"I'd consider myself a realist, alright? But in philosophical terms I'm what's called a pessimist...
I think human consciousness is a tragic misstep in evolution. We became too self-aware. Nature created an aspect of nature separate from itself; we are creatures that should not exist by natural law...
We are things that labor under the illusion of having a self, that accretion of sensory experience and feelings, programmed with total assurance that we are each somebody, when in fact everbody's nobody...
I think the honorable thing for our species to do is to deny our programming. Stop reproducing, walk hand in hand into extinction; one last midnight, brothers and sisters opting out of a raw deal."
Kane te njejtin mbiemer, Hamdan, si Yasmine ashtu edhe Zed, por nuk kane asnje relate farefisnie. E nuk jane binjake (edhe pse ngjajne)!
Pas luftes civile, rremujave qe zgjaten deri ne vitin 1990, Beiruti pati automatikisht nevoje per nje ere te re artistike, nje fshese qe ta pastronte nga pluhuri, pislleku, por edhe nga perkeqesimi social...
Megjithate, shume elemente nga repertori artistik e kultural i vendit humben perfundimisht. Tani Beiruti ishte i paster akull, por edhe i merzitshem per disa aspekte... Nga ketu emri 'Soap Kills' (sapuni vret).
Ironia lene menjane, ky duo (Zed Hamdan luante muzike qekur), krjuar aty nga 1997 neper garazhet e Beirutit pati rol si nje nga grupet me alternative te skenes (elektronike) pop libanez. Frymezimi me i forte rrjedh tashme ne gjak dhe keshtu temat e fabulave arabeske risillen me nje ndjeshmeri tipike te Lindjes se Mesme, te mbuluara me eksperimentimet e thjeshtuara elektronike alla-Aphex Twin e butesine e Chat Faker.
Rezultati eshte nje koktej shumengjyresh buze portit te Beirutit, por me kujtesen kur te hedhin ne det per here te pare e ti nuk di te notosh!
Dhe ketu ne Perendim (muzika qe ndjehet nuk eshte dicka qe e meson duke bere kerkime ne web!) pelqehet pamase kjo oferte muzikore. Ndoshta pikerisht se duam te imagjinojme se ai qytet (Beiruti), kultura libaneze, ka qene dicka e mrekullueshme pertej kufijve politike! Me elemente tmerresisht terheqes edhe sot.
E gjuha nuk ka qene kurre barriere ndarese mes popujve, perkundrazi, ka sherbyer si pretekst per masat per te kercyer (nese e ngren volumin lart sa te mos degjosh lajmet ne TV!). Aq sa mjafton per te larguar demonizimin tendencial ne ate pjese te botes keto dhjetevjecaret e fundit...
Magnetizimi nga zeri e atmosfera sensuale qe Yasmine ngjall, te mbeshtjellin dhe ti pa e kuptuar je duke kenduar, madje ne arabisht; 'wahad, tnain, tleteh, arba, khamsa', edhe pse nuk di asnje fjale ne arabisht!
Reputacioni i mire i Soapkills e i Yasmine Hamdan (lindur ne 1976 ne Beirut, kendon ne dialekte te ndryshme arabe: palestineze, kuwaitiane, beduine, egjyptiane etj) zgjat per nje dekade dhe kjo vendos te stabilizohet ne Paris (merr me vehte plot 60kg me audiokaseta libaneze!) ku njihet me CocoRosie, e se fundmi me Marc Collin (Nuovelle Vague) per te regjistruar albumin e saj te pare si soliste.
Feminilitet ne interpretim e menyra, nuk e di mire, por heren e fundit qe ia prezantova kete muzike nje miku tim, u dashurua me dicka te bukur qe nuk arrinte ta identifikonte kollaj... Reflektim mbi prejardhjen e ndjenjave?
Shumica e puneve te hollandezit Jozef van Wissem (lindur ne 1962) bazohen ne zbatimin e nje teknike tashme te njohur nga artistet bashkekohore qe luajne instrumente mesjetare/rilindase (afro 1600 vjet pas.e.s) ne kompozimet e tyre; pasqyrimit te imazhit te tablatures (lahutes, ne rastin konkret) dhe ekzekutimit mbrapsht te melodise (si albumi Retrograde, A Classical Deconstruction 002).
Muzike minimale qe, sic e pemendem, nuk ndjek ndonje rrjedhe lineare progresive, por qendron e qete me te njejten peshe intensiteti e klime tingujsh (e konceptesh). Pershtypja qe ngjeshet ne vemendje eshte se Jozef Van Wissem respekton rregullisht njefare tradite te lahutes (temat delikate te Mesjetes) me nje manipulim elektronik (shtremberime kitareske, drone music) dhe ndoshta kjo perben formulen e bukurise ne muziken minimale tijen.
