21 October, 2016

    MUSLIMGAUZE - DEEPLY INFLUENCED BY THE MUSIC AND VIBES OF THE MIDDLE EAST AND THE ARAB WORLD

    "Vajza qe flen me tulipanet persiane."
    Pionier i muzikes britanike elektronike me shije etnike, vecanerisht me orientim nga Lindja e Mesme e bota arabe. Me vemendje te thelle mbi konfliktin palestino-izraelian, Bryn Jones (1961-1999) u interesua per tinguj dhe muziken tipike mid-orjentale (kunder pushtimit te Libanit nga Izraeli ne 1982 dhe shpesh i dedikonte regjistrimet e rralla levizjes per clirimin e Palestines...).
    E kujtojme si nje personazh interesant per idete dhe muziken mjaft cilesore (edhe pse, fale Zotit, underground) qe mundohej te komunikonte. 
    Respekt!







    20 October, 2016

    MOTRA BINJAKE (TWIN SISTER) - "GENE CIAMPI" (2011)

    Oh me ne fund; flasim per muzike. Kur degjoj te permendin krahasime me Cocteau Twins e Portishead zyrtarisht me vjen te verifikoj personalisht! 
    Mirepo keta cuna e goca, Mr. Twin Sister, me te vertete ne menyre ironike risjellin ca tinguj e atmosfera retro sikur te ishim ne ndonje dream-pop tek provat e ndonje Kill Bill apo ne cepin e ndonje diskoteke gjermanike (a karaoke japoneze)... 
    Nje "Bravo" e meritojne.



    MICROBE ET GASOIL [KINEMATOGRAF, 2015]





























    AN OLD ENGLISH SONG SUNG BY A MISSED PUNKER (THE LEVELLERS - "CARRY MY", 1990)

    "A very old English song sung by a missed punker" - Nje kenge e vjeter angleze kenduar nga nje panker i humbur (i mangut).

    Vitet Nentedhjete sapo do futeshin ne histori  si dhjetevjecari i fundit pa probleme "serioze" e "te pazgjidhshme" (sic thone ne menyre qesharake sot per emigrimin) dhe te degjoje muzike me ne sfond harmonika e violina do behej edhe me e rralle...
    Dedikuar ty moter, fans-e e shpirtit britanik, rebel e mendjemadh, po me gusto e intelekt te kriptuar!




    INTERVAL "METROPOLITAN" ME REMO ANZOVINO

    Interval. Ja cfare eshte ky rezultat (shkrim;) pjese kohe, e ndermetje, qe rri ne pritje te zbritjes te nje avjoni.
    E nderkohe, shtrire ne dyshemen me pllaka ngjyre-salmoni, mendoj per rrugen e kthimit ne veture, evitimi i mikro-aksidentit, pas-percjellja e heshtur, perqafimi i thate, syte qe u fshehen nga nisja ashensorit, vetedija qe tashme nuk mund te jetoj me vetem, asgje nuk eshte si me perpara. Apo me te vertete gjithcka e perparme po perseritet nga e para?
    Oret qe shtojne mendime si tastet e pianos kur ndryshojne tonalitet gradualisht, nje valzer manovrues, si te ishe ne nje ekspozite boshe e nje miku tend dhe (meqe askush tjeter nuk ka ardhur!) ti ben sikur ben vend mes turmes se te ftuarve me nje gote vere ne njeren dore.
    Milje lart ne qiellin e erret zemer e vogel pret uljen. Kur pritja behet e dashur; eshte metropolitane.