Eshte e vertete: te gjithe gjejme dicka qe na perket tek filmi fantastik Donnie Darko (2001). Uni-n brenda nesh, kuriozitetin pa filter, inteligjencen rinore, ndjeshmerine e tepert, dashurine universale, rastin/koincidencen, aparencen e gabuar etj etj te pafundem elemente...
Pervec ketyre (te perziera!), une zbulova edhe nje grup te shkelqyer (pa i hequr aspak merita te te mireve Echo and The Bunnymen apo kompozitorit Michael Andrews!).
Brenda ne kolonen zanore jane edhe australianet 'e panjohur' The Church me gjurmen 'Under The Milky Way' (e vitit 1988).
Ndoshta nje nga gjurmet me te mrekullueshme qe kam degjuar gjate atyre fillimviteve Dymije... Edhe sot e kesaj dite ngrej koken lart ne qiell, sapo e degjoj, ndersa jam ne rruge, si per tu ruajtur nga nje (mos)aksident fatal... Ne rastin me te mire mund te ndryshoje rrjedhen e ngjarjeve.Apo... nuk eshte pikerisht keshtu?
No comments:
Post a Comment