Eshte cdo gje ne rregull.
Me dhimbje koke zgjohesh, merr autobuzin per te shkuar ne pune. Mendon se tete ore do kalojne shpejt dhe se miqte do te presin mbrapa tek lokali per te pire e degjuar muzike. Ulesh, ose me mire rrin ne kembe, ne sediljen e fundit. Sheh makina e njerez qe vrapojne per te arritur ne orar dhe nderkohe koka (po ajo koke me dhimbje te forta!) te eshte mbushur me mendime te shumta: ku po shkoj une?
Ngren volumin e muzikes ne vesh dhe vdes, shurdhohesh, humb (per tu rigjetur).
Rri i qete. Cdo gje ne rregull.
Kopertina e muajit eshte Spacemen 3 me Taking Drugs To Make Music To Take Drugs To.
Viti 1985 dhe une isha vetem dy vjec...
Shpresoj qe rete ne ajer
lart mund te me mbajne
Te pakten ato
Si ne pellemben e dores meme
para se te rritesha
Tingujt e ujevares imitoj
Se tani nje pike uji jam
E shpejt per te avulluar kam
Nje qen i humbur ne qytet
qe rrugen per ne periferi gabon
Dikur ky vend ishte nje hapesire
pa kufij e emertime
Ne indin urban lexohet
'supermarket' dhe 'seks'
Ku po shkojme?
Se shpejti qiellgervishesa kudo
Gjithkund me shina
Qente e kollarisur
me bishtin nder shale
na drejtojne pasqyra
te lara me peshtyme
Per te na qorruar
Pasqyra per te na djegur
Se mos do jete nga dielli...
Dikur ky vend ishte i lire
pa agjensi te perkohshme
Shkundni kembet edhe ju
Duhet te merrni Irakun
Volumi i radios ne qiell
Hedhje trupash me gjyle
Si ne cirk
Si ato shpirtra...
Shperfytyruar nga tridhjete milimetershat *
Disa do vene bast kunder jush
si ne garat ilegale
Provoni t'i ndaloni
Shume nuk do ju besojne
Edhe pse nje plan do keni
Te persosur...
* DU (depleted uranium): lloj plumbash me diametra te ndryshem, te perdorur me shumice nga amerikanet ne luften e Irakut ne 2003...
Ndonjehere Zoti dhe Djalli jetojne se bashku ne te njejten qenie. Larmia eshte e pafundme: frymore konfuze, te turbullt, te humbur, te gjalle, degjon folkun e rrenjeve afro-amerikane, irlandeze apo gjermane, pastaj sheh rruget e metropoleve te mbushura me turma zombie-sh...
Ndersa nje kitare elektrike fershellen atje mbrapa qoshes, njerez te vetem dhe banda te stermedha luajne muziken e djallit... Te bardhit afrohen, me pas zotohen nga ajo muzike, shpikin nje American Blues Festival per tu mbledhur periodikisht e per te paguar llogarite e mjeshtrave te tyre te "zinj".
'SLOW MOTION' (album Tomboy, 2011) So they say 'practice makes you perfect'
So they say 'you can't teach an old dog'
So they say 'have an apple a day'
So they say 'better safe than sorry'
Everyone knows what they always say
And when I slow it down
It's clear just how
It's what they don't say
That's what counts
Deep down (what counts)
Step up, step off
So they say 'practice makes you perfect'
So they say 'you can't teach an old dog'
So they say 'have an apple a day'
So they say 'better safe than sorry'
Everyone knows what they always say
And when I slow it down
It's clear just how
It's what they don't say
That's what counts
Dihet qe ne Norvegji ben ftohte, madje shume ftohte. Dihen edhe temat qe regjizoret norvegjeze kane perzemert... Disa nga keto jane fuqite misterioze te shpirtit, rinia e shkelqyeshme (e adhurueshme Emma Aars ne interpretim!), bukuria vizive, prezervimi i natyres se virgjer, por mbi te gjitha keta kinofile dashurojne temen e sakrifices, si shenje dalluese e nordikeve me sa duket.
Ja nje mini-kryeveper e tille: Syndromes me aktoren Emma Aars dhe muzike te Golden Filter.
Dedikojini me pak se 12min nje kortometrazhi qe fshehurazi kap vemendjen dhe fal mrekulli per syrin!
Fotografet e nates kane te gjithe nje gje te perbashket: nje dashuri te vertete per erresiren.
