Showing posts with label hypnagogic. Show all posts
    Showing posts with label hypnagogic. Show all posts

    22 August, 2024

    DEAN BLUNT - EKSPERIMENTAL, ENIGMATIK DHE JOSHES

    Fakt: Dean Blunt eshte unik dhe eksperimental.
    Pak di per kete artist.
    Individ i cili perzien zhanre te ndryshme si ambient, hip-hop, art-pop ose pop alternativ dhe eksperimental. Muzika e tij karakterizohet nga nje stil jo stabel, ku shpesh perdoren tinguj te fragmentuar dhe kolazhe zanore qe krijojne nje ndjesi te paqarte dhe enigmatike. Tekstet shpesh jane te erreta, introspektive dhe ironike, ndersa vokalet mund te jene te distancuara dhe te mistershme. 
    Blunt shpesh sfidon pritshmerite e degjuesve, duke ofruar nje pervoje qe eshte njekohesisht provokuese dhe menduese, duke eksploruar tema si identiteti, marredheniet dhe alienimi me shoqerine dhe realitetin.




     

    Kenga "100" perfaqeson ne menyre te perkryer stilin e tij enigmatik dhe eksperimental; karakterizohet nga nje atmosfere e erret dhe minimaliste, me vokale te zeshme dhe te permbajtura qe perçojne nje ndjesi te thelle melankolie dhe izolimi. Ritmi eshte i thjeshte dhe i perseritur, duke krijuar nje tension te heshtur qe zgjat gjate gjithe kenges. 
    "100" perzien elemente te muzikes elektronike dhe alternative me nje qasje lo-fi, duke i dhene asaj nje ndjesi te paperpunuar dhe te paperfunduar. Tekstet jane te shkurtera dhe te fragmentuara, duke lene hapesire per interpretim dhe duke theksuar natyren introspektive dhe te pasigurt te kenges.





    07 March, 2013

    JAMES PANTS ('STRANGE GIRL', 2011) - STUCK IN PAST ERA

    Making you feel like you're hearing a record that was made 25 years ago but simultaneously making it impossible to figure out what that record is...
     


    02 September, 2011

    HIPNAGOGJIK - NEON INDIAN ME DEADBEAT SUMMER

    Iluzioni hipnagogjik i ka rrenjet heret ne vitet '80, fale agjerimeve te gjata dhe ushqimit me kokrra halucinagjene. Artiste te shumte i kane dedikuar karrieren dhe krijimtarine (artificiale?). Mund ta pershkruajme si esenca e tepert e frymezimit. Rrok larg, atje ku fantazia merr nuanca te huaja, te alienizuara dhe realiteti jo vetem humb, por nuk merret parasysh as si mundesi.















     
    Gjendja hipnagogjike njihet nga mjeket dhe eshte hapi i ndermjetshem/tranzicion mes gjumit dhe te qenit zgjuar. Eksperience e trupit dhe e mendjes. Merr nga endrrat dhe i shton ketyre ndjesite paralizuese te shqisave: te parit, te degjuarit dhe prekjen, por ne mungese te ndonje stimulit real. Per tu provuar!

    Duke e perkthyer ne tinguj: nje seri muzikantesh amerikane, te dashuruar me teknikat analoge te viteve '80, italo-disko (e mbani mend Moroder?), kitsch, synth-pop, videogame dhe muzika nga videokasetat e blockbuster-ave (filmi Be Kind Rewind me Jack Black!). Tradita do qe cilesia te jete ajo lo-fi.
    Nje nga emrat e shumte qe kemi me perzemer, brenda kesaj kusie qe zien akoma, jane Neon Indian: endrra me sy hapur! Perfytyroni adoleshentin qe e ze gjumi para tv (natyrisht plot ngjyra te forta!) me joystick-un ne dore dhe polaroid te varur ne mure...

    Titujt ne albumin Psychic Chasms (2009) te japin shpejt idene e nje udhetimi ngarkuar me kokrra me ngjyra ('Should Have Taken Acid With You '), shirita kasetash te ngjitura me ngjitese te tejdukshme, diell te forte veror ('Deadbeat Summer') siper terracave dhe neonet qe ndricojne naten jashte lokaleve. Mendja fluturon, pulsacionet udheheqin, danca hipnotike fton, elektronika/power-pop luhet kthyer mbrapsht ne stereo ('6669 (I Don't Know If You Know)'), melodi te buta qe mposhtin makthe nokturne.

    Ka per te gjithe me keto perbindesha te rinj. Gati per te luajtur?