Ndodhi dy a tre jave mepare: kishim marre nje shtepi te re me qera dhe ishte gjysme-boshe. Kishte shume hapesire dhe per kete na pelqeu qe ne fillim. Tavani i apartamentit ishte i larte dhe dritaret ishin te gjata.
'Drita dhe ajri nuk mungojne', mendova.
'Drita dhe ajri nuk mungojne', mendova.
Ishte nje vellim i mjaftueshem per te provuar altoparlantet e rinj. E kisha edhe ne mendje gjurmen monumentale qe do vendosja: te pavdekuren, vizionaren 'Hallogallo' nga gjermanet Neu!, mirepo Ajo me nderpreu gjestin e nxjerrjes se diskut dhe me e shpejte se mua futi brenda ne lexues nje album me titullin Lightbulbs (2008). Ishin Fujiya and Miyagi.
'Degjo edhe njehere te tjeret', me tha. Dhe keshtu filloi flirti im me kete dyshen angleze. Edhe pse emri Fujiya and Miyagi nuk me bind se ka fort lidhje me muziken qe luajne siper mixerave...
Gjithsesi ato jave, dhoma nuk do dukej me aq boshe. Kishte tinguj qe perhapeshin nga te gjitha drejtimet... Krautrock-u po kthehet mbrapsht. Per fat te mire!
No comments:
Post a Comment