strukture e me nje tekst plot mllef e realizem rinor:
(nuk duhet t'i besosh gjerave qe lexon ne leter / nuk do te realizohen kurre, une nuk i besoj gjerave qe shoh ne tv / kurre nuk do te ndodhin):

you know you got a lot to live for
and you're gonna be mine
You shouldn't believe the things you reed in papers
they can't come true
I don't believe the things that you see on TV
they'll never happen to you

Ne fillesat e karrieres shpesh iu referohej si te ishin nje bande cover e VU, por gabimisht nuk i eshte dhene vemendja qe meritonin. Eshte e vertete se zeri dhe tekstet e Wynn jane ne te njejten linje me ato te VU, por Dream Syndicate nuk perdornin heroine (sic ndodhte me velvetianet). Ishin thjesht studente qe nuk ishin dakord me moden e sintetizatoreve e drum machine gjate perudhes new-wave apo post-punk.




















Nente perlat naive ekzekutohen nga Wynn ne mikrofon pervec "Too little, too late", e cila kendohet nga Kendra Smith me kete zerin e embel qe te kujton Nico-n e albumit me kopertinen e bananes te VU! 
"When You Smile" nis me shurdhime tingujsh kitareje, per tu fundosur ne nje lirike alla-Lou Reed. "Then She Remembers" eshte nje rock i shpejte, e stilit Wire qe luhet mire nga Precoda dhe kitaret e tij te lira (ne fakt kurre nuk bleu nje te kushtueshme sepse te gjitha i shkaterronte ne skena gjate riff-eve te gjata).
"Until Lately" do te jete edhe kulmi poetik i Wynn. Nje atmosfere e qete shoqeron kendimin e frikshem ne tekst (ishte nje djale i mbare...):

In my area there is a chain of being
and the most of the attentions is paid to lower things
Around here the rule is good faith
you choose your friends carefully and you're safe.
Well it's just goes to show
how wrong you can be
They say he was in a good position
a man of pride and ambition.
In this world there is one equation
the harder you work, the better is your station
Well tonight on the news I heard them say:
the man in the plaza had a resume


"The Days of Wine and Roses" mbyll LP origjinal. Dashuri e mbyllur e kujtimi dhe absurditeti i asaj qe do te vije:

Everybody says I don't care
but I'm just trying to remember
the days of wine and roses)
Ashtu si i gjithe albumi, temat qe perplasen jane dashuria, alkoli, humbja, braktisja e idealeve, leshimi ne absurditet nga realiteti zhgenjyes e kotesia e plogesht. Te gjithe do te mbeshtillen nga nje surrealizem te muget. Do te jene plotesisht paralelisht me ansamblin eksperimental njujorkez te The Theatre of Eternal Music, nga i cili Dream Syndicate marrin emrin.
Ajo qe ndjenim ne ato vite (fillim te '80) ka qene gjithmone: "nese do te ishte dikush tjeter duke luajtur muziken tone, ne nuk do ta kishim formuar nje bande e te luanim ate lloj muzike"...
(Interviste e Steve Wynn dhene MagnaPhone Magazine)

Ne 1983 Kendra Smith del nga grupi dhe formon Clay Allison e me pas te suksesshmit Opal. Nderkohe ne maj te 1984 publikohet i miri Medicine Show (1984) nga etiketa major e A&M. Wyn do te firmose gjurme te shkelqyera me tekst te paperpunuar, por qe te nxitin imazhe sugjestionuese. Producenti Sandy Pearlman (ai i Clash dhe Blue Oyster Cult) i jep perparesi kitares se Precoda-s duke i shtuar vetem nje prekje pianoje te Tommy Zvoncheck. Albumi do te perfshije edhe te gjaten "John Coltrane Stereo Blues", qe ne koncerte jepet hua per te cover-izuar pjese rock nga Doors-at e deri tek Bo Diddley (do te jete edhe mbyllja finale per shume live). Grupi has veshtiresite e para ne drejtimin artistik te metejshem (mosmarreveshje mes Wynn dhe Precoda).





















