30 October, 2019

SÄLLSKAPET - FROM SWEDEN / GERMANY WITH HIGH QUALITY

Ne fund te fundit nuk ka rendesi nese e kupton ate cfare shkruan Goethe sepse muzika e Sällskapet sebashku me interpretimin e Shroeder autoshprehen duke shperndare nje mesazh mjaft te qarte: perzierjet e sugjerimeve (letersi apo muzike) jane dekadente dhe plot melankoli.
Padyshim, albumi Disparition (2018) perfaqeson kohen dhe hapesiren ideale per te shoqeruar nje ftese nostalgjike per muzike post-industriale, pse jo gjetke neper rruget historike te Berlinit ose neper ish-burgjet e Stokholmit...



05 August, 2019

DAVID SPERO - BALL PHOTOGRAPHS [FOTOGRAF]








PIEDADE FERNANDES - "FADO BOÉMIO E VADIO" …A FADO IS CHOSEN TO PORTRAY A TENSE MOMENT

"Fado is a counterpoint to the situation that was being experienced so far, full of shouts, with a lot of tension and pain.
And fado is calm and placid. On the other hand, it is also very melancholy... 
The song also served to be Monica's love story soundtrack."

from an interview with Alejandro Bazzano - director of "La Casa de Papel".



03 August, 2019

AGNES OBEL - "FAMILIAR" [CITIZEN OF GLASS, 2016]. POP KLASIK ME BAZE VIOLE

Si ta mohosh, keto vite fenomene socialo/komportamentale kane qene serialet TV ne streaming (merr serialin gjerman Dark), duke blinduar njerezit perpara ekraneve per episode pothuajse te shkurter dhe obsiesonuar me personazhet e larmishen per nje arsye; i ngjasojme, na duken familjiare e do donim t'i imitonim ne sjellje, gabime, mashtrime e objektive ne nje histori pothuajse fantastike.
"Familiar" i Agnes Obel (qe para dy vjetesh e kisha prezantuar ne blog) eshte nje valzer ne slow-motion (piano, violine, viola), ku alternimi i dy zerave krijon nje zhvillim filmik unik, dramatik ku sikur personazhet i afrohen buze faqes malit te thepisur per te ndaluar nje hap perpara pa na shprehur motivin...
Na mbetet vec te imagjinojme, edhe pse skene deja-vù.



















Nga ana tjeter Agnes Obel, lindur ne Danimarke me rezidence ne Berlin, njhet per talentin e saj (ne familje e ema luante piano) dhe gjurmet misterioze, hermetike, ku le vend per mjaft hipoteza e botekuptime… Klipi i “Familiar”, realizuar nga bashkeshorti, paraqet efekte vizuale si per te treguar rolin shoqerues te tekonologjise ne shpehjen e vetmise dhe sidomos ndjenjave ne ditet tona. Kolone zanore qe shkon per shtat jeteve tona gjithnje e ne kerkim te dickaje…

RY X - "THUNDER" [2016]. ELEKTROMAGNETIZEM NE QIELL TE HAPUR QE PERKEDHEL TRUPIN

“Thunder” (Ry Cuming aka Ry Y) vjen nga Australia dhe ndali kohen ne dhjetor te 2016, pothuajse.
Melodia e kendshme hipnotizuese, akustika qe ngerthen zerin ne falsetto dhe elektronika delikate sikur shpelajne ajrin perreth... Rete ne qiell ngarkohen me pole te kunderta, mbushen me elektromagnetizem - shkreptima gudulisin trupin e lagesht. Cfare beme keshtu? Cfare ndodhi?

... Lover, lover
What have we done
We made our heart leap
Then it gave up

Lover, lover
Let me in
Make my heart leap
Under your skin...




ANJA PLASCHQ (SOAP&SKIN) - "ME AND THE DEVIL" [2013]. INTROSPEKTIVE NE BORDET E VETEDIJES

Ne nje interviste kur ishte vetem 18-vjece, Anja Plaschg (austriake) tregonte si terhiqej nga tendenca per te krijuar muzke elektronikesi vetem, nje vajze solo-synth (e vetme mbi tastiera). Pjesen tjeter te kohes e kalonte duke kompozuar tekste baladash te brishte ne pershkrim, me nje tingull te ndikuar aty midis Bjork, Enya dhe Dead Can Dance.
Piano dhe violina i japin nje shtytje domethenese krijimtarise dhe shpejt nen emrin “Soap&Skin” (mendoni "Sapuni dhe Lekura" - simbioze perfekte e dy elementeve) regjistron muzike te denje per tematika melodramatike, pse jo te rrethuar me pak mister e hermitizem.
 

