Jane pak njerez te cuditshem... Ata nuk e shohin naten si nje perzgjatje e dites qe humb gradualisht driten, por si nje ambjent qe i ofron mundesi te jashtezakonshme per te shkrepur fotografi unike. Tashme e dine te gjithe qe fotografite me te bukura jane ata te shkrepura naten (te pakten per mua eshte keshtu!)... Kjo paraqet edhe veshtiresi dhe duhet marre si nje sfide. Ketu nuk behet fjale thjesht per tu ngulur trekembeshin ne erresire dhe te besh foto pa pushim, por te pregatitesh shpirterisht dhe materialisht per te perballuar naten, te ftohtit dhe mbi te gjitha: te kesh mjaft durim. Pajisjet e para qe me vijne ne mendje per te futur ne cante jane: shume kafe, uje, dicka per te ngrene, nje xhup izolues nxehtesie, ca fotografi si kampjone nese te ndalon dikush (roje nate!) dhe nje bateri rezerve per aparatin... Pastaj prisni, prisni, prisni...
Para dy muajsh kisha shkruar dicka per projektin e Dirty Beaches dhe muziken e Alex Zhang Hungtai. Dje mbreme qe koha kur do e shihja drejtperdrejte.
U veshem te dy, degjuam muzike te ngjashme para se te zbrisnim shkallet, folem per terheqjen fizike te tij, u kthyem mbrapsht (me mendje) ne vitet '50 dhe imagjinuam rruget e zbrazura ne filmat e David Lynch. Dhe ikem ne mes te nates... Tensioni na shoqeronte, ose me mire, po na priste perpara...
'Lone Runner': ky eshte videoklipi i fundit i leshuar nga ky one-man-band.
Pellemben e dores ngjesh mbi bar
Henen me koken terposhte shoh
Nga temthat djersa me pikon
Bretkosa e mbylli gojen
Damaret e mi fryhen
Me koken mbrapsht
Toka perseri e re duket
/in english 'With My Head On The Ground'
On the grass my palm squeezes
and the Moon I see with my head on the ground
From my temples the sweat leaks
The frog shut the mouth
and my veins swell
With my head on the ground
Earth still looks new
[ marre nga vellimi 'Pa titull (Untitled)', 2011 ]
'How much you enjoy 24 Hour Party People, director Michael Winterbottom's raucous look at the Manchester, England music scene of the '80s, probably depends on your background'.
/ne shqip
Sa shume do e gezoni filmin 24 Hour Party People, pamje e thate/mizore e skenes muzikore ne Mancesterin e viteve '80, te drjeutar nga Michael Winterbottom, ka shume mundesi te varet nga prejardhja/background-i juaj...
'Ne nuk bejme muzike per te qene i lumtur, ne bejme muzike per te deshiruar te jesh i lumtur. Eshte sikur t'i thuash te riut ne depresion: Prit, mos vdis akoma, ka dicka atje jashte qe akoma nuk e ke zbukuar, dicka e paster dhe e shndritshme... Nuk eshte pozitivitet naiv, ky djale po lufton me te gjitha forcat e tij kunder depresionit dhe po perpiqet te ruaje shpresen deri ne fund'.
Cohu ne mengjes, mbush nje gote qumesht dhe derdhe ne koke, siper kokes me mire. Magjia e bardhe: ndoshta eshte kjo... Enderrimtare, nga minutat 2:24 e siper. CEO me simbolin e tij prej nje ylli gjigant na bindi per kete asociacion.
Me nje prejardhje boshe, krijuan nje mur sonor unik dhe mjaft novator, ndikues ne shume rryma pasardhese. Faust do te behen grupi shkelqyes per nentoken artistike, tinguj te rinj, referime improvizuese dhe shkeputje elektrike ne perpunimet ne studion personale Wumme, Gjermani. Do te shperfillnin cdo gje qe ishte para tyre, duke rrafshuar traditen sonore rrjedhuese e duke i hapur rrugen identiteve te reja, pa nje te kaluar te denje, por duke parashikuar te ardhmen e afert e pa patur parasysh asnje model muzike.
E gjithcka do te lindte nga akujt.
Inteligjenca sonore do te shihte driten pikerisht ne nje nga vendet me paradoksal ne Evrope: Gjermania. E pasur dhe e mbushur me asfalte te reja, plot banalitete diskografike do te strehonte ndoshta revolucionin e vetem ne muziken rock, si per nga origjinaliteti ashtu edhe per nga ndikimi dhe liria e shprehjes artistike. Duke ofenduar normalitete aktuale te kohes, te zhytur nga nje naivitet fillestar, do te nisin qyteterime elektonike absolutisht te reja, pa te kaluar dhe ndikime. Eshte era e prog-rock ose me mire e progressive. Per ta kuptuar me mire realitetein gjerman na duhet te kuptojme jeten e nje te riu ne nje qyetet si Munih, Hamburg apo Berlin, ku diskotekat e stermedhaja e te mireorganizuara mbytnin krijimtarine dhe fantazine. Ne fundvitet '60 do te merrte forme ajo qe njihet edhe me emrin muzika kozmike (ku vete karakteri i mbyllur i muzikanteve percaktohej nga "nevoja" per te shpikur dicka te re).
