Gati per tu nisur? E kemi thene; ka albume qe te bejne te udhetosh. Pastaj ka te tjera qe te bejne te humbasesh rrugen. Muzika e Taxi Kebab (aw i mire ky!) i perket kategorise se dyte.
Dyshja franko-marokene, e perbere nga Leïla Jiqqir dhe Romain Henry, nuk perpiqet te ndertoje nje ure mes Lindjes dhe Perendimit. Perkundrazi, ata e shembin ate (me ne fund!).
Nga njera ane degjohen sintetizatore analoge, drum machine dhe ritme elektronike me arome acid e krautrock; nga ana tjeter, zeri hipnotizues i Leïles dhe tingujt e buzuqut sjellin jehonen e traditave muzikore te Magrebit. Rezultati nuk eshte as world music, as techno, as electro ne kuptimin klasik. Perfaqeson nje territor i ri, ku kufijte muzikore humbasin kuptimin.
EP-ja "Visions al 2ard" (2022) eshte nje udhetim i nates. Jo ai romantiku me dritaret e makines hapur, por nje udhetim ne te cilin peizazhi ndryshon vazhdimisht dhe orientimi behet i pamundur. Kenge si "Ardina" apo "Wana" ndertohen mbi ritme ciklike e hipnotike, ndersa vokali nuk kerkon te dominoje muziken. Ai noton mbi te, si nje lutje e lashte qe gjen jete te re mes kabllove, sintetizatoreve dhe efekteve elektronike.
Ajo qe i ben Taxi Kebab vertet te vecante eshte menyra se si shmangin cdo lloj ekzotizmi artificial. Nuk ka folklor te paketuar per festivalet evropiane dhe as perpjekje per ta bere muziken tradicionale "me te pranueshme". Tradita arabe dhe elektronika bashkejetojne natyrshem, pa u ndjere si dy bote te bashkuara me force. Gjithcka tingellon organike, sikur keta tinguj kane qene gjithmone te destinuar te ekzistojne se bashku.
Te degjosh Taxi Kebab do te thote te pranosh se nuk ke nevoje te kuptosh cdo fjale (arabishet pastaj!). Teksti shnderrohet ne ritem, ritmi ne trans, ndersa transi ne nje pervoje pothuajse rituale. Muzika e tyre nuk kerkon vemendje; ajo te perpin ngadale dhe te transporton ne nje hapesire ku koha dhe vendi nuk kane me rendesi.
Ata mund te kujtojne emra si Acid Arab apo Ammar 808, por kane nje identitet shume me te erret dhe me psikodelik. Jane me pak te interesuar per pisten e vallezimit dhe me shume per krijimin e nje peizazhi te brendshem, ku elektronika nuk eshte vetem ritem, por edhe kujtese, identitet dhe eksplorim.
Diskografia e Taxi Kebab nuk eshte e gjate (deri tashme), por eshte nga ato qe lene gjurme (cdo vit kur vijne ketu ne Milano - nuk gjen bilete). Cdo degjim zbulon nje detaj te ri, nje teksture te fshehur ose nje melodi qe me pare kishte kaluar pa u vene re. Ne nje skene ku perzierja e tradites me elektroniken eshte bere pothuajse mode, Taxi Kebab arrijne dicka shume me te rralle: tingellojne plotesisht autentike.
Nuk eshte muzika e nje udhetimi ne shkretetire.
Eshte vete shkretetira qe ka mesuar te flase permes sintetizatoreve!

No comments:
Post a Comment