Pasi publikojne This Is Not The New Dream Syndicate Album... Live! (1984) Precoda braktis formacionin per tu marre perkohesisht me kinema dhe skenografi (rikthehet ne vitet '90 me projektin psikedelik-instrumental te The Last Days of May). Albumi shkeput kontraten me A&M dhe praktkisht ne 1985 DS, pa shtepi diskografike dhe kitarist nuk ekzistojne me.
Ne 1985 Wynn therret mikun Dan Stuart dhe publikojne te mirin The Lost Weekend me gjurme te kenduara pjeserisht nga te dy.
Ne mes te viteve '80 Wynn nderkohe shfaqet edhe si solist me Steve Wynn Quartet, ku bashke me Caracas (ne fizarmonike), Robert Lloyd (ne mandoline) dhe dy basista. Kontributi i tij do te jete i cmuar edhe ne fushen e mbikqyrjes ne studio per grupet Green On Red, Romans, Naked Prey etj. Ne 1988 Dream Syndicate ndahen pergjithnje. Live At Raji's leshohet ne 1989 dhe sherben si epitaf i denje i grupit ne ditet e para te karrieres. Po ate vit Wynn pregatit albumin e tij te pare ne studio si solist. Do te publikoje nje dyzine deri ne ditet tona, disa nen etiketen e tij personale Down There. 

"Kam mesuar se nuk duhet t'i kesh besim asnjerit me shume sesa vetes. Nese i beson dikujt e ky i fundit te thote se ti je i vlefshem, atehere i duhet t'i besosh edhe atehere kur te te thote se ti nuk vlen. E kush e ka qejf kete gje? Nen kete pikapamje, une kam fans-a besnike te cilet presin vazhdimisht nga mua te ndryshoj nga albumi ne album..."
(nga po e njejta interviste e MagnaPhone Magazine

T'i rikthehemi albumit The Days Of Wine And Roses: nuk mund te mohojme freskine, frenezine urbane dhe adrenalinen ne disa kalime, besnikerine ndaj zhanrit qe luajne, stilin "e ftohte, po me ndjenja", ideale per ata qe gjemojne te bukuren ne art e muzike. E pse jo, pak filozofi psikedelike ndihmon ne relaksin e duhur per te guxuar.
Nje grup e album te rekomanduar, ne kuptimin me te mire te frazes. Pa rezerva!

ps: dhe tani - mos i thani me floket pas nje dushi, po dilni nen diell te perkedheleni nga era e lehte...
X

27 October, 2015

TE VDEKURIT MUND TE KERCEJNE - DEAD CAN DANCE DHE MISTICIZMI NE MUZIKE

Nje nga komplekset me terheqes dhe me te mrekullueshem ne skenen muzikore*. 
Dead Can Dance kombinuan fillimisht muziken europiane folkloristike, te Mesjetes (bashke me Rilindjen) me elemente te ambientit pop dhe new-wave
Muzika qe ata luajten karakterizohet nga nje bukuri e humbur, e plote nga pikepamja hapesinore, me nje keqardhje, nje fisnikeri dhe frymezim te larget qe te mahnitin vazhdimisht. 
Mbeten nje nga duo-t me origjinale dhe emocionues te te gjithe muzikes boterore.

