KORRIERET KOZMIKE "When Germans do something, they do not fuck around" ka thene ne librin e vet legjendar Julian Cope (Krautrocksampler). Me duket thenia me e pershtatshme per ta nisur kete kritike mbi grupin mitik Faust. Nese ndonje gazetar arti do te perkushtohej te rendiste artistet me te pakuptuar e me te pavleresuar ne histori nga kritika dhe publiku, padyshim qe Faust do te ishin ne vend te pare! Keta ishin te paret qe kapen esencen e shembjes se qyteterimit perendimor, hijeshine e dekadences, moskomunikimin, fobine dhe pengesen e racionalitetit si parim. Ishin rritur si perceptues te nje "rremuje sociale", por nuk ishin te interesuar te pasqyronin kete fakt (sic benin shoket e bankave te shkolles). Perqendroheshin tek individi si nje element modern ngarkuar me frike e paranoja. Vemendja nuk ishte muzika gjermanike apo tingujt novator, por alienimi ne nje qenie kalimtare, te perkohshme, sikur duan te enderrosh endrren e tyre, ta perjetosh pikerisht sic e kane perjetuar ata.
Miticiteti nuk qendron vetem ne muziken qe riprodhuan, por ne te gjithe sfondin artistik krijues dhe biografik qe i rrethonte gjermanet qe shpiken ate qe do te quhej "krautrock". Nuk do te ishin vetem nje formcion gjerman i fillimviteve '70 ne Gjermanine kaotike, pa identitet, pa referime perspektive ne te ardhmen. Ishte nje shtet i tronditur nga perbysja e Nazizmit dhe te politikave te djathta ekstreme, cdo e kaluar e cdo prindi te atyre viteve '70 kishte lkidhje me nazizmin dhe mosreaksionin kundershtues ne kohe. Te rinjte nuk e gjenin veten me rock'n roll-in anglo-amerikan te fundvivete '50 dhe as me traditat hippy te fundivete '60. Kemi te bejme me nje revolucion, me nje revolucion artistik vlerash, perceptimesh, tingujsh. Dhe nese ka nje revolucion ne muzike, ai eshte krautrock-u gjerman. Ne encikloopedine muzikore te rock-ut do te renditen nder te paret dhe me ndikuesit ne muziken art-elektronike. Do te udhehiqen nga producenti Uwe Nettlebeck (regjizor dhe shkrimtar) dhe tekniku i zerit Kurt Graupner.
Duke patur prejardhje te ndryshme artistike, anetaret e Faust do te punonin te vetmuar ne Wumme, fshat 40 km larg Hamburgut. Besonin se per te krijuar dicka te re, te padegjuar kurre duhet te izoloheshin plotesisht nga "e jashtmja" (te njejten gje do kryenin The Residents pak vite me vone me Eskimo). Studjo-shtepi kishte nje forme si shkronja 'H' dhe ndahehs keshtu ne dy pjese, dhomat ne njeren ane dhe studjo regjistrimi me mjaft aparatura elektronike te perpunuar nga vete grupi. Nuk perdornin sintetizatore sepse ishin plotesisht te rindertuar nga secili komponent i grupit per ezigjenca relative per projektet novatore. Keshtu kenaqeshin duke regjistruar vetem zhurma te rastit, si psh ato te rruges jashte studjos ne Wumme...
Meqe permenda termin "zhurme" me duhet te shkruaj dy rreshta per origjinen e ndikimet post-modenre te saj ne muzike. Pjesa e famshme e John Cage, me titulin "4:33" do te jete shembulli i pare dhe punet e Stockhausen do te pasojne shpejt, por t'i perkufizojme Faust si dishepuj te thjeshte te ketyre dy koloseve te modernizmit boteror do te ishte e pamjaftueshme. Ishin pioniere te orintimit te muzikes drejt pafundesise se tingujve, drejt nje rangu me te gjere te asaj cfare mund te prodhohej me keto instrumente (anetaret e Faust shpesh talleshin duke iu refeuar keture aparateve si "kutiat e zeza"). Manipuluan instrumentet elektrike duke i shtuar module te rinj dhe dhjetra efekte te padegjuara ndonjehere.