Tone te ngrohta baritore, ndjenja baroke, nje spiritualitet i ngjashem me filozofine Zen, rrefime te pashprehura te zemres, udhetime ne natyren e virgjer nordike mbushin lirine e te dashuruarve te vetmuar...
Ne filmin e shumepritur, komentuar si 'kripto-vampiresk' (dy te dashuruar prej njeqind-vjetesh e te pakenaqur nga humaniteti i sotem!) te Jim Jarmusch (Only Lovers Left Alive 2013), ky i fundit merr hua muziken e albumit madheshtor The Mystery Of Heaven (2012); te dy ishin njohur ne rruget e Nju Jorkut ne 2006 dhe pervec bashkepunimeve (se fundmi luajne live ne Project room te Bruklin-it ne 2011) lidhen nje miqesi qe zgjat edhe sot... Jarmusch e pershkruan tingullin e lahutes si 'ngjyre te kuqe, si dielli' dhe tingullin e kitares se tij si 'ngjyre blu, ose merkur, si Hene'...
Ata qe nuk merren seriozisht me muzike ose qe nuk jetojne kaq afer me Greqine, ende mesyjne ne erresire. Termi ‘rebetiko’ u perhaps kohet e fundit ketu ne Itali, fale filmit-dokumentar te Capossela-s me titullin Rebetiko Gymnastas dhe terhoqi vemendjen e te dashuruarve me te kaluaren e gadishullit ballkanit e kulturat qe u perzien keq/bukur nder shekuj.
'Rebetiko’ perfaqesoi nje levizje, nje paradigme ekzistenciale, nje filozofi jete per ata emigrante (fill pas Luftes se Pare Boterore) te cilet u detyruan te lene Izmirin per arsye lufte per tu zhvendosur ne ishujt meme greke… Katastrofa humane qe pasoi theksoi shqetesimin social nga veshtiresite (shprehi e zakone) per t’iu pershtatur kushteve te reja dhe nje stili jete krejt ndryshe. Shume vdiqen nga droga, alkoli e varferia.
Nuk kishte linja udhezuese se si t’i shpetoje atij apokalipsi; grua, femije, te rinj te vjeter u mblodhen tek Mortissa (figure emblematike e botes moderne helenike); nje femer e forte, e pavarur, e vetedijshme pse ra preh e veseve te reja, alkolit, seksit e droges. Ketij personazhi, gati te pabesueshem, i dedikohet kjo muzike; nje larmi pentagramike, dinamike lidhese midis Stambollit e Athines, ku territore edhe me te largeta afrohen muzikalisht (Armenia dhe Kaukazi, ne pergjithesi). Cigdem Aslan lindi e Stamboll, mirepo nderroi vendabanim ne Selanik dhe ka gjak te ndotur me shume prejardhje (ja pse kendon ne pese gjuhe te ndryshme!), me kaq krenari muzikore saqe ketu ne Perendim nuk mund ta dine megjithemend; mund vetem te ndjejne thellesine magjepse te folklorit kur e degjojne te kendoje drejteperdrejte. Aspak nje smalt i fresket kengeve te vjetra; e kaluara ne interpretimin e Cigdem Aslan merr jo vetem forme plotesisht, por te sjell nje dimension tjeter, ne nje levizje pa gravitet (‘To Dervisaki (Küçük Derviƒ)’), dehes, ku erera speciesh te atheta rrugicash qe zbresin poshte kodrinave thuren me kripen e detit…
Porta e Madhe eshte dy hapa nga perceptimi yne!
Tashme jo me tekste qe kendohen vetem neper burgjet greke (edhe pse Cigdem preferon te zgjedhe kenge dashurie, ose dashurie te humbur!), kalojne barrieren e te margjinalizuarve (nje lloj ‘blues-i’ grek) dhe trasmetohen ne TV kombetar e arrijne deri ne tavernat e Stambollit. Ne Universitetin e Stambollit Cigdem studjon muzike e pasi bashkepunon ne shume projekte me Dunav Balkan Group, ndermerr ne 2009 nje karriere soliste derisa publikon albumin Song Of Smyrma. Perkrah saj luajne ne kitare Pavlos Melas e ne bouzoukiPavlos Carvalho. Mbeshtetur nga etiketa Asphalt Tango e Berlinit (e njejta e Balanescu Quartet) dhe nga kritike te BBC Radio e revista prestigjoze, Cigdem ka mbajtur koncerte ne Royal Albert Hall te Londres e Pergamon Museum te Parisit.
‘Aman Katerina Mou’ hap albumin dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe; gjurme legjendare rebetiko shkruar nga Panaglotis Toundas e perkthyer ne turqisht nga Cengiz Onural. Motivet e gjurmeve jane ato te ceshtjeve te medha historike te kaluara (disa aq te mirenjohura keto njeqind vitet e fundit!), e per kete fakt karakterizohen nga nje ngarkese tejet te rende emocionale, shpesh rrenqethese (folk otoman e kurd!), ku melodite ngjallin simetrikisht Lindjen e Perendimin, por ruan edhe nje tingull kozmopolitan, te kercyeshem e mjaft popullor ne te njejten kohe (sic verteton zeri i mrekullueshem i Cigdem tek ‘Uƒaklì Kìz (Girl From Uƒak’).
