30 September, 2024

KAE TEMPEST ME 'MOVE' - SPOKEN WORD ME SUPERFUQI

Thjesht te jep mbifuqi. Tashme nje dive per mua! 




Nga albumi pare qe kam degjuar (Let Them Eat Chaos, 2016), rashe ne dashuri; te trasporton ne nje terren autentik tingulli ku vetem nje ze te shoqeron, rrefen - cdo fjale rimon me fragmente te te jetuarit tend. Mbulohesh me histori te rinjsh plot ngjyra-ngjyra; te gjitha kaq reale, saqe cdo fjale te rendon si ndjenje konkretisht mbi lekure. 
Zoteret e kesaj bote peshojne mbi njeriun e relates se tij me cdo gje (lexo: marredhenie sociale, prinderim, para, natyre, e ardhmje...). 






Protagoniste te 'mesem', me gjithe te meta e virtyte unike, qe ndjekin objektive te arritshem ose utopike, ku fati eshte shenuar tashme ose le shteg vetem per nje perpjekje te fundit per ta drejtesuar. E keshtu ti rebel jep cdo gje qe ke, provon te rrish ne rrugen (e drejte) duke menduar qe po ben gjestin e duhur, per ty e te dashurit perreth, por rrethana e kushte me te medhaja se ty vendosin, vendosin per keq, ose sepse 'keshtu shkon jeta'. 
Thelbi artistik i hip-hop-it apo rrymave tjera (lexo "spoken word" - poezi me mikrofon te hapur) te cilat 'rrijne e rriten mes njerezve'. Nuk ka alternative tjeter.   




"I'll Fight You Till I Win"

"Move" nga Kae Tempest eshte nje kenge qe perfaqeson thelbin e stilit poetik dhe energjise se saj muzikore. E njohur per poezine e thelle dhe lirikat e ndjeshme qe pershkruajne jeten, pervojat e brendshme dhe marredheniet nderpersonale, "Move" permban nje beat te fuqishem dhe te perseritur qe nderthur elemente te muzikes elektronike me hip-hop dhe spoken word.
Ne kete kenge, Tempest perqendrohet te ideja e ndryshimit, levizjes dhe evoluimit, duke pershkruar ndjenjat e vazhdueshme te zhvendosjes dhe perpjekjeve per te gjetur stabilitet ne nje bote qe ndryshon vazhdimisht.

Ne thelb, "Move" eshte nje gjurme qe pasqyron ndjenjen e te qenit ne levizje, qofte fizikisht, emocionalisht apo shpirterisht, me nje qasje qe eshte e thelle dhe njekohesisht e fuqishme.

06 September, 2024

"SOME GIRLS ARE BIGGER THAN OTHERS" - 'THE SMITHS' TE PREZANTOJNE DASHURINE ME TRE GJURME

Tre gjurme per te te bere te dashurohesh... Per mua ishin nje dhurate vite me pare kur nje qe njihja me dhuron nje disk te masterizuar qe hapesh me gjurmen #1. Nje muzike, nje artist-grup: u be!
Kane nje stil te veçante qe nderthur post-punk-un dhe indie rock-un, e perqendruar shume te lirikat e thella dhe shpeshhere melankolike. Vokali i Morrissey-t dhe kitarat e Johnny Marr-it krijojne nje tingull te njohur permes perdorimit te jungle-pop-it, nje stil kitaresk me tinguj te paster dhe melodike.

Gjurme # 1 - "Some Girls Are Bigger Than Others"
Kjo kenge eshte me enigmatike dhe disi ironike. Me nje titull qe sugjeron nje teme te thjeshte, lirikat jane te paqarta dhe shpesh interpretohen ne menyra te ndryshme. Marr, ne kete kenge, perdor efekte te ndryshme kitaristike, duke filluar dhe perfunduar pjesen muzikore me nje tingull qe i ngjan nje dere qe hapet dhe mbyllet, duke i shtuar me shume surrealizem kenges. 


Teksti eshte shpeshhere perkthyer si nje kritike mbi standardet e bukurise ose si nje koment mbi shoqerine ne pergjithesi. Tingulli i kitares eshte lozonjar, por ne te njejten kohe krijon nje atmosfere qe perzien ndjenjen e humorit dhe te misterit.


Gjurme #2 - "Bigmouth Strikes Again"
Nje nga kenget me dinamike dhe energjike te grupit, pjese e albumit The Queen Is Dead (1986). Spikat per nje perzierje te tingullit te forte te kitarave te Johnny Marr-it me vokalin pasionant dhe ironik te Morrissey-t, duke krijuar nje ndjenje rebelimi dhe vete-reflektimi.






Gjurme #3 - "There Is a Light That Never Goes Out"

Kjo kenge eshte nje nga me te njohurat. Lirikat jane te pershkruara me melankoli dhe deshire per arratisje, me refrenin e famshem ku protagonisti shpreh nje deshire per te vdekur ne krahet e dikujt qe e do, duke i dhene kenges nje ton dramatik e te ndjere.