Ne studjo sundonte nje atmosfere mjegullnaje, plot tym duhani, LSD dhe konsumohej mjaft vere e konjak. Perfaqesusit e Polydor u shqetesuan dhe ndaluan pirjen e duhanit brenda mureve te studios. I vetmi justifikim i vlefshem per t'i bindur ishte se tymi i tepert demtonte aparaturat elektrike!
Pas protestave te 1968 ne mbare boten, muzika dhe politika u afruan tmerresisht dhe u shnderrua ne nje lum mbajtes per clindo te ri qe donte te rebelohej ne njefare menyre. Muzika trasportone cdo gje, nje rryme underground per rinine qe planifikonte permbysje, revolucion. Perbente gjakun e asaj gjenerate. "Nje mengjes heret po flija kur dikush shperhteu deren e shtepise dhe hyri brenda. Ishte nje burre me uniforme e me nje automatik ne dore qe me urdheroi te vihesha pas murit me duart lart... Jashte dritares mund te shihja dhjetra te rinj te tjere qe ishin ne te njejten situate dhe mjaft police qe mateshin me armet drejt shkolles. Ajo cfare kishte ndodhur ne te verete ishte se une po ngisja makine me te dashuren time, e cila i ngjasonte shume Gudrun Ensslin te bandes Baader Meinhof*. Kishin ndaluar prane nje pike karburanti per te marre benzine dhe i zoti i lokalit kishte njoftuar shpejt policine..." (*Baader Meinhof ose RAF: ish grup terrorist i se majtes ekstreme ne Gjermani) Zappi Diermaier gjate nje interviste dhene Andy Wilson per librin e ketij te fundit me titullin "Faust: Stretch Out Time: 1970-1975"
Merita e Faust qendron edhe ne faktin se ishte i pari grup i cili eksploroi thelle raportin kohe-muzike. Idete dhe eksperimentet minimaliste te Tony Conrad te The Theatre Of Eternal Music (ose Dream Theatre) do te lene gjurme te thella ne te gjithe veprimtarine e Faust. Eshte me te vertete e veshtire te kuptosh/pervetesosh muziken qe me degjimet e para. Do te gjejme prova ne vete emrin qe kane zgjedhur: Faust, pikerisht si kryevepra e Gete-s, i cili i shet shpirtin Djallit. Manifesti i grupit do te mbetet "Pa kompromise. Ne bejme ate cfare ndjejme dhe pa asnje konsiderate per pasojat, cfaredolloj gjeje te na ndodhi...".
Nje faktor tjeter ndikues ne muziken e Faust eshte edhe lindja e elektronikes si rryme. Tashme cilesia e muzikes nuk varej me nga aftesite apo dhuntite e performerit sepse me instrumentet e reja (aparaturat e para synths) mund te arrihej ai manipulim i tingullit apo ajo shtremberim i tingullit qe ngjante e parealizueshme vite me pare.
TRASPARENTE SI PERMBAJTJA Ne 1971 do te debutojne me albumin Faust, objekt kulti qe nga kopertina e vinilit: nje skice radiografike e nje dore njeriu, e nje grushti. Nuk mund te gjehej nje kopertine me paraqitese per grupin. Ishte trasparent, pikerisht si e kaluara e rinise gjermane, deri ne gryke me anglo-amerikanet e kengeve te tipit: i-love-my-baby/she-doesn't-want-me etj etj... Grushti ne radiografi do te jete e nje miku te bandes dhe fotografia eshte bere ne nje lokal ne Wumme. Shume shpjegime dhe hipoteza mund te hidhen rreth prejardhjes se kesaj "logo"-je apo simboli. Sigurisht 'grushti' vizatonte nje vije te drejteperdrejte Faust-situata sociale e Evropes ne ato fundvitet '60, ku fabrika dhe rruge ishin te zena nga protestat e revoltat e klases se mesme, por kjo do te ishte kufizuese. Grushti ne kopertine eshte trasparent, i reflektuar nga neoni i rrezeve X si per te sygjeruar se ka akoma pyetje per te bere, se nuk eshte zgjidhje te deklarohesh thjesht stalinist, trojckist apo maoist. Ne fakt ngjarjet e majit 1968 e provuan kete.
Duke vezhguar kopertinen te kalon ne mendje edhe idea e trasparences si similitude e boshllekut, e nje realiteti qe po ta vesh nen driten e forte rezulton bosh. Ndoshta koncepti ishte se Faust nuk kishin asgje per te fshehur dhe asgje, megjithese edhe kjo ndihmoi per te krijuar mitologjine qe do i pasonte.
