Ja ku jam, ne nje gjysme-te-erret dhome, ne te njejten kohe, pa asnje arsye per te qene i lumtur edhe me mjaft arsye per nje ndjenje te atille. Besoj qe te qenit mire nuk permbahet, avullon si ajri nga lekura perlagur nga uji ngrohte. Beirut tashme eshte shoqerues, shtegtar, aventurier, terapist (pothuajse mik!) e mbi te gjitha dikushi qe ka njefare koherence vokale qe me muziken e tij aq nostalgjike ndihmon te ul rrahjet e zemres, te rregulloje frymemarrjen, te te ngjise nje ritem qe ne e kemi humbur tashme ketu ne Perendim: te ngadalte.
Kenget e tyre zakonisht perfshijne aranzhime te nderlikuara dhe ritme komplekse, duke shfaqur nje qasje te sofistikuar ndaj kompozimit. Vokaliteti i veçante i Zach Condon i shtohet tingullit unik te grupit, me nje shperndarje shpirterore dhe emocionuese qe rezonon me degjuesit. Ne pergjithesi, muzika e Beirut mund te pershkruhet si atmosferike, melodike dhe ndjellese, me nje cilesi nostalgjike qe i transporton degjuesit ne vende dhe kohe te ndryshme. Ata kane nje tingull te veçante qe sfidon kategorizimin e lehte, duke i bere ata nje grup te dashur dhe me ndikim ne skenen e muzikes indie. "Fyodor Dormant" ne loop!
Me ka
interesuar perhere marredhenja babe-bir dhe Bachar Mar-Khalifé eshte nje
pasqyre e paster dhe plot vlera (i biri I Marcel Khalifé). I lindur ne Bejrut,
ne Libanin e shkaterruar nga lufta dhe transferohet ne France ne moshen
6-vjeçare, Bachar Mar-Kalifé u rrit me muziken e babait te tij, Marcel,
lojtarit legjendar te oud-it, dhe
ishte e natyrshme te zgjidhte te behej muzikant.
Pasi studioi piano dhe perkusion ne Konservatorin e Boulogne, publikoi
albumin e tij debutues "Oil Slick" ne 2010, i cili u realizua nga vellai
i tij Rami Khalifè (pianist) tashme me Aufgang, Aymeric Westrich (bateri, sintetizatore)
dhe Alexander Angelov (bass, zerat e dyte), dhe me vone ndoqi babane e tij ne
turne per disa vite.
Paralelisht, muzikanti franko-libanez ishte ne gjendje te punonte perkrah
dirigjentit te famshem Lorin Maazel, me Orchester National de France dhe
Ansemble Intercontemporain, dy nga institucionet me te rendesishme boterore ne
kontekstin klasik.
Kane te njejtin mbiemer, Hamdan, si Yasmine ashtu edhe Zed, por nuk kane asnje relate farefisnie. E nuk jane binjake (edhe pse ngjajne)!
Pas luftes civile, rremujave qe zgjaten deri ne vitin 1990, Beiruti pati automatikisht nevoje per nje ere te re artistike, nje fshese qe ta pastronte nga pluhuri, pislleku, por edhe nga perkeqesimi social...
Megjithate, shume elemente nga repertori artistik e kultural i vendit humben perfundimisht. Tani Beiruti ishte i paster akull, por edhe i merzitshem per disa aspekte... Nga ketu emri 'Soap Kills' (sapuni vret).
Ironia lene menjane, ky duo (Zed Hamdan luante muzike qekur), krjuar aty nga 1997 neper garazhet e Beirutit pati rol si nje nga grupet me alternative te skenes (elektronike) pop libanez. Frymezimi me i forte rrjedh tashme ne gjak dhe keshtu temat e fabulave arabeske risillen me nje ndjeshmeri tipike te Lindjes se Mesme, te mbuluara me eksperimentimet e thjeshtuara elektronike alla-Aphex Twin e butesine e Chat Faker.
Rezultati eshte nje koktej shumengjyresh buze portit te Beirutit, por me kujtesen kur te hedhin ne det per here te pare e ti nuk di te notosh!
Dhe ketu ne Perendim (muzika qe ndjehet nuk eshte dicka qe e meson duke bere kerkime ne web!) pelqehet pamase kjo oferte muzikore. Ndoshta pikerisht se duam te imagjinojme se ai qytet (Beiruti), kultura libaneze, ka qene dicka e mrekullueshme pertej kufijve politike! Me elemente tmerresisht terheqes edhe sot.
E gjuha nuk ka qene kurre barriere ndarese mes popujve, perkundrazi, ka sherbyer si pretekst per masat per te kercyer (nese e ngren volumin lart sa te mos degjosh lajmet ne TV!). Aq sa mjafton per te larguar demonizimin tendencial ne ate pjese te botes keto dhjetevjecaret e fundit...