"Me And The Devil" perserit – une dhe djalli ecim krah per krah… Sakrifica dhe rrjedhimisht tortura (si stad me i larte) ndjehen shpesh ne muziken e saj; pa e humbur kurre ate madheshti te erret... I drejtohet vetes ne kete gjurme, introspektive ne kufijnte e vetedijes humane, si vetepregatitje per momentin kur te vije sprova e besimit. 
Apo e pajtimit! Shhshsh, qetesi tani...

31 July, 2019

RODRIGO GALLARDO. NGA KILI ME DASHURI DHE ELEKTRONIKE TE NGROHTE

Ndoshta ndotje e rrokur mire perpara tjereve, por sot te degjosh muzike elektronike me nuanca nga kultura e vendeve te Amerikes Latine eshte bere pothuajse norme ne qytetet e Evropes Perendimore (edhe pse ndoshta ketu ne Milano ndjekin modat me qorrazi se tjeret, po dua te them qe po funksionon me se mire kjo tendence).





Rodrigo Gallardo nuk ka nevoje per prezantime; eshte tashme ndoshta personi me i njohur njehere qe ndodhet mbrapa regjise se mixer-ave ne nje event Dj live me muzike elektronike underground.
E fillon rrugetimin e tij ne melodi si nje djalosh i shoqeruar nga charango (instrument muzikor amerikano-jugor) dhe zampoña (instrument i njohur ne zonen e Andeve vecanerisht) e duke kaluar neper shume shtigje muzikore ai zhvillon nje tingull ne kompozimet e tij te ngarkuar me ndikime te folklorit dhe elektronikes, si dhe kenga e lehte kiliane.
Ne “Minero” si dhe ne shumicen e gjurmeve, Rodrigo sjell mbi tryeze rendesine e kthimit ne rrenjet tona dhe te respektimit dhe mbrojtjes se tokes dhe burimeve natyrale (shembull, uji publik) nga duart e erreta te perparimit pa kufinje.
E kete e ben shoqeruar me ritme dhe tinguj bartes flamujsh te rene se ngakuar plot tradite e perkujdesje ne rivizitim te melodise (degjoni "Kalimera" dhe kuptoni pse nuk njeh me barriera kultuale ky artist).
Shto ketu bashkepunime me mikun Nicola Cruz (tjeter Dj famshem nga Kili) deshira behet e padurueshme!



RAMPUE - "ADAGIO FOR PHOENICOPTERUS" [2016]

"Oh, mbreselenes ky tingull qe po luan tani!" Ky eshte reagimi i pranueshem kur dikush degjon "Adagio for phoenicopterus" (ne shqip "Adagio per fenikter").
Rampue, emri i vertete Daniel, lindur aty mes viteve '80 ne Chemnitz (qytet ne ekstremin lindor te Gjermanise)
u rrit prane vellait i cili luante muzike me player videogame. Shpejt vendosi t'i dedikohej muzikes dhe asaj kohe zbuloi tingujt e grupeve legjendare si Electric Lights Orchester dhe Kraftwerk. Terhiqej nga rryma darkwave dhe elektronika.



















Ishte vetem fillimi dhe shejt trasferohet ne Berlin ku do kalonte nje periudhe ku pesoi ndryshime ne menyren si perceptonte muziken. U edukua me kulturen berlineze te after-hour ku muzika elektronike paraqet nje argument identifikimi. Muzika e tij u be me e qete, me e ngadalte dhe me pak e lexueshme; eksperimentoi me me shume kurajo aq sa perfitoi reputacionin edhe nga Dj te tjere. Ne pak kohe behet perfaqesues i asaj qe njihet si Berlinsound.
Nuk na mbetet vec te presim gjurme akoma me te cmuara per te vleresuar!
Per tani ju le me kete kryeveper me titull "Der König und der Vogel"



27 July, 2019

ARIF SAĞ DHE ZAFER DILEK - "HÜDAYDA" [1975]

Te dy artistet lindur ne te njejtin vit...
Arif Sağ (lindur me 1945 ne Ashkale, Erzurum, Turqi) kengetar turk, qe lidh virtuozitetin me figuren udheheqese ne muziken popullore turke. Ai mesoi me shume se 40,000 studente ne shkollen e tij muzikore ASM. Nje pike referimi kryesore ne muziken popullore turke...
Zafer Dilek (lindur ne vitin 1945) eshte nje nga heronjte e panjohur te muzikes turke. Nuk shkruaj me per te...
Me underground se kaq.


