Autore te muzikes ritmike obsesionuese, shpesh improvizuese (ndikime nga kompozitori Frank Zappa dhe Mothers Of Inventions) gezojne nje reputacion te mire ne ambjentin avangarde nga artistet koerente. LP hapet me nje zgjatje radioaktive shurdhuese, ku ne sfond degjohen e lodhshmja "I Can’t Get No" e Rolling Stones e me pas beatles-ania "All You Need Is Love". Mesazhi eshte me se i qarte dhe godites: "kemi pranuar cdo gje qe ishte para nesh, ishte ok, por tashme mjaft, nuk durojme me". Disku vazhdon te xhiroje ne fonograf ashtu i ftohte, hipnotizues dhe pa adresues konkret. Eshte "Why Don't You Eat Carrots" (pse nuk ha karrota) manifesti faustian i pare. Menjehere pas zhurmes elektrike te rrafshimeve radioaktive degjojme kitare akustike, manipulime zerash, tromba parakaluese, spote prezantues, kore femijeror dhe zbritje sonore te rralla. Si per te shprehur kontrastet e medhaja ne realitetin rrethues te nje shoqerie shume te papranueshme, pushojme ne nje dialog te dashurish, duke thirrur nostalgjine kabaretiste gjermane.
Regjistrimete e albumit debutant do te jene plotesisht jashte norme, pa referime serioze. E tille shte e lira "Meadow Meal": nje tallje e normalizimit shoqeror (shprehur ne muzike si improvizime dhe eksplorime free) duke folur per arsyet pavlere ne jete, pa themele e te verteta te forta (humbe rastin te kuptoje).
Shpesh renditen ngjitur emrave te tjere te, le te themi, mos-krijuesve te rock-ut, si Captain Beefheart, Frank Zappa (ndikime te forta ng ky i fundit), Faust ndahen ne mes te viteve '70. Nje nga arsyet do te jete edhe rrenimi i muzikes ekperimentale gjermane (me rrymen progresive qe po luhej nga praktikisht nga cilido).
Edhe pse emrat e ketyre individeve te cuditshem dhe antikonformistave nuk njiheshin aspak edhe pas dhjete vjetesh karriere, do te shnderroheshin ne nje mit gjate dekadave qe do te vinin. Dhe neve na mungoi pak perpara se t'i humbnim nga syte.
The Cramps do te kujtohen per cilindo fan te Rock'N Roll-it si grupi me i cmendur, me out ne fushen e performancave live dhe ne zhanrin qe praktikish ata shpiken: psychobilly-n. Te udhehequr nga nje lloj psiko-seksuali Elvis me pseudonimin glam te liderit: Lux Interior, u shnderruan ne nje legjende fale teksteve pa frena e mbi te gjithe fale muzikes psikopatike rock'n roll, te tronditur ne themel kesaj rradhe nga cmenduria e lire e dekadave '70-'80. Kush mendonte ne keto dekada se rock'n roll-i kishte vdekur tashme, iu desh te rishihte bindjet e tij!
Sic do te pohonte nje profesor i Rockology ne Amerike (J. H Sasfy) rreth albumit debut te tyrin: 'cdo gje nisi ne 1976 ne nje dhome ne NYC, ku djemte do provonin ritme rock'n roll-i ne erresire e pa ajer te paster'.
WHAT'S INSIDE A GIRL?
Ndodhej vetem nje drite blu e erret qe dilte nga tv i dhomes. Do provonin cdo nate si te cmendur duke u udhehequr nga rrahja e baterise te stilit r'n'r dhe duke perzire rryma te tjera rock-u si psikedelia, surf, punk i se '60-ave, garage, por duke i shtuar cdohere elementin me te droguar: veten e tyre! Eric Purkhiser eshte nje djalosh i cuditshem nga Akron, Ohio qe vdes te levize me nje cilinder neper duar, doreza dhe syze te zeza.
Preferon ta quajne Lux Interior (emrin i vjen nga nje reklame per makina te epokes). Kristy Wallace vjen nga Sacramento, Kaliforni; e njohur me pseudonimin Poison Ivy, qe ne moshen 18-vjecare krenohet me pjesemarrjen e saj ne disa filme softcore. Te dy takohen ne 1975 dhe zbulojne qe kane te perbashket pasionin per filmat horror B-movie, pornon, rockabilly-n, country-blues, garage-punk dhe ritet voodoo si nje moment shprehie kolektive. Trasferohen ne Nju Jork dhe bashke me kitaristin Brian Gregory e Nick Knox (ish bateristi i Electric Eels) formojne The Cramps. Debuti ndodh ne tetor te 1976, tek CBGB te Nju Jorkut (lokal i famshem ne Manhatan, themeluar qe ne 1973, ku luajten artistet me te njohur te rrymes new wave e punk rock si Patti Smith, Ramones, Fleshtones, Television, Talking Heads etj).
