Rreth kater vite me pare, ne 2022, po shihja nje nga ato serite amerikane me atmosfyre te zymte e me pamje te gjata natyre (nuk me kujtohet me saktesi, por me duket se ishte Ozark, memorja me tradheton shpesh keto kohe). Por ne nje skene ku heshtja peshonte me shume se fjalet, nisi te rrjedhe nje kitare me ritem te ngadalte, e zhveshur, e pjekur nga pluhuri dhe lageshtira e nje kasetofoni 4-track.
Per dike qe rremon çdo dite ne underground, emri i Norgren-it eshte si nje sekret i mbajtur mire midis pyjeve te Suedise dhe deshperimit te blues-it amerikan. Muzika e tij nuk perpiqet te te impresionoje me produksion te paster apo me refrene komerciale. Ajo tingellon si nje regjistrim i vjeter i gjetur ne nje shtepi te braktisur.
Kenga "Moonshine Got Me" (sidomos versioni 8-minutesh te albumi Buck i 2013 ose versionet live) eshte thjesht nje mallengjim. Norgren perserit frazat si me magji, nen nje melodi blues me pika bas-i te renda qe te futen nen lekure. Eshte nga ato kenge qe pershtaten me erresiren e dhomes, me nje cigare te ndezur ne ballkon dhe me idene se nata nuk ka ndermend te perfundoje shpejt.
Nese nuk e keni degjuar ende, lereni ate te rrjedhe me volum te larte ne kufje. Moonshine na mori edhe.
Po vejme bast edh mbi te dyten gjurme!
"Why May I Not Go Out and Climb the Trees?" nga albumi Alabursy (2015) eshte ndoshta nje nga krijimet me intime dhe prekese te Daniel Norgren-it.
Qe nga sekondi i pare, me ate piane te thjeshte e te zhveshur qe tingellon sikur po luhet ne nje dhome te zbrazet druri, kenga te kthen prapa ne kohe. Aty nuk ka instrumentalizim te komplikuar; eshte vetem zeri i Norgren-it, i mbushur me nje trishtim te pafajshem dhe nje mall infantil per lirine e humbur. Titulli vete, nje pyetje pothuajse femijenore: "Pse nuk mund te dal jashte e te ngjitem ne peme?" fsheh ne fakt peshen e rritjes, te izolimit dhe te pyetjeve qe mbeten pa pergjigje.
Melodia ecen me nje ritem hipnotizues, lo-fi, ku degjohet çdo frymemarrje dhe çdo rezonance e drurit te pianos. Eshte nga ato krijime qe te bejne te ndalosh per nje moment, te shohesh nga dritarja dhe te ndjesh nje lloj melankolie pa emer.
Epo ja edhe nje round tjeter, nga po i njejti album; te "Everything You Know Melts", Norgren e çon melankoline ne nje nivel tjeter, thuajse meditativ. Kenga ecen si nje mjegull e ftohte qe mbulon gjithçka, ku çdo note kitare e piano tingellon si shkrirja e ngadalte e memories dhe e sigurive qe kemi krijuar. Eshte nje eksperience dorezimi te plote ndaj kohes, nje udhetim akustik ku vetmia nuk te frikeson me, por te mbeshtjell si nje pallto e vjeter ne mesin e nje dimri te gjate.
E thjeshte te biesh ne dashuri me kete artist!