Origjinaliteti ne muzike tashme eshte gje e rralle, le ta pranojme. Mjaft e veshtire t'i evitosh ndikimet dhe derivimet e teperta. Grupi DCD, me nje nga emrat me te erret e terheqes ne historine e muzikes, kane prodhuar jo thjesht disa albume me muzike origjinale, por qe i pret si te vjeter sa vete pluhuri australian nga vijne. Na kane bere qe te rijetojme pjese nga Mesjeta, Rilindja dhe kohe te largeta me shekuj. Nje dehje ekzotike e bere pis me tema aborigjenesh, gotesh e ritualesh antike. E reja qendron pikersht ketu: nje rock mesjetar (violimcel, ) me instrumente me moshe mijevjecare (dhe ja pse larmia prek ritme afro, polistrumentalizem, folk breton, kante gregoriane, mantra indianesh etj). I veshtire percaktimi i zhanrit: dream-pop, gotik-punk, ritual, ambient, spleen apo kanto femerore ne gjuhe antike.
Megjithese gjate dekadave, anetaret e ketij supergrupi kane qene te shumte, dy prej tij kane qene shpirti dhe gjithmone vecoria dalluese e DCD. Emrat e tyre jane (le t'i fiksojme mire ata qe i degjojne per here te pare!): Brendan Perry dhe Lisa Gerrard
Grupi formohet ne gusht te 1981 ne Australi (Melbourne) dhe ndjekin fillimisht rrymen e new wave-it. Brendan Perry, pervecse nje polinstrumentalist, vite me pare kishte kenduar dhe kishte luajtur kitare bass per nje grup punk-u australian me emrin e cuditshem: Scavengers. Idea e nje grupi bashkarisht me Lisa Gerrard lind nga eksperimentimi i muzikes elektronike ritmike nga Perry. Me vone i bashkohen edhe Paul Erikson dhe Simon Monroe
Gjurma e tyre e pare eshte "The Fatal Impact" leshuar eskluzivisht ne 1984 me revisten muzikore te Fast Forward.
Suksesi ne atdhe vonon, keshtu ne 1983 spostohen ne Londer ku regjistrojne nje demo e cila terheq vemendjen e etiketes 4AD. Kaq ishte dhe kjo e fundit i jep te drejten te leshojne albumin debut te parin te tyrin: Dead Can Dance, nje permbledhje e lirikave te duo-s krijuar kater vjet mepare.
Po ate vit publikojne edhe EP (extended play, mjaft i shkurter per tu publikuar si nje album) me titullin Garden Of The Arcan Delights, album i cili karakterizohet shpejt nga atmosferat mistike, delikate dhe sygjestive. Merita eshte teresisht e zerit unik te Lisa Gerrard. DCD marrin pjese edhe nje projekt te vecante te 4AD (me pjesemarrjen e shume artisteve te tjere te kesaj etikete, te kalibrit te David Bowie) me emrin This Mortal Coil.
Vetem dy vjet nga debuti muzika dhe tingujt e DCD behen akoma me shume te mprehte, te sakte dhe me ndotje te shpeshta temash etnike, gotike, fetare dhe pagane. Suksesi sa vjen e shtohet dhe te apasionuarit e shumte te kesaj muzike ne mbare Evropen tashme konsiderojne DCD si nje grup kulti.
Spleen And Ideal (1985) do te ishte jo vetem nje nga kryeveprat muzikore te te gjithe koherave, por do te shenonte edhe risjelljen e risive artistike te papara ndonjehere. 
Vetem me kater muzikante (Perry ne pothuajse ne cdo instument dhe Gerrard, veshur me kostum te bardhe ne kembe drejt, duke kenduar me zerin evokues) gjurmet e albumit te thithin ne nje vullkan hipnotizues emocionesh, antik dhe kurtizan njeheresh. 























"Ascension" (ndezja) hap Spleen And Ideal duke paralajmeruar per nje marshim te gjate dhe te vecante, i veshtire dhe intrigues njeheresh. 
"Avatar" i karikuar me organo dhe bateri new wave perfaqeson nje nga manifestot tipike te DCD duke regjistruar keshtu nje nga gjurmet me mbreselenese te muzikes se fundshekullit te kaluar. 
Zeri mesjetar i Gerrard pershtatet mrekullisht me "muziken e librit te te vdekurve" qe mund te kercejne ne nje menyre shtytese drejt e ne varr, nje thirrje per nje rit etnik, te humbur, por te mrekullueshem. Gjurma degjohet si marshim tribal i njerezve te lashte rreth zjarrit te stermadh. Nje spiritualizem i vjeter sa vete koha. Gjuhe e vdekur, kenduar nga nje grua e gjalle, me floket kapur gershet pas kokes, pikerisht si ne Mesjete. Atmosfera muzgu. 





















