02 August, 2014

    MOMMY [XAVIER DOLAN, KINEMATOGRAFI 2014]








    INDOCHINE - 'COLLEGE BOY' [ECRIT & RÉALISÉ PAR XAVIER DOLAN]

    "Kur jeta te shtyp eshte si nje ekran i madh me format 1:1. Mirepo, kur me ne fund jeta te buzeqesh, ekrani hapet gjeresisht e ajo qe sheh te le pa fjale..."
    (Xavier Dolan ne lidhje me filmin e tij Mommy, prezantuar ne Kane 2014)
    Dhune ofruar falas, linja ndarese mes te drejtes dhe te gabuares, qe ne moshe te re, ne korridoret e shkolles, jashte oborrit (edukues), ne syte e kolegeve nxenes (te cilet fotografojne ne kohe reale!). Indiference. Totale.
    Ditet e sotme, ku ndodh dashuria?
    Dhe gjetja e kanaleve te tjere shfryerje per individin qe akumulon keshtu energji negative brenda nuk eshte kurrsesi nje eksperience e lehte dhe e papjekur... 


    01 August, 2014

    DAVID AUGUST - 'YOU GOT TO LOVE ME' (NXENESI I HAMBURGUT NXJERR KRAHET)

    Para ca muajsh kisha shkruar per kete 'pupil' (DAVID AUGUST - 'PHENOMENA' [TIMES, 2013]. CLASSICALLY TRAINED HANDS)...
    Nje laissez-faire ne te gjithe kuptimet!
    Rruge te lire nismave; Ti Duhet Te Me Duash ('You Got To Love Me') lexon titulli i gjurmes superhit te David August (nga Hamburg-u i Gjermanise).
    Nje gjykim aspak modest, gati urdher i vetsigurte, kjo gjurme te ben per vehte fale ritmit plot te kercyeshem (too dance-able, male and female!) dhe tekstit titullar qe mban...
    Ne e percjellim me entuziazem e sens lehtesie gjithashtu! 



     

    SALLY GO ROUND THE ROSES

    Ka kohe qe e kendoj menjeheresh bashke me mikeshen e ngushte (karaoke?)...
    Seli (Sally) qe shkon te mbledhe trandafila (roses), gjest jo kaq i zakonshem (sot)...
    Bime me efekte anesore te pelqyeshme per kedo, por jo shume ne linje me ligjet kombetare (ne vitet '60)...





    Aroma, shije, pertypje anesore, nxjerrje abnormale, post-perceptime jashte normes; perreth trandafilave nenkuptohej mesi i drogave te lehta (bimesore)...
    Duet fantastik (grupi legjendar britanik Pentangle), rebel, me prirje 'trasgresive', dalje duarsh (batute!), leshim muskujsh perkohesisht, fluturim menderor tipik, auto-pelqim shfaqes, ironi e vetkontrolluar...
    'Sally Go Round The Roses' - magnetizon ne menyre te gezueshme!
    Poooooooooooooo, dreqin...

    VIOLETA PARRA [NE JEMI BOTA, NE JEMI FEMIJET] - 'VOLVER A LOS DIECISIETE' // VETEM DASHURIA, ME SHKENCEN E SAJ, NA BEN TE PAFAJSHEM...

    Do doja te kthehesha ne moshen 17-vjecare, kur xhiroja (m)e kembe, naten, rrugeve plot pluhur te qytetit, e kur ndjehesha i sigurte nga familja (ne forme!) e besoja akoma ne magjite e zemres (ne dashuri)...
    Nuk e njihja Violeta Parra-n (e nuk e kisha pare akoma filmin autobiografik!) e varret e perbashketa ne pjese te tjera te botes (ne Kili)... Nuk e dija se cili kishte qene Victor Jara...



















    Nuk e di si quhet fenomeni ne fjale;
    kur ne situata krejt te huaja per nga prejardhja e kultura jote, tingujt qe te kane shoqeruar qe ne vegjeli, edukimi ne moshe te re, marredheniet me prinderit e paracaktuar etj etj, ti e gjen vetveten papritmas ne momente kaq te (percaktuara!) e te cuditshme saqe pikellohesh, ndal e reflekton per periudhen qe po kalon ne pergjithesi, dhe jo thjesht ne lidhje me njerezit qe te rrethojne e qe te duan fort (fatmiresisht!), por ne raport me vetveten.
    Ndoshta gjeja me e veshtire per tu piketuar ne jeten e individit (te pakten, kete perceptoj une nga librat ekzistencialiste qe lexoj rregullisht!)...
    Muzike e izoluar ne kontekste gjeografike (folk tradicional), mirepo me ngarkese ndjenje kaq te rende saqe perhapet me lehtesi ne realitete te ndryshme, madje aktuale, ne segmente kohore te passhme...
    Forca e se vertetes!

    24 July, 2014

    CHRYSTA BELL (THIS TRAIN, 2011) - MUZIKE PER VESHIN, RREPTESISHT PAS ORES 00:00

    Edhe pse ishin takuar (periodikisht) rralle here gjate pesembedhjete viteve te fundit, David Lynch nuk gaboi kur i dha besimin e tij kesaj muze flokekuqe; Chrysta Bell.
    Dhe ku ka gje me te bukur kur muzike e bukur (edhe pse kenduar nga jo-muzikante te mirefillte!) nuk vihet re nga shumica 'qe vlen' ne ditet e sotme. Nje pop me trajta te erreta, por gjithnje delikat, me orientim nokturn, enderrimtar e pse jo, seksi...



