Kritika e atehershme flet per nje teknike te paperfeksionuar mire, per nje sinkronizim te vonshem te artisteve te rinj, por cdo gje do te konpensohej nga energjia e Lux Interior, i cili shpreh rregullisht ne skene akte te pahijshme seksuale. Aq ishte dhe ekzibicionet e tyre nuk do te qendronin pa u vene re nga producentet. I pari qe merr guximin eshte regjizori Amos Poe, i cili fton The Cramps te imitojne nje bande vandalesh ne filmin e tij The Foreigner. Alex Chilton i fut ne studiot e Ardent (Memphis) ne 1977 ku regjistrojne disa gjurme, dy nga te cilat do te publikoheshin me vone nen etiketen Vengeance.
Pas nje seksioni zhgenjyes me gjurmen 'Human Fly' (behen me shume te famshem fale nje videoklipi te vecante te gjurmes sesa permbajtes!), The Cramps firmosin per IRS te Miles Copeland. Ky i fundit ne fillim regjistron disa gjurme per albumin e pare: The Gravest Hits e pak kohe me vone, ne 1980, leshon edhe albumin e mire te Songs The Lord Taught Us. Praktikisht te gjithe gjurmet lindin ose nga repertori personal i dyshes Ivy dhe Interior (Sonics, Johnny Burnette, Little Willie John, Sonny Fisher, Andy Starr, Billy Lee Riley, Ray Harris, Junior Parker etj) ose jane mjaft te ndikuar ('I'm Cramped' i vjedh refrenin 'Psychotic Reaction' te Count Five, e mrekullueshmja 'Sunglasses After Dark' realizohet bashke me mjeshtrin dhe mitin Link Wray).
Kur ishin trasferuar ne Nju Jork kishin pare live grupin The Ramones e kishin mbetur me te verete te impresionuar. Vecoria sonore eshte se si grupe te tjere te meparshem (The Doors) mungon nje basist duke e detyruar banden te luaje muzike vetem per bateri e kitare.
Gjurmet ne shumicen e rasteve jane plot tekste per krijesa te enderruara dhe "te peshtira". Ky eshte edhe nje tregues se perse banda nxiti edhe mjaft grupe te tjere te se ashtuquajtures rryma gotich. Per anetaret e grupit qytetet amerikane perbehen vetem nga njerez me mani kafsherore, aliene te ardhur nga Hena (psikopatikja 'Rock On The Moon') apo planete te huaj, zombie ('Zombie Dance'), vampire, rrugace te piset ("Garbageman"), te droguar e prostituta. Ritmi eshte ai urban, metropolitan, kitare te ndryshkura qe leshojne tinguj te pasinkronizuar. bateria ndjek nje rrahje beat te stilit surf. Referimet jane te qarta: The Kinks-at e pare, Charlie Feathers, Link Wray etj. Prova per keto ndikime jane 'I Was A Teenage Werewolf ', rockabilly i cmendur i 'Mad Daddy' (ku Lux merr hua edhe tekniken e The Ventures ne gjurmen 'Surfin' Bird'). Mosperfillja ndaj rrymave inovative te asaj dekade (vitet '80) i jep te drejten The Cramps-ave te mitizojne akoma me frikshem Rock'N Roll-in.
Psikopatia pafrena e liderit Interior shoqeruar nga ikona superseksi e Poison bejne qe momentet me te bukura te karrieres te jene shfaqjet live. Ne fakt, me teper sesa koncerte, behet fjale per degjenerim te moralitetit dhe etikes, te shporrur keto nga cdo lloj imagjinate te pjellur nga mendja e semure e dyshes.
Nuk ka vend per asnje dyshim njehere qe keni mundesi te shihni nje regjistrim live te gjurmes nr. 12 te albumit: 'Tear It Up' - nje kryeveper r'n'r. Nje kendim/uleritje me nderprerje e stilit Presley, por me nje poshterim te cdo teknike rock'n roll te meparshme, nje Lux Interior jashte kontrollit, i zhveshur gjysem-lakuriq, vetem me nje pale pantallona lekure te zeze, pa te brendshme, me nje trup aq te dobet, ferkon mikrofonin e ben sikur masturbohet. Nuk kalojne as edhe pak sekonda nga ky degjenerim ekzibicionist dhe fut mikrofonin ne goje... Vazhdon te kendoje e te kerceje si i zoteruar nga nje demon alien.