Nese nuk ju duket e pamundur qe ne nje klub ne Amsterdam apo ne Londer, per nje nate, behet nami per dy arsye: rakia e mire dhe rebetiko e Aslan, atehere e besoni mire fuqine e kesaj muzike me rrenjet ne vitet ’20.
Artiste qe i ben te gjithe per vehte, Cigdem Aslan perfaqeson me te drejte Luaneshen e Rebetikos!
Going around museums and galleries, seeing films, talking to
people, seeing new shops, looking at silly magazines, taking an interest in the
activities of the people in the street, looking at art, travelling: all these
things are not useful, all these things do not help me, do not give me any
direct stimulation to help my search for something new. And neither does
fashion history.
The reason for that is that all these things above already
exist.
I only can wait for the chance for something completely new
to be born within myself.
The way I go about looking for this from within is to start
with a proposal ‘theme’. I make an abstract image in my head. I think
paradoxically (oppositely) about patterns I have used before. I put parts of
patterns where they don’t usually go. I break ideas of ‘clothes’. I think about
using for everything that one would normally use for one thing. Give myself
limitations. I pursue a situation where I am not free. I think about a world of
only the tiniest narrowest possibilities. I close myself. I think that
everything about the way of making clothes hitherto is no good. This is the
rule I always give myself: that nothing new can come from a situation that
involves being free or that doesn’t involve suffering.
In order to make this SS14 collection, I wanted to change
the usual route within my head. I tried to look at everything I look at in a
different way. I thought a way to do this was to start out with the intention
of not trying to make clothes.
I tried to think and feel and see as if I wasn’t making
clothes.
Lindur ne Brazil aty nga fundi i 1984, familja e Kill Emil trasferohet ne Athine, Greqi, dy vjet me vone. Nje hap i rendesishem fale diferencave kulturore mes keture dy popujve per nje te sapolindur, por si kompensim, nje bollek muzikor tejet i larmishem e priste ne adoleshence, kur filloi te kampjononte ritme elementare hip-hop e beat-e popullore...
Qendroi afer te atit, i cili luante bouzouki e keshtu mesoi te luaje kitare e arriti te regjistroje edhe materiale post-rock, me eksperimente ne tinguj soul, funk, afro etj (mendoni qe hapte koncertet e Imam Baildi ndersa sot ato te dj Bonobo-s)...
Pas darke vinte muzike si dj per festa e mbeshteste grupe lokale, duke mos fshehur tendencen e tij kundrejt perzierjes se rrymave te rruges me nje prekje hip-hop-i origjinale (te paperpunuar, me baze melodi te hershme, retrospektive e gjalle qe trasmeton shume).
Terheqja e tij nga ritmet e rruges apo mahnitja nga filmat e vjeter (shpesh ne gjurme degjohen dialogje apo audio e marre nga pjese filmash amerikano-latine apo franceze!) zgjat edhe sot qe ka publikuar dy albume e shume EP e bashkepunime per etiketa te ndryshme (si Microsillon - The French Touch Connection, Carnibal Rec., Riddim Fruit etj etj).
Eshte tip interesant ky Kill Emil e me siguri nuk do mungoje vemendja nga web-kritika.
Nderkohe, hapni dritaret e dyert se muzika duhet te degjohet perjashte; sonte kercehet ne kopsht, mes luleve, vreshtave e ullishteve... 'Porfavor'!
Gezohet me idene e njeriut qe deshiron te ike larg ne det apo oqean mbi nje Anije te Madhe.
Nuk e kam idene se cfare ka perdorur ketu ky gjeni i muzikes elektronike (fillimet ne vitet '70; dhe kur une u zhyta ne karrieren e tij prej solisti, nuk dola me gjalle njelloj!); duken si shtresa tastierash elektronike (xhiro bass-i), ose te pakten supozoj te jete dicka e tille... E megjithate, tingull tmerresisht eksperimental, delikat e pas-ambient.
Ndoshta tek te paket albume (Another Green World, 1975) i cili trasmeton imazhe te pastra, fotografi te bukura te mendjes, sekuenca te imagjinates me trajta social-intime e ndjesi ngrohtesie thelle ne zemer. Pararendes i epokes post-humaniste ku jetojme?
As should be clear, the plot is episodic, and serves as a skeletal structure around which McCarthy’s themes entwine: electronic transmission, repetition, 2D- space, the relationship between death and esoteric knowledge, and the impossibility of communication.
These derive, in large part, from McCarthy’s long-standing interest in french theory, and he deploys them with great ingenuity. There is a great deal else to admire. Yet, unlike the radios strewn across it, C is less than the sum of its parts...