Showing posts with label santiago. Show all posts
    Showing posts with label santiago. Show all posts

    28 March, 2014

    OCELOTE ROJO - ME PRIRJE TE THELLE RITUALESH

    Ocelote Rojo eshte Francisco Aravena nga Santiago i Kilit.
    Pickime ne kitare dhe pak regjistrime ne terren (field recording) bashkuar me nje psikedeli delikate amerikano-jugore, ambjentaliste nga larmia (fale hapesirave dhe kthjelltesise se qiellit atje - kujtoni Gustavo Santaolalla-n?) dhe tropikale ne te njejten kohe, rezultojne ne nje tingull mistik;
    sikur vjen nga nje distance e larget ne forme avulli...
    E si perfundim, kuptojme qe s'eshte gje tjeter vecse nje udhetim brenda vetes. Nostalgji!



    23 September, 2013

    MATIAS AGUAYO - 'EL SUCU TUCU' // FOSHNJA E KLUBEVE QE LINDI NE SANTIAGO (KILI) DHE U RRIT NE BERLIN

     


















    Thirrja eshte po e njejte - Te gjithe ne pisten e kercimit. Pa perjashtim!
    E te mendosh qe kurre nuk do mendoja (gabimisht!) qe skena amerikano-jugore mund te ishte e vecante, speciale, ritmike ne kuptimin e muzikes origjinale, mjeshtra ne elektroniken bashkekohore. Dhe sidomos kur ky i fundit eshte rritur ne Berlin; kryeqyetetin e arteve te pavarura ne Evrope.
    Nje udhetim i gjate (Buenos Aires, Mexico City, Rionegro); rizbulime etnografike, tekno tribale e leshuar tashme e lire nga improvizimet dhe house tribale perbejne elementet fitues te albumin The Visitor, 2013.
    Relatat trup-pluhur forcohen, psikedelia tribale thur argumente me pistat e kercimit urban, terrirore latino qe kane sherbyer si nxites per ambjente klubesh, alegri tipike qe ushtron presion mbi mendje akoma te paravendosura, levizje qe marrin inisiativa provokuese e personalisht te kenaqshme!
    Matias Aguayo riviziton elektroniken me veshje te re; kercimi ishte vetem objektivi kryesor, rituali i gezueshem, misherimi i shenjave dalluese te primitivizmit.
    Na takon ne te thithim energjine. Para se te fiken dritat largpamese!