"Circumradiant Dawn" shtrihet gjithnje ne nje gjuhe te vjeter, pak rreshta i mjaftojne zerit te jashtezakonshem te Gerrard per te perkujtuar edhe njehere kanton femerore te nje shpirti si te humbur mijera vjet mepare. "Cardinal Sin" imiton nje ritual denues nen zerin e Brendan Perry-t dhe baterise pothuajse-tribale. "Mesmerism" vecohet nga kolona e forte e baterise DCD dhe zerit te shumefishuar te Lisa Gerrard. Dramatike ne sfond dhe evenimente te brendshme konsumohen. "Enigma Of The Absolute" ndjek te njejten rruge, por me me pak indinjim dhe tragjedi e me shume endrra e iluzione te pelqyeshme. "Advent" perdor te njejten baze ritmike si "Avatar"duke zevendesuar zerin e Gerrard me ate te Perry-t dhe sherben si nje rikthim ne sonoritetet klasike te albumit. 
I vitit 1988 i perket albumi The Serpent's Egg i cili eshte akoma me heterogjen ne tinguj dhe arrin nje sukses te menjehershem. 
"Host Of Seraphim" eshte gjitheperfshires, kore zerash femerore, tambure periodike, njerez ne lashtesi duke gerrmuar neper plehera, bageti e fytyre te ndalur me kohe ne plan te pare. 
"Severance" mbetet pezull nen nje organo katedraleje me nota te sterzgajtura duke u lekundur te arrije zerin intim te Perry-t. Titulli i bukur i "The Writing On My father's Hand" eshte minimalist, vetem nota buzuki e zera femerore.





















"In The Kingdom Of The Blind The One-Eyed Are Kings" shpreh nje ankth tipik human, nje tik-tak plot re te zeza, le te themi. "Chant Of The Paladin" misheron ekzaktesisht melodite e DCD te stilit spleen me cikle zerash te njejte e te pafund.
"Mother Of Tongue" kulmon edhe njehere albumin persa i perket muzikalitetit, origjines dhe forces ritmike qe ka. "Gjuha e memes" eshte ne cdo gjuajtje tamburi pikerishit kjo: nje rikthim mbrapa ne kohe dhe hapesire, atje ku cdo gje lindi. Nje tribalizem i thate ku "vezet e gjarprit" leshohen ne cdo qoshe me pluhur, naten nen driten e henes dhe reve te zeza. Levozhgat e tyre mbulojne kryqe te vetmuar, fytyra femijesh e nenash ne ikje (etno-gotik). "Ullyses" i afrohet nje valsi klasik pa balerina.
Albumi Aion (1990) vecohet per "The Song Of Sibyl", kenduar origjinalisht ne gjuhen katalanase, duke paralajmeruar nje apokalips planetar i udhehequr nga nje profet i derguar nga qielli. DCD risjell tekstet e shenjte ne nje kenge vetem per ze e kor. 


An eternal king will come
Dressed in our mortal flesh:
He will come from heaven certainly
To pass judgement on the century. 


Gjurma sonore qe meriton me te vertete vemendje eshte gjysme-instrumentalja e fundit e albumit "Radharc": nje forme tribale me fyell, violine e tambure afrikane. Zeri i Gerrard i fal edhe me shume dramaticitet e thellesi. Nje ekstaze kurtizane terheqjeje fatale dhe bukurie te holluar. 





