 

Ky Morrissey perdor nje vokal te larte dhe te permbajtur, qe ne disa raste perfshin edhe nje efekt vokal te modifikuar per te perfaqesuar "backing vocals", qe perfaqesojne nje ze te larte femeror. Ky detaj shton nje shtrese lozonjare dhe te papritur ne kenge. 
Une tashme ndjehem me koke e krye i ridashuruar me kete muzike! Bashkoheni?

22 August, 2024

DEAN BLUNT - EKSPERIMENTAL, ENIGMATIK DHE JOSHES

Fakt: Dean Blunt eshte unik dhe eksperimental.
Pak di per kete artist.
Individ i cili perzien zhanre te ndryshme si ambient, hip-hop, art-pop ose pop alternativ dhe eksperimental. Muzika e tij karakterizohet nga nje stil jo stabel, ku shpesh perdoren tinguj te fragmentuar dhe kolazhe zanore qe krijojne nje ndjesi te paqarte dhe enigmatike. Tekstet shpesh jane te erreta, introspektive dhe ironike, ndersa vokalet mund te jene te distancuara dhe te mistershme. 
Blunt shpesh sfidon pritshmerite e degjuesve, duke ofruar nje pervoje qe eshte njekohesisht provokuese dhe menduese, duke eksploruar tema si identiteti, marredheniet dhe alienimi me shoqerine dhe realitetin.




 

Kenga "100" perfaqeson ne menyre te perkryer stilin e tij enigmatik dhe eksperimental; karakterizohet nga nje atmosfere e erret dhe minimaliste, me vokale te zeshme dhe te permbajtura qe perçojne nje ndjesi te thelle melankolie dhe izolimi. Ritmi eshte i thjeshte dhe i perseritur, duke krijuar nje tension te heshtur qe zgjat gjate gjithe kenges. 
"100" perzien elemente te muzikes elektronike dhe alternative me nje qasje lo-fi, duke i dhene asaj nje ndjesi te paperpunuar dhe te paperfunduar. Tekstet jane te shkurtera dhe te fragmentuara, duke lene hapesire per interpretim dhe duke theksuar natyren introspektive dhe te pasigurt te kenges.





TINGUJ ORGANIKE DHE RITME MINIMALISTE, TE CILAT KRIJOJNE PERVOJA DEGJIMI PERFSHIRESE DHE MEDITUESE ['CUT GLASS' - MARK WILLIAM LEWIS, 2022]

Dihet qe me terheqin pamase ato qe eksperimentojne, provojne dhe guxojne! Mark eshte nje nga ato - edhe pse shpesh misterioz, i mbu mendueshem si artist, me pauza te gjata pune etj...
Muzika e Mark William Lewis karakterizohet nga nje perzierje e elementeve ambientale, elektronike dhe eksperimentale. Kompozimet e tij shpesh paraqesin peisazhe te qeta tingujsh, te cilat karakterizohen nga pattern te pasura dhe melodi te buta, te cilat zhvillohen ngadale. 

Lewis shpesh krijon nje ndjesi introspektive dhe thellesi emocionale, me fokus te atmosfera me shume se te struktura tradicionale e kenges. Sforco e tij eshte shpesh instrumentale, duke perdorur nje game te gjere sintetizatoresh, tinguj organike dhe ritme minimaliste, te cilat krijojne pervoja degjimi perfshirese dhe medituese. 
Tingulli i Lewis vleresohet per aftesine e tij per te transportuar degjuesit ne bote te tjera, ndersa ruan nje balance delikate midis qetesise dhe tensionit.





GOODBYE SUMMER [FOTOGRAF, 2024]

 


02 July, 2024

"EYE NYAM NAM A MENSURO" - EBO TAYLOR (NJE FIGURE QENDRORE NE SKENEN MUZIKORE GANEZE)





















Taylor
u rrit ne Saltpond, nje qytet bregdetar ne Gana. Qe ne rinine e tij, ai tregoi nje interes te madh per muziken, duke u ndikuar nga muzika tradicionale afrikane dhe zhanret e huaja si jazz dhe swing, te cilat ai i degjoi permes radiofonise britanike dhe amerikane. 
Gjate viteve' 50, ai filloi te performonte ne grupe te ndryshme lokale, duke kombinuar keto ndikime ne ritme perfshires dhe duke zhvilluar stilin e tij unik.





"Eye Nyam Nam A Mensuro" eshte nje fraze nga ne gjuhen Akan, folur nga popullit Akan ne Gana, e cila perkthehet perafersisht si “Te hash ushqim pa frike”. Kjo fraze pershkruan nje pervoje te ngrenies me kenaqesi dhe pa shqetesime, shpesh duke sugjeruar bollek ose siguri ushqimore.

GILLIAN WELCH. NJE RREFIMTARE-MIT E THELLE DHE AUTENTIKE, E CILA KAP SHPIRTIN E MUZIKES RURALE AMERIKANE

Nga ku jam tani shoh nga dritarja dhomes avjone qe nisen per diku, afer apo larg; nuk e di... 