14 July, 2019

ALTIN GUN - EMBELSIRA TURKE [ON, 2018]

Kush me ka ndjekur sadopak keto vite ne blog, e ka kuptuar qe nuk duhet shume per ta ndjere debolesen time per muziken turke (motivet teknike jane shume – shkalla muzikes, melodite, shqiptimi i teksti)... Shtojme nje tjeter emer ne liste; ndoshta ne krye, tek rreshtat e pare! Ju bind kollaj nese ju them qe etikeka qe i publikon keta eshte e njejta me ate te Baba Zula dhe Gaye Su Akyol (me kujtoni te shkruaj per kete te fundit)?














Disa muzikante, jane pozitivisht te fiksuar me traditat, stilet dhe stinet kulturore te dekadave te kaluara, nganjehere perfundimisht duan t'i tejkalojne madje krijuesit origjinale (padyshim, meritojne vemendjen time ne kete sfide!). Ky eshte rasti me Altin Gün, formacioni prej gjashte vetash me baze ne Amsterdam (ku vetem dy jane turq!). Keta muzikante rane aq thellesisht ne dashuri me rock-un psikedelik te Turqise ne vitet shtatedhjete, duke qene se edhe zeri i tyre eshte nje interpretim i paster dhe i fresket i atyre vibracioneve te paharruara (groove!).

Ne fakt, qe nga lindja e grupit, anetaret e saj kane jetuar dhe jane frymezuar nga muzika e Baris Manço (idhull personal), Selda, Erkin Koray dhe shume te tjere... Altin Gün po ringjallin ditet e lavdishme te programit anatolian, psikologjik dhe folklorik. Albumet e tyre jane deshmi e pandershme e talentit te tyre. Perkthyes te sotem te tingujve te lavdishem te se kaluares; njelloj sikur te rikthehen sot djem e vajza te lagjes ku je rritur dhe te luajne pjese dasme “te censuruara” te viteve '70 tek ne (degjoni “Halkali Seker”,"Goca Dunya"nga albumi kryeveper On, 2018). E pershkruajne si rryme etno-rock, por per mua eshte nje ne menyre metaforike – “sherbet permbi embelsire” sa per te ekzaltuar “udhetimet” e viteve ’70 qe keta muzikante turq benin. Opinionet e tyre binin shpesh ndesh me normat sociale, komercializmin e krijimit kreativ dhe moderacionin politik (integrimi kultural mbetet teme e rendesishme dhe delikate)… Te vetedijshem per bagazhin kulturor, muzikal qe vendi trashegonte dhe gezonte...


















Njihet tashme qe muzika popullore turke (ku dhe per ne ka shume derivime – kujtoni vetem Parashqevi Simaku qe kendon “Lejla”) paraqet shume ngjyra dhe emocion te ngarkuar me ndjenje, poezi dhe episode te polarizuara gati ne ekstrem – si psh. ekzistencializmi, si ne jemi aq te vegjel dhe thjesht pasagjere ne kete udhetim ne bote, duke puritizuar shume stereotipe dhe rrjedhimisht obsesione…

Altin Gün nuk mjaftohen me psikedeline, perziejne synth-pop, elektronike dhe pop dhe folklor ne te njejten gjurme (degjo albumi Gece, 2019 – me pak tradicional ne tingull, po me te njejtin impakt). E nisen karrieren si cover-band, por shpejt u afirmuan si interpretues me se te pelqyeshem dhe u ngriten ne rol nga audience vete si trasmetues te denje te bukurise qe i shkon per shtat muzikes turke te kohes.

Ndiqni keshillen time; e teproni kesaj rradhe, i shtoni sherbet embelsires dhe kryeni qoken – degjoni/kerceni mbi qilimim me teme petale trandafili!