Magnetizimi nga zeri e atmosfera sensuale qe Yasmine ngjall, te mbeshtjellin dhe ti pa e kuptuar je duke kenduar, madje ne arabisht; 'wahad, tnain, tleteh, arba, khamsa', edhe pse nuk di asnje fjale ne arabisht!
Reputacioni i mire i Soapkills e i Yasmine Hamdan (lindur ne 1976 ne Beirut, kendon ne dialekte te ndryshme arabe: palestineze, kuwaitiane, beduine, egjyptiane etj) zgjat per nje dekade dhe kjo vendos te stabilizohet ne Paris (merr me vehte plot 60kg me audiokaseta libaneze!) ku njihet me CocoRosie, e se fundmi me Marc Collin (Nuovelle Vague) per te regjistruar albumin e saj te pare si soliste.
Feminilitet ne interpretim e menyra, nuk e di mire, por heren e fundit qe ia prezantova kete muzike nje miku tim, u dashurua me dicka te bukur qe nuk arrinte ta identifikonte kollaj... Reflektim mbi prejardhjen e ndjenjave?
Jemi ne te njejten rruge, me dozen e caktuar te elektronikes (synth) perzier me folkun ballkanik.
Miqesia eshte po ajo; Brandon Bethancourt, pervec talentuozit Zach, i bashkohet edhe Heather Trost (violina e A Hawk And A Hacksaw).
Alaska In Winter eshte projekti plot kontraste zanore ku pianoja, drum-machine, violina e Trost dhe boria e Condon (ky merr pjese ne pese gjurme) ekuilibrohen, cuditerisht, ne menyre delikate dhe me teper sesa 'gjurulldi' ballkanike, rezultojne ne muzike per atmosfera melankolike e gati nokturne...
Prove e ketij sofistikimi orkestralo-synthtetik, pa e dominuar aspak ate nuancen 'me nivel ndjeshmerie te larte' te melodive te gadishullit te fanfarave, eshte 'Balkan Lowrider Athem'!
Jane gjerat e vogla ato qe bejne te me pelqeje nje album i tille.
Pa shume pretendime (intelektualizma e persosshmeri ne studio), kenge te shkurtra indie-pop qe te japin idene se kur jane regjistruar, muzikantet e rinj jane kenaqur e kane qeshur shume...
E di, i paevitueshem krahasimi me Beirut; me kete neo-romanticitetin te dozuar me naivitet, qe me cdo kusht do te mbijetoje ne nje bote ku shpeshhere e me pak po flitet per ndjenja te bukura.
Do te jete numri i madh i instrumenteve gjate rregullimit te tingullit (violina, mandoline, trombe, kitare e tastiera), ndoshta koha per te pretenduar me te vertete me shume, sic kendonin MGMT me 'Time To Pretend', tekstet e mbushura me cilesi si te atyre Arcade Fire (rivalet amerikane?) ose thjesht larmia ne teresi e ketyre elementeve, por fakti eshte se me albumin debut Reservoir (viti 2009), Fanfarlo u bene objekt diskutimi. Per mire, me duket!
Stili barok, tastiera 'toys', melodi melankolike sherbyen si sfond per filma ('Atlas') e seri televizive amerikane. Nuk mungojne marshe e kalerime ne hapesira te gjera, piecè teatrale ('Replicate') nga albumi Rooms Filled With Light, 2012), ninulla pa ze ('Good Morning Mindnight') e ankime zanore siberiane ('Tunguska')...
Muzika ben edhe kete; te shoqeron ne vende ende te pashkelura!
Mire. Keta jane A Hawk And A Hacksaw dhe vijne nga Nju Meksiko (Sh.B.A). As nuk kane lindur dhe as nuk jetojne ne Ballkan e megjithate dashurojne (me shkronja te medhaja kjo fjale!) keto ritme tonat e tradita. Pervec ndikimeve, moshes se re, stilit, mustaqeve dhe veshjeve new-etnic-chic, lujane ne fizarmonike (Jeremy Barnes) dhe ne violine (Heather Trost) kenge e balada te harruara prej vitesh e ndoshta prej shekujsh edhe nga vete ne ballkanasit.
Terheq idea qe nje i huaj dhe i larget kendon e luan muzike nga gadishulli i vjeter i aq-ngaterruar i Evropes Juglindore. Por edhe kenaq ama e ben te hedhesh valle kur i degjon.
E di, nuk duhet shume mund per kete, por te ben mire thelle-thelle ne zemer... Me te vertete!
Cfare kane bere? Pese albume ne studio, bashkepunime me Beirut, grupin tjeter me te njejtat 'shije muzikore' te Zach Condon, turne te shpeshta neper Evrope (meqe ra fjala: eshte kenaqesi t'i shohesh live!) dhe nje kultivim deshire te gjere per te rizbuluar edhe njehere muziken ballkanike. E sidomos per ta perhapur kete dhe bere te njohur pertej kufijve gjeografike