Eshte celebrimi i psychobilly-t, rock'n roll-it te djallezuar. The Cramps shnderrohen ne nje nga grupet me te cmendur e me spektakolare ne historine e muzikes rock'n roll. http://www.thecramps.com/
Nder me stimuluesit ne zhvillimet e post-punk-ut amerikan, Sonic Youth do te formohen ne Nju Jork ne vitin 1981. Koncertin e pare, akoma me nje formacion te perkohshem, do ta mbajne ne Noise Festival, organizuar ne galerine e arteve White Columns, ku do te vihen re nga kompozitori avangarde e vizionar Glenn Branca. Sonic Youth do te jene nder me ndikuesit ne tre dekadat e fundit ne muziken internacionale, duke cuditur per nga aftesia dhe larmia e akordaturave te kitareve me cmim te lire... Ndoshta grupi i pare alternative!
Kur i degjova per here te pare, u dashurova menjehere! Ishte sublime! Me kujtonin nje grup idhujsh te ngushte te legjendareve Velvet Underground, por te pajisur me nje bagazh te ri idesh, fantazish dhe kercenimesh sonore... Me look-un e atij te riut urban style, prej individesh te pavarur e floket e pakrehur, veshje qe dukeshin sikur vinin nga nenkultura e surfistave apo e skateborder-ave, cifti Moore dhe Gordon me ngacmuan e me terhoqen akoma me shume me tingujt e kitareve te keqakorduara e muziken noise qe shurdhonin. Do te mbeten formacioni qe do te provonte dhe guxonte me shume se te tjeret ne keto tridhjete vitet e fundit ne muzike. Pas veshtiresive te fillimi, do te shnderrohen ne nje grup kulti, me plot te drejte. Sekreti ishte po ai i njejti: nuk ishin muzikante te mirefillte! Te marre hua nga bota e artit figurativ, Sonic Youth do te dallohej per nga perzierjet dhe melodite e veshtira dhe teper guximtare qe provuan gjate karrieres se gjate. Eksperimente sonore dhe vokale, performance trondites, intervista frymezuese dhe iluminuese, muzike urbane te re me nivel te larte regjsitrimi dhe krijimi.
THURSTON MOORE: 'WE DON'T COST MUCH MONEY AND OUR RECORDS BREAK EVEN'
Tashme nje pesedhjetevjecar, Moore i ngjan nje djaloshi i cili ka mbetur akoma i tronditur nga hera e pare (1976) qe pa live grupin Ramones ne lokalin CBGB. Grupet dhe emrat qe degjonte dhe qe u thellkua me shume ne kerkime ishin personazhe te hardcore-it amerikan (grupe si Civil Dismay, Red Kross, Descendants, Mood of Defiance etj). Kim dhe ai do te mbeten cifti me hippy i te gjithe dekadave te mevonshme, jo thjesht ne fushen e muzikes bashkekohore, por edhe si forme frymezimi per artin pop bashkekohor, fotografine, moden, filma (si psh prezenca ne show-n e Marc Jacobs) dhe bashkeautor i librit "No Wave: Post Punk. Underground New York. 1976-1980".
Kitaristi Thurston Moore (vinte nga Coachmen) me te shoqen Kim Gordon (kitare bass) gjejne ne mesin e bashkepunuesve te shumte te Branca-s kitaristin e dyte me emrin Lee Ranaldo. Ne fakt Gordon ishte motori energjitik i grupit fale provave me kitaret elektrike dhe ideve vizuale neper vendosjen e instalimeve ne skena e galeri apo kopertinave te albumeve (te cilat jane kapitull me vehte ne biografine e grupit!). Sic thote Moore: "ekzibicioni yne i pare ndodhi ne nje galeri artesh te bukura e aspak ne nje skene talentesh...".
Me hyrjen e bateristit Richard Edson (vinte nga Konk) banda regjistron albumin debut (nje mini-LP) me te njejtin Sonic Youth (Neutral, 1982), prove e mire e nje rock-u hipnotik dhe te manget nga shume skema te meparshme. Etiketa do te jete nje e panjohur Neutral, e te madhit Glenn Branca. Emrin e grupit e zgjedh Moore: nje perzierje e pseudos te Fred "Sonic" Smith te MC'5 dhe legjendes reggae Big Youth.
