Njihet tashme tendenca e disa artisteve qe perdorin muziken tradicionale te nje vendi apo krahine si dekor (shembuj plot nga Afrika Veriut, Lindja e Mesme deri ne Ameriken e Jugut); i degjon njehere dhe pastaj behen demode, merzitin se mungojne identitet dhe me pak doze ekperimentimi.
Nuk eshte rasti i Acid Arab. Keta nuk marrin elemente orientale per t'i vendosur mbi nje beat elektronik; i bejne pjese te ADN-se se muzikes se tyre. Muzika me e mire shpesh lind nga udhetimet e papritura. Gjithcka nisi ne fundin e nje vere perveluese ne ishullin Djerba, pikerisht ne brigjet e Tunizise.
I formuar ne Paris ne fillim te viteve 2010 nga Guido Minisky dhe Herve Carvalho, kolektivi Acid Arab eshte bere nje nga emrat me te rendesishem te skenes elektronike alternative. Rreth tyre jane bashkuar emra nga Algjeria, Turqia, Libani, Siria, Palestina dhe vende te tjera te Lindjes se Mesme e Afrikes se Veriut. Rezultati eshte nje univers muzikor ku kufijte kulturore humbasin kuptimin.
Albumet Musique de France (2016), Jdid dhe Trois (2023) jane nje deklarate e qarte artistike: techno, acid house dhe ritmet e klubit bashkejetojne natyrshem me maqamet arabe, melodite turke dhe vokalet tradicionale. Nuk ka kompromis mes dy boteve; te dyja flasin te njejten gjuhe.
Acid Arab nuk bejne muzike per t'u degjuar vetem me kufje (nuk ta ndalon njeri!). Ajo eshte krijuar per hapesira ku njerezit kercejne pa pyetur se nga vjen ritmi. Ne nje set te tyre mund te kalosh nga nje groove acid ne nje melodi orientale pa e kuptuar kur ndodhi tranzicioni. Gjithcka rrjedh natyrshem.
Ajo qe i dallon nga shume projekte te tjera "electro-world" eshte respekti ndaj tradites. Bashkepunimet me artiste si Rachid Taha, A-WA, Cem Yildiz, Sofiane Saidi , Sofyann Ben Youssef (Ammar 808) apo Cheb Halim nuk jane thjesht dekor artistik, por pjese thelbesore e identitetit te grupit. Elektronika nuk mbulon kulturen; e ndricon ate nga nje kendveshtrim i ri. Live, mbaj mend homazhin qe bene para se te hynte ne skene Omar Souleyman ne nje klub milanez para disa vitesh me "Ya Mahla".
Nese Taxi Kebab te japin ndjesine e nje udhetimi introspektiv neper shkretetire, Acid Arab jane metropoli qe nuk fle kurre. Eshte muzika e nje qyteti ku minaret, klubet underground dhe sintetizatoret ndajne te njejtin horizont.
AA kane kaluar ate proven iniciale, kane arritur dicka te rralle: te krijojne nje identitet qe eshte njekohesisht modern dhe thellesisht i rrenjosur ne tradite. Muzika e tyre nuk kerkon te bashkoje Lindjen me Perendimin; ajo te kujton se muzika nuk ka pasur kurre kufij.
Ne fund, Acid Arab nuk jane thjesht nje grup elektronik. Jane prova se ritmi mund te jete gjuha me universale qe ekziston. Degjoni per te besuar! Yalla yalla!

No comments:
Post a Comment