Pas ketij albumi grupi pasohet nga te ashtuquajturit "vitet e erreta" sepse vepra e rradhes e susksesshme do te ishte Into The Labyrinth ne vitin 1993. Ne fakt do te ishte nje zhvillim me tere mend duke patur parasysh sonoritetet e shumellojshme qe mbushin albumin: degjohen tradita orientale dhe pershtatje muzikore (si psh ajo e Bertolt Brecht me titullin "The Carnival Is Over").
Into The Labyrithns (1993) hapet me "Yulunga (Spirit Dance)" fjale-per-fjale nje kercim shpirteror (Sufi). Nje vizion i plote (6'56'') mbi Token, malet e vullkanet simbolizues te potences, mjegullave, lumejve me re e avuj, eklipsit diellor, pasqyrimit te diellit ne uje, fuqise se (mbi)natyres. Me pas renditen kercimet aborigjene te autoktoneve australiane, dervishet muslimane te kultures sufi, tribu afrikane, klithma zogjsh e tambure te forte etnike. 
"Tell Me About The Forest (You Once Called Home)" kenduar nga Perry shpreh nje pikepamje te lashte mbi mendimin udheheqes ne natyre dhe ne bote 

(besoj nje nje ligj me te vjeter / atehere kur ne kercenim nen tambure te vecante / tashme po ndryshojme menyrat tona / tashme kemi ndermarre rruge te ndryshme / me trego me shume mbi pyjet / qe dikur i quaje shtepi)


I believe in the ways of an older law
When we used to dance to a different drum
And we are changing are ways
Yes we are taking on different roads
Tell me more about the forest
That you once called home.


"Emmeleia" eshte e vetmja gjurme kompozuar vetem per ze dhe kore. 
"How Fortunate The Man With None" tingellon si nje perpjekje e deshtuar e nje te vetmuari (Cezari, Sokrati etj) per te perfunduar ne lavdi vetem ne saje te dhuntive dhe virtyteve personale.
Me Toward The Within ketyre sonoriteve i shtohen edhe ato arabe, perse dhe kineze duke bere te nevojshme edhe numrin e tepert te instrumenteve muzikore pjesemarres: buzuki, perkursione e tambure ekzotike. 





















"Rakim" (ketu nje live i 1994) hap albumin dhe eshte shembulli me identik: kendohet nga Perry dhe terhiqet ne harmoni ritmike nga Gerrard fale nje sitari te vecante. Ndjekin tambure te ngadalte dhe nje embelsi vokale Perry/Gerrard. Nje kenge mbi shpresen e rrugen e drejte. 


Favoured signs to find hope
In the rounds of life
Favoured rhymes to find hope
In the sands of life


"Persian Love Song" (titulli orogjinal "The Silver-Stock Gun") kendohet ne gjuhen perse nga Gerrard dhe ripropozon tema iraniane e te Lindjes se Mesme (perdoret teknika e duplikimit te zerit qiellor te Gerrard). "Desert Song" izolohet ne Lindjen e Mesme. Kenduar nga Perry evokon endrra te bukura te qyteterimeve te largeta (dikur kam qene nje trendafil...).
"The Wind That Shakes The Barley" mbeshtetet ne nje balade irlandeze. kendohet nga Gerrard pa asnje shoqerim instrumental.
"Oman" kendohet nga Perry, shpreh nje ekzistencializem dashuror te lire e spontan:


From the body to the soul
Where our hearts lead we must go
Wherever love may flow 


E gjithe meditimi sonor thellohet me teper ne te mevonshmin (1996) Spiritchaser, ku frymezimet rrjedhin nga mbeshtetja ne kulturat qe shohin muziken si menyren e vetme per te rigjetur forcen enigmatike shpirterore. Ne menyre jo te drejteperdrejte grupi evokon amerikanet autoktone (indianet) ne ritet e tyre te fshehta.
Albumi do te perfaqesonte edhe projektin e fundit me firmen DCD sepse Gerrard do te trasferohej ne Australi e do bashkepunoje me artiste dhe kompozitore te tjere (mbi te gjithe Hans Zimmer) per kolonat sonore te filmave si: Men On Fire, Heat, The Insider dhe vecanerisht i famshmi: The Gladiator




