Faji im qe mora shtepi afer aeroportit, por qe ne fund te fundit mua me pelqen te ndjej e 'vuaj' nisjet per kushedi se ku. 

Gillian Welch, pervec se duket sikur kam fluturuar rruge te gjata me te, por ky eshte defekt imi personal... eshte nje nder emrat me te spikatur ne muziken Americana, duke e perkthyer magjine e historive te hershme dhe emocionet e thella ne kenge e lirika qe mbeten ne kujtese per nje kohe te gjate. 



Perfaqeson madheshtine e asaj lirie qe ne enderrojme pertej dhe qe e imagjinojme ne kontinentin amerikan.

Kenga “Silver Dagger” eshte tamam nje shembull klasik i aftesise se saj per te trajtuar tema te tilla me nje qasje bashkekohore dhe njekohesisht emocionuese.



Ne fakt, eshte nje kenge tradicionale amerikane qe eshte riperpunuar nga shume artiste, por Gillian sjell nje thellesi unike ne versionin e saj. Publikuar ne albumin e saj The Harrow & The Harvest (2011), interpretimi i Welch i jep nje jete te re kesaj balade te vjeter qe flet per dashurine, tradhtine dhe vendosmerine.

Kenga tregon historine e nje vajze te re qe paralajmerohet nga nena e saj per rreziqet e dashurise dhe te mashtrimit. Vargjet rrefejne nje keshille te kujdesshme per te qendruar larg dashurise se pabese dhe per te mbrojtur veten me nje thike argjendi, nje simbol i mbrojtjes dhe i pasigurise.

Stili eshte i thjeshte dhe i kthjellet, duke e mbajtur instrumentimin minimal dhe te perqendruar. Kenga permban kitare akustike dhe harmoni te zbehta, te cilat i shtojne nje ndjesi te bute e melankolike melodise. Kjo pershtatje e kursyer i lejon zerit te saj te dale ne pah, duke sjelle ne jete historine dhe emocionet qe ajo percjell.

Interpretimi prekes dhe terheqes i nje balade tradicionale amerikane. Me instrumentimin e saj te thjeshte dhe tekstet e ndjera, ajo kap emocionet e thella te dashurise dhe kujdesit vetjak, duke krijuar nje kenge qe eshte si nje pasqyre e botes se brendshme te shpirtit.

Qofshit nje adhurues i muzikes tradicionale (degjoni keto dy kryevepra: "Dry Demo" apo "Caleb Meyer" per siguri) ose te terhequr nga interpretimet bashkekohore, “Silver Dagger” fton per nje udhetim te pasur emocional dhe nje pervoje te thelle muzikore qe vazhdon te rezonoje permes brezave.

Une perfytyroj ku fluturojne ato vajza qe shkruajne apo interpretojne poezi neper avjone e vende te largeta; madje plot hapesire e vetmi te perkohshme!

"GOD'S WHISPER" - RAURY (THIRRJE VETJAKE E NJE PESHPERITJEJE - UNE JAM SHPETIMTARI)





















I won't compromise

I won't live a life
On my knees
You think I am nothing
I am nothing
You've got something coming
Something coming
Because
I hear God's Whisper
Calling my name
It's in the wind
I am the savior






09 February, 2024

BEIRUT ME "FYODOR DORMANT" (2022) - I MAGJEPSUR NGA ATMOSFERA NOSTALGJIKE DHE TONALITETI SHPREHES















Ja ku jam, ne nje gjysme-te-erret dhome, ne te njejten kohe, pa asnje arsye per te qene i lumtur edhe me mjaft arsye per nje ndjenje te atille.
Besoj qe te qenit mire nuk permbahet, avullon si ajri nga lekura perlagur nga uji ngrohte.
Beirut tashme eshte shoqerues, shtegtar, aventurier, terapist (pothuajse mik!) e mbi te gjitha dikushi qe ka njefare koherence vokale qe me muziken e tij aq nostalgjike ndihmon te ul rrahjet e zemres, te rregulloje frymemarrjen, te te ngjise nje ritem qe ne e kemi humbur tashme ketu ne Perendim: te ngadalte.





Kenget e tyre zakonisht perfshijne aranzhime te nderlikuara dhe ritme komplekse, duke shfaqur nje qasje te sofistikuar ndaj kompozimit. Vokaliteti i veçante i Zach Condon i shtohet tingullit unik te grupit, me nje shperndarje shpirterore dhe emocionuese qe rezonon me degjuesit.
Ne pergjithesi, muzika e Beirut mund te pershkruhet si atmosferike, melodike dhe ndjellese, me nje cilesi nostalgjike qe i transporton degjuesit ne vende dhe kohe te ndryshme.
Ata kane nje tingull te veçante qe sfidon kategorizimin e lehte, duke i bere ata nje grup te dashur dhe me ndikim ne skenen e muzikes indie.
"Fyodor Dormant" ne loop!