Showing posts with label acid arab. Show all posts
    Showing posts with label acid arab. Show all posts

    01 August, 2026

    ACID ARAB: KUR CLUB-I I PARISIT TAKOHET ME PULSIN E LINDJES SE MESME

    Njihet tashme tendenca e disa artisteve qe perdorin muziken tradicionale te nje vendi apo krahine si dekor (shembuj plot nga Afrika Veriut, Lindja e Mesme deri ne Ameriken e Jugut); i degjon njehere dhe pastaj behen demode, merzitin se mungojne identitet dhe me pak doze ekperimentimi.








    Nuk eshte rasti i Acid Arab. Keta nuk marrin elemente orientale per t'i vendosur mbi nje beat elektronik; i bejne pjese te ADN-se se muzikes se tyre. Muzika me e mire shpesh lind nga udhetimet e papritura. Gjithcka nisi ne fundin e nje vere perveluese ne ishullin Djerba, pikerisht ne brigjet e Tunizise.


    I formuar ne Paris ne fillim te viteve 2010 nga Guido Minisky dhe Herve Carvalho, kolektivi Acid Arab eshte bere nje nga emrat me te rendesishem te skenes elektronike alternative. Rreth tyre jane bashkuar emra nga Algjeria, Turqia, Libani, Siria, Palestina dhe vende te tjera te Lindjes se Mesme e Afrikes se Veriut. Rezultati eshte nje univers muzikor ku kufijte kulturore humbasin kuptimin.

    Albumet Musique de France (2016), Jdid dhe Trois (2023) jane nje deklarate e qarte artistike: techno, acid house dhe ritmet e klubit bashkejetojne natyrshem me maqamet arabe, melodite turke dhe vokalet tradicionale. Nuk ka kompromis mes dy boteve; te dyja flasin te njejten gjuhe.

    Acid Arab nuk bejne muzike per t'u degjuar vetem me kufje (nuk ta ndalon njeri!). Ajo eshte krijuar per hapesira ku njerezit kercejne pa pyetur se nga vjen ritmi. Ne nje set te tyre mund te kalosh nga nje groove acid ne nje melodi orientale pa e kuptuar kur ndodhi tranzicioni. Gjithcka rrjedh natyrshem.

    Ajo qe i dallon nga shume projekte te tjera "electro-world" eshte respekti ndaj tradites. Bashkepunimet me artiste si Rachid Taha, A-WA, Cem Yildiz, Sofiane Saidi , Sofyann Ben Youssef (Ammar 808) apo Cheb Halim nuk jane thjesht dekor artistik, por pjese thelbesore e identitetit te grupit. Elektronika nuk mbulon kulturen; e ndricon ate nga nje kendveshtrim i ri. Live, mbaj mend homazhin qe bene para se te hynte ne skene Omar Souleyman ne nje klub milanez para disa vitesh me "Ya Mahla".

    Nese Taxi Kebab te japin ndjesine e nje udhetimi introspektiv neper shkretetire, Acid Arab jane metropoli qe nuk fle kurre. Eshte muzika e nje qyteti ku minaret, klubet underground dhe sintetizatoret ndajne te njejtin horizont.

    AA kane kaluar ate proven iniciale, kane arritur dicka te rralle: te krijojne nje identitet qe eshte njekohesisht modern dhe thellesisht i rrenjosur ne tradite. Muzika e tyre nuk kerkon te bashkoje Lindjen me Perendimin; ajo te kujton se muzika nuk ka pasur kurre kufij.

    Ne fund, Acid Arab nuk jane thjesht nje grup elektronik. Jane prova se ritmi mund te jete gjuha me universale qe ekziston. Degjoni per te besuar! Yalla yalla!

    TAXI KEBAB: TRANS ORIENTAL PER MENDJE KURIOZE

    Gati per tu nisur? E kemi thene; ka albume qe te bejne te udhetosh. Pastaj ka te tjera qe te bejne te humbasesh rrugen. Muzika e Taxi Kebab (aw i mire ky!) i perket kategorise se dyte.

    Dyshja franko-marokene, e perbere nga Leïla Jiqqir dhe Romain Henry, nuk perpiqet te ndertoje nje ure mes Lindjes dhe Perendimit. Perkundrazi, ata e shembin ate (me ne fund!). 









    Nga njera ane degjohen sintetizatore analoge, drum machine dhe ritme elektronike me arome acid e krautrock; nga ana tjeter, zeri hipnotizues i Leïles dhe tingujt e buzuqut sjellin jehonen e traditave muzikore te Magrebit. Rezultati nuk eshte as world music, as techno, as electro ne kuptimin klasik. Perfaqeson nje territor i ri, ku kufijte muzikore humbasin kuptimin.

    EP-ja "Visions al 2ard" (2022) eshte nje udhetim i nates. Jo ai romantiku me dritaret e makines hapur, por nje udhetim ne te cilin peizazhi ndryshon vazhdimisht dhe orientimi behet i pamundur. Kenge si "Ardina" apo "Wana" ndertohen mbi ritme ciklike e hipnotike, ndersa vokali nuk kerkon te dominoje muziken. Ai noton mbi te, si nje lutje e lashte qe gjen jete te re mes kabllove, sintetizatoreve dhe efekteve elektronike.

    Ajo qe i ben Taxi Kebab vertet te vecante eshte menyra se si shmangin cdo lloj ekzotizmi artificial. Nuk ka folklor te paketuar per festivalet evropiane dhe as perpjekje per ta bere muziken tradicionale "me te pranueshme". Tradita arabe dhe elektronika bashkejetojne natyrshem, pa u ndjere si dy bote te bashkuara me force. Gjithcka tingellon organike, sikur keta tinguj kane qene gjithmone te destinuar te ekzistojne se bashku.

    Te degjosh Taxi Kebab do te thote te pranosh se nuk ke nevoje te kuptosh cdo fjale (arabishet pastaj!). Teksti shnderrohet ne ritem, ritmi ne trans, ndersa transi ne nje pervoje pothuajse rituale. Muzika e tyre nuk kerkon vemendje; ajo te perpin ngadale dhe te transporton ne nje hapesire ku koha dhe vendi nuk kane me rendesi.

    Ata mund te kujtojne emra si Acid Arab apo Ammar 808, por kane nje identitet shume me te erret dhe me psikodelik. Jane me pak te interesuar per pisten e vallezimit dhe me shume per krijimin e nje peizazhi te brendshem, ku elektronika nuk eshte vetem ritem, por edhe kujtese, identitet dhe eksplorim.

    Diskografia e Taxi Kebab nuk eshte e gjate (deri tashme), por eshte nga ato qe lene gjurme (cdo vit kur vijne ketu ne Milano - nuk gjen bilete). Cdo degjim zbulon nje detaj te ri, nje teksture te fshehur ose nje melodi qe me pare kishte kaluar pa u vene re. Ne nje skene ku perzierja e tradites me elektroniken eshte bere pothuajse mode, Taxi Kebab arrijne dicka shume me te rralle: tingellojne plotesisht autentike.

    Nuk eshte muzika e nje udhetimi ne shkretetire.

    Eshte vete shkretetira qe ka mesuar te flase permes sintetizatoreve!