Lisa Gerrard bashkepunon perkatesisht me Patrick Cassidy (Immortal Memory), Pieter Bourke (Duality), Danez Prigent (kolona sonore e Black Hawk Down, filmi i drejtuar nga Ridley Scott ne 2001 e kompozuar nga gjermani Hans Zimmer ku perfshihet e mrekullueshmja "Gortoz a Ran (J'Attends)", nje kenge qe nuk mund te le pa ta vjedhur zemren). 
Nga ana tjeter Brendan Perry vendos te qendroje ne nje ishull irlandez (1999) ku punon per te realizuar albumin e tij te pare prej solisti: Eye Of The Hunter ku vecojme fantastiken: "Death Will Be My Bride".
Ne vitin 2000 Perry merr pjese ne projektin dedikues Tim Buckley-t ne albumin Sing A Song For You: A Tribute To Tim Buckley
Ne 2001 emri i grupit permendet akoma per shume kohe fale nje antologjie nga etiketa Rhino me titullin: Dead Can Dance 1981-1998.
DCD konsiderohen sot, me mjaft merite, si nje nga komplekset me te njohur dhe kult te muzikes boterore. I falenderojme per kete projekt kultural dhe mbi te gjitha per misticizmin ne muzike; rrallehere prure kaq bukur!




02 December, 2011

NICO - FEMME FATALE DHE MUZA ROCK QE NUK NJOHIM

'Muze e Erresires'.
Nico eshte padyshim, personazhi me magjepes, me misterioz ne historine e muzikes rock. Kendoi gjurme te paharrueshme qe i hapen rrugen asaj qe nje dekade me vone do te quhej rryma dark. Meriton nje vend te vecante ne aristokracine hierarkike muzikore. Mori pjese ne projektet muzikore te Velvet Underground (duke bashkepunuar me Lou Reed dhe John Cale) dhe rrezikoi te trondise te gjithe pilastret e muzikes ne pergjithesi me hijen e saj magjepese dhe karakterin e fshehur.




Nje vajze gjermane qe fliste anglishten me theksin e saj tmerresisht erotik. Ishte nje e vajze e gjate dhe bjonde. Bente modelen (asnje reviste e kohes nuk mungoi duke e perfshire ne albume fotografish dhe kopertina te kohes). Emri i vertete: Christa Paffgen, lindur me 1938 ne Keln te Gjermanise (nje qytet i vogel ne periferi te Berlinit). Pas nje episodi tragjik (perdhunohet nga nje punonjes ushtarak!) e veshtiresive te teperta ne adoleshence (shtatzani e padeshirueshme), punoi si modele per Chanel, Vogue, Elle, Tempo etj... deri ne 1965, kur fale miqesise me Brian Jones, hyn ne rrethin e legjendareve Rolling Stones.
















