Showing posts with label baba zula. Show all posts
    Showing posts with label baba zula. Show all posts

    14 July, 2019

    ALTIN GUN - EMBELSIRA TURKE [ON, 2018]

    Kush me ka ndjekur sadopak keto vite ne blog, e ka kuptuar qe nuk duhet shume per ta ndjere debolesen time per muziken turke (motivet teknike jane shume – shkalla muzikes, melodite, shqiptimi i teksti)... Shtojme nje tjeter emer ne liste; ndoshta ne krye, tek rreshtat e pare! Ju bind kollaj nese ju them qe etikeka qe i publikon keta eshte e njejta me ate te Baba Zula dhe Gaye Su Akyol (me kujtoni te shkruaj per kete te fundit)?














    Disa muzikante, jane pozitivisht te fiksuar me traditat, stilet dhe stinet kulturore te dekadave te kaluara, nganjehere perfundimisht duan t'i tejkalojne madje krijuesit origjinale (padyshim, meritojne vemendjen time ne kete sfide!). Ky eshte rasti me Altin Gün, formacioni prej gjashte vetash me baze ne Amsterdam (ku vetem dy jane turq!). Keta muzikante rane aq thellesisht ne dashuri me rock-un psikedelik te Turqise ne vitet shtatedhjete, duke qene se edhe zeri i tyre eshte nje interpretim i paster dhe i fresket i atyre vibracioneve te paharruara (groove!).

    Ne fakt, qe nga lindja e grupit, anetaret e saj kane jetuar dhe jane frymezuar nga muzika e Baris Manço (idhull personal), Selda, Erkin Koray dhe shume te tjere... Altin Gün po ringjallin ditet e lavdishme te programit anatolian, psikologjik dhe folklorik. Albumet e tyre jane deshmi e pandershme e talentit te tyre. Perkthyes te sotem te tingujve te lavdishem te se kaluares; njelloj sikur te rikthehen sot djem e vajza te lagjes ku je rritur dhe te luajne pjese dasme “te censuruara” te viteve '70 tek ne (degjoni “Halkali Seker”,"Goca Dunya"nga albumi kryeveper On, 2018). E pershkruajne si rryme etno-rock, por per mua eshte nje ne menyre metaforike – “sherbet permbi embelsire” sa per te ekzaltuar “udhetimet” e viteve ’70 qe keta muzikante turq benin. Opinionet e tyre binin shpesh ndesh me normat sociale, komercializmin e krijimit kreativ dhe moderacionin politik (integrimi kultural mbetet teme e rendesishme dhe delikate)… Te vetedijshem per bagazhin kulturor, muzikal qe vendi trashegonte dhe gezonte...


















    Njihet tashme qe muzika popullore turke (ku dhe per ne ka shume derivime – kujtoni vetem Parashqevi Simaku qe kendon “Lejla”) paraqet shume ngjyra dhe emocion te ngarkuar me ndjenje, poezi dhe episode te polarizuara gati ne ekstrem – si psh. ekzistencializmi, si ne jemi aq te vegjel dhe thjesht pasagjere ne kete udhetim ne bote, duke puritizuar shume stereotipe dhe rrjedhimisht obsesione…

    Altin Gün nuk mjaftohen me psikedeline, perziejne synth-pop, elektronike dhe pop dhe folklor ne te njejten gjurme (degjo albumi Gece, 2019 – me pak tradicional ne tingull, po me te njejtin impakt). E nisen karrieren si cover-band, por shpejt u afirmuan si interpretues me se te pelqyeshem dhe u ngriten ne rol nga audience vete si trasmetues te denje te bukurise qe i shkon per shtat muzikes turke te kohes.

    Ndiqni keshillen time; e teproni kesaj rradhe, i shtoni sherbet embelsires dhe kryeni qoken – degjoni/kerceni mbi qilimim me teme petale trandafili!



    30 August, 2011

    BABA ZULA - TURKISH FUSION
















    Grup turk qe ruan e rrit rrenjet e muzikes se viteve '70 ne nje simbioze jazz-i, dub-i dhe psikedelie orientale. Gjen fusion, ritme orientale, perkusione, bellydance (ose sic e quajne 'psikobelly') qe shoqerojne ne nje dimension tjeter: plot ekstaze, profume nga Azia e Vogel, tymra nga nargjilea e lagjeve te kulles Gallata ne Stamboll, ngjyra ne erresire te mbytur nga ererat e kodrinave poshte sheshit Taxim, balada te vjetra te Uskudar-it.
    Pelqehet shume ne Gjermani (por jo vetem!), fale ndikimeve nga grupi legjendar progresiv Can dhe improvizimeve pikante te muzikes se tyre ekzotike. Nje corbe mes nenkultures flower-power dhe Arabian Nights, le te themi. Absolutisht dehes dhe sensuale.
    Ne te 'Funeralit te Veshit', natyrisht, keshillojme per te degjuar te gjithe diskografine!
    Kapitull me vehte jane bashkepunimet me Mad Professor. Baba Zula jane edhe nder emrat kryesore qe spikatin ne kolonen sonore te film-dokumentarit Crossing The Bridge: The Sound Of Istanbul (2005), me Alexander Hacke (Einstuerzende Neubauten) e drejtuar nga Fatih Akin.
    Per ta mbyllur shkurt: krenare qe njohim kete kompleks!
    http://www.myspace.com/babazula