Do te jete vetem me te dytin Confusion Is Sex (1983) do te shpalosin stilin e tyre karakterizues: nje kombinim perfekt i zhurmes dhe dhunen impresionuese, e cila vihej re gjate koncerteve te tyre ne klubet njujorkeze. Do te shprehen si mos me mire me nje shtresezim kitaresh, feedback (efekte Larsen), rumorizem, minimalizem perserites etj etj... duke iu afruar keshtu tradites me te eger rock (referimet e pavdekshme do te mbeten Velvet e pare, Stooges, MC5 pervec artisteve te skenes noise japoneze).
Skena no-wave (me protagoniste edhe mikeshen e grupit Lydia Lunch) do te lihej me dashje jashte kritikes se fanzine-ve dhe faqeve te revistave me te azhurnuara muzikore amerikane. Sot gjerat kane ndryshuar, fatmiresisht per ne...
I REALLY FEEL THERE'S A NEW LIBERATION ABOUT WHAT WE'RE DOING
Sonic Youth jane te medhenj jo vetem nga muzika qe luajne, por sepse asnjehere nuk iu nenshtruan nje presioni te tille qe t'i sillte aq shume perfitime materiale. Urrejne super-mainstrem-in pop dhe per to termi 'underground', edhe pse e veshtire ta percaktosh ne ditet e sotme, fshihet kryesisht ne eksperimentimin ekstrem, i jashtem (exteme outside music). "We consider ourselves a livin band" (e konsiderojme vetveten si nje bande ne zhvillim, qe jeton), pohon Moore: "kemi bere perhere ate qe kemi menduar ne ate apo kete moment dhe nuk jemi ndjere kurre te detyruar apo te ushtruar ne presion aq sa te humbim rruges...".
Prejardhja kulturale e SY eshte me e gjere sesa mendohet. Moore ka botuar tashme librin me titullin Mix Tape: The Art Of Cassette Culture qe do te nenkuptoje kryesisht nenkulturen e kasetave me shirit qe perdoreshin ne ato vite per te degjuar muziken (cili i mban mend kur i sistemonim me laps?). Kjo gje eshte e lehte per tu besuar sepse atmosfera noise vihet re edhe ne regjistrimete e shumta te bandes neper vite (shume te grumbulluara ne webfaqen http://sonicyouth.utkonos.org/), ku zhurma dhe urbanizimi i muzikes no-wave/rock behet akoma me i gjalle.
Ndersa qesh thote: "... We are not a typical rock band, but we're not a typical underground experimental band either. I Think tha's what attracts our fans and confuses evryone else"
(nga AnOtherMan magazine, issue 8, summer '09)
(ne nuk jemi nje bande tipike rock-ut, por ne nuk jemi gjithashtu as edhe nje bande tipike underground eksperimentale. Mendoj se kjo eshte ajo cka i terheq fans-at tane dhe i ben konfuz te gjithe te tjeret).
Our new album comes out today. It's been four years since we were last able to say that, so it feels really good. A lot has happened since then... marriages, babies, friends lost, friends found, illnesses in families, ping pong tournaments, up ands downs, the joy and sadness of everyday life. And all that stuff has somehow made its way into our new songs.
The new album is called 'Take Care, Take Care, Take Care' and we are really proud of it. You can find it in all the places that music is offered, both physically and digitally.
We would recommend the physical, as our in-house artist and close friend, Esteban Rey, has drawn up and put together something that's definitely worth holding on to.
We will see you soon and as always, thanks for listening.
Love,
Explosions
/ne shqip
Ckemi,
Albumi yne i ri del sot. Kane kaluar kater vjet perpara se te thonim qe tani ky eshte nje album i mire. Shume gjera kane ndodhur qe atehere... martesa, femije, miq qe na kane lene, miq qe i kemi rigjetur, semundje ne familje, turne ping-pongu, ngjitje dhe zbritje te jetes, gezime e hidherime te perditshme. Dhe e gjithe kjo beri qe albumi te marre forme ne njefare menyre.
Titullohet 'Take Care, Take Care, Take Care' dhe jemi me te vertete krenar per te. Mund ta gjeni ne cdo vend ku ofrohet muzike, fizikisht dhe ne format dixhital gjithashtu. Ne rekomandojme te gjeni albumin fizikisht (cd) meqe artisti dhe miku yne, Esteban Rey, ka pikturuar dhe hartuar se bashku dicka qe eshte me shume vlere.
Ne do te shihemi se shpejti dhe, si gjithmone, faleminderit per degjimin tuaj.