Firmos nje kontrate me Immediate te Oldham dhe publikon gjurmet: 'I'm Not Saying' dhe 'The Last Mile' (kjo e fundit perpunuar nga Jimmy Page). Nje vit me vone gjendet ne Nju Jork ku takohet me Andy Warhol bashke me Factory-n e tij (nje vendtakim njujorkez ku mund te gjendeshin artistet per te shkembyer opinione dhe ide krijuese). Ky i ofron nje rol si protagoniste ne filmin me titullin Chelsea Girl (edhe pse Nico nuk ishte fare pa eksperience sepse kishte patur nje rol te shkurter te La Dolce Vita e Fellini-t). Eshte perseri Warhol ai qe e prezanton me grupin underground njujorkez te Velvet Underground, etapa e saj artistike e momentit.
Me banden Nico do te qendroje vetem pak muaj, aq sa per te marre pjese ne te cuditshmin show te Plastic Inevitable Show dhe te firmose vokalisht disa nga gjurmet me te bukura te historise rock: 'Femme Fatale', dhe me teper se gjashte minutat e 'All Tomorrow's Parties' (te gjithe festat e se nesermes). Video live (sidomos) te kesaj gjurme do te jene edhe deshmia therese sesi ishin koncertet e VU (me Nico-n vokaliste qe rrallehere mbyllte qerpiket e syrit, e trullosur nga droga dhe magjia e muzikes), nje atmosfere aliene ne kufijte e arsyes. Ne fakt Nico do te kete ne repertorin e saj edhe gjurme qe nuk jane asnjehere perfshire ne ndonje album ('Reich der Traume', 'Sagen die Gelehrten' dhe 'The Last Mile').
Edhe spe nuk i shkeput kurre lidhjet me anetaret e VU dhe Warhol, ne fundvitet '60 nderrmerr nje karriere soliste me nje mbeshtetje sonore kryesisht te erret, por inovative. Ne albumin debut si soliste te Chelsea Girl (1967) ekzekuton gjurme te atehershmit tetembedhjetevjecare Jackson Browne, pervec kompozimeve te miqve Lou Leed dhe John Cale. Perpunimet jane te varfera me qellim, timbri i pazakonte (nje armonium indian), kendimi eshte misterioz dhe i deshperuar pikerisht si vete tekstet.
















'Chelsea Girls' i jep titullin albumit. Nje gjurme qe ka pak gjera te perbashketa me muziken rock, por qe prezanton nje forme mesjetare perzire me nje rage indiane. Alienizimi i struktures se kenges, deshperimi dhe ngasherimi prodhojne nje dashuri mistike per melodine me shkeputje violine dhe fyelli. 'Wrap Your Troubles In Dreams' (mbeshtilli shqetesimet e tua ne endrra) perben nje tjeter kryeveper origjinale. Nje vals dekadent, me tekst vizionar dhe mistik (mbeshtilli shqetesimet e tua ne endrra / dergoji ato tutje / vendosi brenda nje shisheje / permes deterave ato do te qendrojne). Deshperimi dhe ankthet e brendshme te artistes (e cila vazhdon te perdore rregullisht substanca toksike) do te jene gjithmone te pranishem midis rreshtave te gjurmeve.

Wrap your troubles in dreams
Send them all away
Put them in a bottle and
Across the seas they'll stay

