Showing posts with label gjurme. Show all posts
    Showing posts with label gjurme. Show all posts

    22 April, 2022

    JOLLY MARE ME 'VIVO' (EPSILON, 2021) - I GJALLE KERCEJ NE HAPESIRE ME 'ITALIAN RETRO DISKO'

    "Ne disko dhe funk, por edhe ne soul apo boogie, si femije kam gjetur instinktivisht cilesi, shpirt, vendosmeri, ndjenje dhe menjehershmeri. Disa nga ato gjera qe e bejne muziken te vertete, por kete e kuptova vetem kohe me vone.



    Me kalimin e kohes, interesat kane ndryshuar, por mbaj mend qe degjimi nuk mjaftonte ne ate kohe, doja te nuhasja kopertinat e disqeve, me magjepsnin grafika, fotot, ngjyrat. Keshtu fillova te blija sa me shume, qofte edhe me sakrifice, dhe t'i luaja perreth, sahere kisha mundesi. Ishte nje kerkim personal jashte tendencave te periudhes, ndryshe nga sa ndodh sot dhe kjo gje me pelqeu sepse me bente te ndihesha i veçante. Kur shkoja ne dyqane apo tregje ne kerkim te muzikes, isha gjithmone me i riu. Klientet mesatare ishin roker-e te moshes adulte ose dj per nje kohe te gjate qe kishin shume anekdota per te treguar...". 

    Jolly Mare (ne art Fabrizio Martina) 




    06 May, 2014

    'THE BIG SHIP' - BRIAN ENO JEP MESIM MBI MUZIKEN ELEKTRONIKE. ME NJE GJURME PO AQ ROCK SA AMBIENT.

    Gezohet me idene e njeriut qe deshiron te ike larg ne det apo oqean mbi nje Anije te Madhe.
    Nuk e kam idene se cfare ka perdorur ketu ky gjeni i muzikes elektronike (fillimet ne vitet '70; dhe kur une u zhyta ne karrieren e tij prej solisti, nuk dola me gjalle njelloj!); duken si shtresa tastierash elektronike (xhiro bass-i), ose te pakten supozoj te jete dicka e tille... E megjithate, tingull tmerresisht eksperimental, delikat e pas-ambient.
    Ndoshta tek te paket albume (Another Green World, 1975) i cili trasmeton imazhe te pastra, fotografi te bukura te mendjes, sekuenca te imagjinates me trajta social-intime e ndjesi ngrohtesie thelle ne zemer.  Pararendes i epokes post-humaniste ku jetojme?
    Ah, po eshte enciklopedi me vehte Eno!