Showing posts with label i love lomo. Show all posts
Showing posts with label i love lomo. Show all posts
10 April, 2012
01 September, 2011
I LOVE LOMO - MOS MENDO, SHKREP!
Ka nje 'mode' kohet e fundit qe po luan mendsh te apasionuarit dhe nostalgjiket (perfshire mua!) e filmave te vjeter ne boten e fotografise: quhet Lomografia.
Stili nenkupton foto te shkrepura ne menyre te menjehershme, jo te persosura, ndoshta te djegura, me hije e drita te mbiekspozuara. Jo me kot i binden urdherit 'shkrep dhe mos mendo!'. Ne kete menyre perjetesojme ato momente intime, spontane dhe personale qe aq shume i kerkojme ne fotografine dixhitale.
Protagoniste e kesaj levizje, nisur ne fillim te viteve '90 e qe vazhdon te perhapet edhe sot, eshte nje aparat fotografik me film 35mm te quajtuar LOMO (LC-A).
Karakteristika me e vecante e saj eshte trupi plotesisht plastik ('plastic power'), nje fokale prej 32mm dhe me shndritshmeri relativisht te vogel. Projektuar nga nje inxhinier sovjetik (ja pse edhe kosto e arsyeshme!) paraqet perreth fotos nje 'efekt tuneli', dallues per kedo qe i njeh.
Nuk eshte e vetmja lomo (Diana F+, Holga 35mm, Sprocket etj etj...).
Moda e vonshme eshte kthyer ne nje lloj feticizmi super cool, fale dy studenteve austriake nga Viena te cilet i dhane emrin ketij fenomeni: Lomografia.
Te shkrepesh spontanisht, te improvizosh ne cdo moment, ne cdo pjese te dites, nga afer dhe me autoshkrepje manuale, dy-a-me-shume-mbivendosje, me efektin fisheye, pa pare fare ne objektiv. Pa u shqetesuar per kurrfare rregulli qe permendet neper manualet e fotografise se sotme. Underground dhe unike!
Rezultati i ketij pasioni jane grupet e shumte ne rrjetin flickr, facebook, web-magazine, global community, aplikacione simuluese per smartphone, te cilet ndajne imazhe dhe ballafaqohen mbi design, stile dhe nenkulturen analoge.
Toy camera sepse ngjasojne me nje aparat kalamajsh, ngjyra-mgjyra dhe funksonojne me filmat tradicionale. Retro-chic perfaqesojne nje shije jo-komerciale te te berit foto!
Ajo qe duhet ne kohen ku cmimet e larta percaktojne (gabimisht) cilesine ne modernizem.
Ne padyshim, jemi te dashuruar qe me shikimin e pare! Cilin e ka marre malli te shkoje e te laje filmin tek fotografi?
E detyrueshme (dhe kenaqesi!) t'i hedhesh nje sy faqes zyrtare, nga ku kemi marre hua edhe imazhet ilustruese: http://www.lomography.com/
Subscribe to:
Posts (Atom)