Po i njejti Cale prodhon Desert Shore (1970) ku pefshihen edhe dy gjurme te perdorura si kolona sonore e filmit te Philippe Garrel (1972) La Cicatrice Interieur (ku aktron vete Garrel). Nje film-tregim unik ne llojin e vet, pa asnje pergjigje, mistik dhe i lire nga konvencionet e kinematografise. Ne film luajne Garrel dhe Ari (Christian Aaron Boulogne, femija qe Nico ka patur me Alain Delon) dhe muzika e Desert Shore ben vetem sa per kornize sonore kameres se Garrel. Skenari eshte pa asnje histori, vetem lidhje imazhesh, ndersa te tre rolet kombinohen ne karavane te gjate lineare ne shkretetiren ekstreme. Skena te nje bukurie mistike (filmi xhirohet ne Egjypt e me pas ne Islande), gati mitologjike: Nico hipur mbi nje kale te bardhe dhe nje djalosh i vogel (le petit chevalier) e udheheq ne mes te shkretetires. Me pas, ne muzg, gjenden te ndalur e te rrethuar nga nje zjarr shoqeruar nga gjurma 'Janitor Of Lunacy'.
Albumi paraqet ne vetvete nje muzike unike, pasqyre e besueshme e vete gjendjes nervoze e te vetmuar te Nico-s. Nje vetmi e pabesueshme, totale dhe psikopatike, tunduese per kedo qe e degjon. Kryevepra tragjike e muzikes. Ne nje interviste do te pranonte vetmine e saj dhe tjetersueshmerine e perhershme qe e tundonte. Asnje referim ne te kaluaren.
Asgje e meparshme i ngjason 'Janitor Of Lunacy', ceremonise se perurimit te fantazmes vajze, te vetmuar ne nje shkretetire bregdeti. Tingujt e armonium-it behen me dominues dhe zeri neutral e therrites i Nico-s te japin pershtypjen e  nje frymemarrje plot makthe, te nje cmendurie te mbyllur hermetikisht, te nje deshperimi aq te thelle saqe nuk mund te shprehesh asnje emocion. Heshtja gjate degjimit kompensohet nga nje madheshti ne performance te paarritur derime sot nga asnje artist. Perqendrim i nje gjurme pa perdorimin e asnje instrumenti klasik (bateri, kitare...), por vetem tinguj te sterzgjatur armonium-i dhe nje ze gotik. 'The Falconer' te genjen me nje hyrje klasicizmi vetem ne fillim sepse vazhdon me te njejten dendesi gjendjesh shpirterore (per te mos thene tepruese), por vetem me me shume ton rrefyes dhe tragjikisht rrethues. Nje pjesez klasike me piano, gati femijerore, nderhyn ne mes te gjurmes per pak sekondash per t'i lene vendin pastaj temes kryesore me baze armonium-i.
Pasi trasferohet ne Paris Nico zhduket plotesisht nga skena muzikore per gjate gjithe viteve '70 per tu shnderruar keshtu ne nje figure mitologjike per rock-un. Rikthimi daton me vitin 1974 me pjesemarrjen ne koncertin e Rainbow te organizuar nga Brian Eno, Kevin Ayers dhe John Cale. Shfaqja shenon edhe ringjalljen artistike per Nico-n. Ne fakt regjistron me Cale dhe Eno albumin The End duke rimarre me nje version gotik edhe gjurmen simbol te The Doors-ave. Pervec pelhures se erret qe karakterizon gjurmet ben polemike edhe per versionin gotik te himnit gjerman 'Das Lied Der Deutchen'.
Nje vit me vone luan nje rol ne filmin tjeter te Garrel: Le Berceau De Cristal e me pas zhduket serisht nga skena.
Pas vitesh azili te padenje ne Paris vendos te zhvendoset ne Mancester pergjate viteve '80 dhe papritmas ben qe te flitet per te fale nje serie te mrekullueshme albumesh. Muzika e saj ishte me kohe perpara energjise se rock-ut dhe arinte nje turbullire te erret qe ne ditet kur kendonte me Velvet. Shembull i mirefillte do te jete Drama Of Exile (1981) qe do konsiderohet edhe si albumi me i vecante i artistes fale gjurmeve te nje bukurie te rralle ('Purple Lips', tingujt glamour te 'Orly Flights') apo te rrefimeve te David Bowie ('Heroes') dhe te Lou Reed ('Waiting For My Man'). Gjurmet e tjera (dedikimi i 'Genghis Khan' dhe 'One More Chance') ndjekin rrugen e tingujve te pazakonte.
Edhe pse stili i artistes ishte tashme konsoliduar, albumi terheq vemendjen e publikut dhe ben qe Nico te shfaqet ne shume pjese te botes, sic tregojne: Behind The Iron Curtain dhe i mrekullueshmi Live In Tokyo, nje koncert spektakolar ne Japoni!



















Dukej me te drjete nje fillim i ri per karrierren e artistes, por me 18 korrik te 1988, ne Ibiza te Spanjes, rrezohet banalisht nga bicikleta dhe vdes nga nje hemorragji e brendshme celebrale. Sic e do manuali i me te medhenjve: ne momentin me te bukur shkaterrojne cdo gje. Per cdo artiste femer (dhe jo!) pasardhese, Nico dhe muzika e saj do te perfaqesonte nje referim konstant dhe gjithmone frymezues.