    Gospel i embel, balada apo peshperitje fjalesh dashurie, shqiptuar pergjysme ne vesh, nuk bejne perjashtim ne kete album (This Train, 2011); ruajne nje intensitet misterioz e ngadalesi zhvillimi filmash amerikane ku ikonat protagoniste enden vetem neper rruge... 
    Ah, tani e kuptoj mire pse i ka pelqyer kaq shume Lynch-it!

    BOOZOO BAJOU ME 'NIGHT OVER MANAUS' - ELEMENTE TE ELEKTRONIKES KRYQEZUAR ME STILIN KLASIK BRAZILIAN

    E quajne 'brazilliance', nje perzierje aromash bossa nova, samba e batacuda, me elektroniken evropiane (gjermane, ne kete rast!).
    Me erdhen ne mendje Boozoo Bajou meqe po degjoja e vleresoja pozitivisht albumin e tyre te fundit (4, 2014), tashme kult neper kolonat zanore te mbremjeve me muzike te rafinuar (bashke me Thievery Coorporation) dhe shpejt kaperceva ne playlist ne gjurmen 'Night Over Manaus' (albumi Satta, 2001); jo imitim, por te ben sikur te jesh aty, ne ate atmosfere braziliane, te ambjenton kollaj dmth...
    Funksionon perhere!  



    13 July, 2014

    DJ WANK ME 'CRIZZY JAZZ' - KUR KERCIMI BEHET AUTOMATIZEM I CMENDUR

    Momenti kur ne nje mbremje pseudo-intelektualesh, organizuar nga njerI qe sapo eshte kthyer nga nje udhetim i larget, njerA nderron gjurme papritmas, ngren volumin e altoparlanteve te rinj dhe me fustanin, alla-hipster tashme, fillon e kercen vetem (sic e do kodi i njerezve me kurajo te spikatur!)... Vemendja orientohet si me magnet...
    Muzika e mosperputhshme, me pavend do te ishte pikerisht ky 'Crizzy Jazz' i pavarur (prodhim i nje etikete gjermane!): nje jazz i lire, baterik, shpejt shperthyes, ndoshta ne trajte swing-u per ciftet qe mesojne figura te reja, si prove qe kurset e vallezimit jane gjithnje ne mode e qe e kaluara ne piste kishte njefare joshjeje qe sot na rreshqet...





    EASTENDERS FEAT. BAJKA - 'CAPITALISM'

    'Capitalism' is the first track from Eastenders's album Beyond The Path (2007) and features the distinctive voice of Bajka Pluwatsch (collaborations with Bonobo, Radio Citizen and Beanfield).
    It combines a laid back reggae flavour with oriental strings (it seems turkish to me!) and Bajka´s unique lyrics.



    28 June, 2014

    JAN ROHDE AND THE ADVENTURERS - "DOIN' THE JENKA" (1963)

    U donte kembengulja e nenes sime te me mesonte me cdo kusht nje kercim mjaft 'te lezetshem' ('penguin dance'), qe une te zbuloja nje grup legjendar skandinav (The Adventurers) me nje kenge kaq rock'n roll (sixties) aq edhe te gezueshme ('jenkka' perfaqeson nje lloj kercimi folkloristik finlandez, me ritem te shpejte e luajtje kembesh ne pozicione te mirepercaktuara)...
    E kote te pershkruaj fytyren time ndersa shihja 'kete' grua 56-vjecare te kerceje me hov nje muzike te tille (e do ishte akoma e lejueshme, nen ndikimin sovietik, ne regjimin e atehershem ne Shqiperi)!



     

    SUBMARINE [KINEMATOGRAF, 2010]
















    12 June, 2014

    WHEN THE HUSBAND COMES... [ALBANIAN URBAN LYRIC SONG IN THE 1930s]

    My attempt to explain to a foreign friend the meaning of this Albanian citizenship song, succeeded half (great emotions always interrupt my linearity!).
    But, to my surprise, it was him who commented his impressions listening to diva Tefta Tashko:
    "it reminds me pieces of rarely Asian music (probably theatrical or drama), like tunes sung maybe during a trip to meet her lover (or waiting at home for him), with that feminine erotic attraction, typical to people with excessive passion in their life...".




    NORMANDY'S FRIENDS ON THE ROAD TRIP...













    05 June, 2014

    HOLLY GOLIGHTLY - 'THERE'S AN END' [BROKEN FLOWERS OST]

    Words disappear,
    Words weren't so clear,
    Only echos passing through the night.
    The lines on my face,
    Your fingers once traced,
    Fading reflection of what was.
    Thoughts re-arrange,
    Familar now strange,
    All my skin is drifting on the wind.
    Spring brings the rain,
    With winter comes pain,
    Every season has an end.
    I try to see through the disguise,
    But the clouds were there,
    Blocking out the sun (the sun).
    Thoughts re-arrange,
    Familar now strange,
    All my skin is drifting on the wind.
    Spring brings the rain,
    With winter comes pain,
    Every season has an end.
    There's an end,
    There's an end,
    There's an end,
    There's an end.