Lida Husik i perket padyshim atyre artisteve 'klandestine', qe i shpeton rregullit, underground qe mezi gjehen ne rrjet. Dhe nuk ka albume te saj neper dyqane disqesh (me besoni!). Mirepo ka dishepuj, fansa qe nuk e harrojne ate te parin album, Bozo (1991), nen etiketen Shimmy. Muzika e saj eshte embelsisht/tmerresisht psikedelike. Nen peshen e rende te drogave te viteve '90 ne Uashington, Ema flokekuqja (Lida Husik ne art) regjistron nje nga albumet me te mire te te gjitha koherave. Behet fjale per nje fenomen, nje ngjarje artistike, qe i shpeton botes se reklamave te kremrave radiofonike e televizive.
MATERIE ENDERRIMTARE
'Bozo' per te pikturuar pasditeve, per te luajtur me floket, per tu dehur me erera trupi, per tu shembur ngadalesisht, per te fluturuar me sy mbyllur...
Embelsia dhe alienizimi i zerit te saj ('Hitchhiker' dhe 'Billboard') te udheheq ne nje humnere kurtizane, jo te zeze, por shumengjyreshe! Menyrat jo te zakonshme te te lujaturit te kitareve ('Mom') dhe baterise ('Farmhouse') bejne qe muzika dhe ky album te te ndryshojne pergjithmone menyren e te konceptuarit komportamental midis te pranishmeve ne nje rreth... Rrezikshmeria e cdo gjurme eshte pertej kufijve te lejueshem!
'Be careful from drug addict!' do te kishin thone mesueset e gjimnazeve ne Sh.B.A.
ACID, ORGANIK, MELODIK... POP
Lida nuk eshte e inatosur me boten, por as ne qejf per te kenduar dhe ja perse mbetet i shkeputur zeri i saj me tekstet e kengeve. Jane si korniza (perseri piktura e pasdites!) intime, personale, pa ndonje filozofi superlative. Jehona dhe homazhe perdorimit te drogave, poezi te ndaluara (edhe per imagjinaten!), pershkrime makthesh, muzike psikedelike, acid-pop i amplifikuar ne maksimum nga zera femerore te zotuar nga zonjusha Kokerr Kimike...
Gezuar festen ju femra qe guxoni!

No comments:
Post a Comment