E mbani mend Forestin qe vraponte pafundesisht? Olimpiket, vrapuesit e distancave te gjata me mend dhe jo me kembe? Ja tek jemi me nje muzike konstante, drone, unike ne zgjedhje dhe ne trasmetim.
Anglezet Fuck Buttons pjellin nje krijese ne kerkim te drites, ne kerkim te rrahjes (beat?), duke u spostuar nga zhurma (noise?) dhe duke eliminuar zerin. Radikale ne perdorimin e mixerit, estete te tingullit, ekspresioniste te ritmit, piktore te zhurmes (degjoni 'The Lisbon Maru'), ia dalin mbane me albumin Tarot Sport (2009) duke u mbeshtetur ne ide elementare, por qe evolohen ne dimensione me te medhaja (suite qe zgjatin me teper se 10min!) dhe nuk merzitin: nese i shoqeron me imagjinate e me mendime!
No comments:
Post a Comment